27 April 2011

  KULTURA SEKSUALE


Bisedë në studio me Dr. Isa Zekij, realizuar nga Prof. Xhasim el-Mutawa, në kuadër të emisioneve "Derisa Lumturia të jetë tradita jonë"

Prof. Xhasim El-Mutava: ”Paqja e Zotit qoftë mbi ju!
Ju urojmë mirëseardhjen në emisionin tonë të përjavshëm, motoja e të cilit është:”Derisa lumturia të jetë tradita jonë.”
Tema që do të diskutojmë në këtë emision, është  “Kultura seksuale”  temë e cila është shumë e rëndësishme për familjen dhe sidomos për dy bashkëshortët, të cilët kalojnë jo më pak se 6-7 orë në ditë të mbyllur në një dhomë.
I ftuari ynë në këtë emision është doktori Isa Zekij, të cilit i urojmë mirëseardhjen dhe fillimisht e pyesim mbi mendimin e tij rreth temës, që do të diskutojmë”.
Dr. Isa Zekij: ”Besoj se është e një rëndësie tepër të veçantë, që të fillojmë të diskutojmë mbi tema të tilla delikate. Ne do të diskutojmë rreth seksit, por jo për seksin”.

Treshja e pandarë
Prof. Xhasim El-Mutava: ”Sa herë që dikush flet mbi seksin, i shfaqet parasysh treshja “Dashuri, seks dhe bukuri”. Cilat janë lidhjet mes këtyre të trejave?”
Dr. Isa Zekij: ”Këto të treja unë i quaj si treshja e pandarë. Më lejoni që t’a shtjelloj përse i kam quajtur kështu. Nëse do të donim të vizatonim një trekëndësh, figura e vizatuar do të quhet trekëndësh, vetëm pasi të jenë puthitur këndet e tre brinjëve me njëri-tjetrin. Nëse njëri nga këndet shkëputet, atëherë figurën e përftuar nuk mund t’a quajmë trekëndësh.
Ka njerëz që marrëdhëniet mes një mashkulli dhe një femre, i shohin si marrëdhënie të ndërtuara në bazë të tërheqjes dhe simpatisë fizike, ku seksi është faktori kryesor në këto marrëdhënieve. Ka të tjerë që e shohin seksin si formë e shprehjes së një lidhjeje që para kontaktit të parë seksual, lidhje e cila quhet dashuri. Kështu, gjëja e parë që lind në marrëdhëniet mes një burri dhe një gruaje është dashuria dhe simpatia për njëri-tjetrin. Kurse seksi është një formë e shprehjes së kësaj dashurie”.

Seksi dhe degjenerimi

Prof. Xhasim El-Mutava: ”Sa herë që dikush prej nesh dëgjon fjalë seks, i shkon në mendje degjenerimi dhe shthurja morale. A është i saktë një koncept i tillë?”
Dr. Isa Zekij: ”Mendoj se një koncept i tillë nuk është i saktë. Fakti që sot fjala seks nënkupton degjenerimin për shumë njerëz, është një pasqyrim i realitetit, pasi shoqëritë tona janë bërë pre e ngjarjeve tronditëse me bazë shthurjen morale dhe degjenerimin seksual. Seksi në vetvete nuk është vetëm degjenerim, siç perceptohet nga shumë njerëz.
Duke folur mbi kulturën seksuale, ne kemi si synim që të sqarojmë, se seksi është një instikt natyror si të gjithë instiktet e tjera. Ai ka rregullat e tij të veçanta sipas të cilave funksionon. Me këto rregulla synohet, që të garantohet mos degjenerimi dhe mos abuzimi me seksin. Kështu, synimi ynë me kulturën seksuale është, që të njohim dhe të informohemi rreth rrugëve të duhura për të shprehur këtë instikt. Por duhet të theksoj, se koncepti i kulturës seksuale, është më gjithëpërfshirës dhe i gjerë. Aty përfshihen dhe çështje të tilla si:
1 – Njohja e funksioneve të organeve seksuale si tek burri ashtu dhe tek gruaja.
2 – Njohja e ligjeve të sheriatit, të cilat lidhen me ushtrimin e aktit seksual.

A është e domosdoshme kultura seksuale?

Dr. Isa Zekij: ”Është për të ardhur keq, që bibliotekave dhe librarive tona u mungon literatura e saktë rreth kulturës seksuale. Dashuria, bukuria dhe seksi kanë nevojë të rrënjosen dhe të vlerësohen edhe në dimensionin fetar dhe atë të sheriatit islam.
Shumë njerëz e lidhin mungesën e informacionit në këtë fushë me trashëgiminë kulturore dhe zakonet e shoqërisë ku jetojmë dhe kjo është diçka e vëretë. Gjithmonë ne trajtohemi dhe etiketohemi si shoqëri fanatike dhe konservatore, të cilat i shmangen temave rreth seksit. Edhe nëse kjo temë bëhet objekt diskutimi në një forum të caktuar, tema bëhet objekt të qeshurash dhe barcaletash. Ndërkohë që në perëndim kultura seksuale është pjesë e literaturës shkollore, por që trajtohet sipas këndvështrimit të tyre”.

Kultura seksuale në trashëgiminë tonë islame

Prof. Xhasim El-Mutava: ”Megjithatë ne gjejmë, që trashëgimia jonë fetare, Kurani dhe tradita profetike, nuk ka heshtur dhe e ka trajtuar edhe çështjen e jetës seksuale. Kurani famëlartë, e ka ilustruar dhe përmendur rënien morale të gruas së ministrit të Egjyptit, e cila u rrek të joshë Jusufin a.s dhe t’a tërheqë drejt gjynahut. Fjalët me të cilat u përpoq t’a joshë ajo Jusufin a.s, ishin: “Jam e gatshme për ty!”
Edhe pse janë çaste intime dhe të sikletshme, Kurani famëlartë i përmend. Të njëjtën gjë e gjejmë dhe në traditën profetike”.
Dr. Isa Zekij: ”Unë kam të instaluar në kompjuterin tim një program me titull “Koleksion i fikhut islam” dhe ky program dhe projekt është fryt i bashkëpunimit mes tre institucioneve të ndryshme:
1 – Bankës islame të zhvillimit me qendër në Xhedda.
2 – Sekretariatit të përgjishëm të vakëfeve në Kuvajt.
3 – Kompania Sarf për pastrimin e informacionit.
Ishte banka islame për zhvillim ajo, që mori përsipër financimin e këtij projekti, i cili u realizua për tre vite. Programi përmban mbi 500 volume, ose mbi treqindmijë faqe. E gjithë kjo është e rezervuar në një CD të vetme”.
Prof. Xhasim El-Mutava: ”Çfarë lidhje ka kjo me seksin dhe kulturën seksuale, për të cilën po flasim në këtë emision?”
Dr. Isa Zekij: ”Numri i çështjeve të cilat kanë të bëjnë me kontaktin seksual dhe që janë të trajtuar në këtë program, arrin në 2173 mesele”.
Prof. Xhasim El-Mutava: ”Kjo tregon mbi rëndësinë, që i ka kushtuar Islami një teme të tillë, e cila ka mbushur literaturën e trashëgimisë tonë. Por është dhe tregues i paaftësisë së institucioneve tona, për trajtimin siç duhet të një teme me kaq rëndësi.
Javën e kaluar, kur e publikuam temën e emisionit të sotëm, një numër i madh teleshikuesish më kanë telefonuar dhe më kanë pyetur këtë pyetje: ”Nga cili kënvështrim do të flisni mbi kulturën seksuale?” Të gjithë ishin në dilemë, t’i lejonin fëmijët e tyre t’a ndjekin emisionin apo jo!” Pothuaj të gjithë njerëzit janë përballë një dileme të madhe rreth kësaj teme, ata nuk dinë si të flasin dhe si t’a trajtojnë në mënyrën e duhur. Besoj se si shoqëri ndodhemi në një qorrsokak përsa i përket tematikave të tilla. Cili është mendimi juaj?”
Dr. Isa Zekij: ”Numri i çështjeve të trajtuara në fikhun islam mbi seksin, arrinte në 2173. Kjo tregon, se kontakti seksual sipas Islamit nuk trajtohet si epsh, por dhe si përgjegjësi gjithashtu”.
Prof. Xhasim El-Mutava: ”A është e mundur që të përmendësh një nga këto çështje doktor i nderuar?”
Dr. Isa Zekij: ”Po dhe do të përmend një çështje, që ka të bëjë me seksin gjatë periudhës së menstruacioneve. Imam Maliku është pyetur, nëse i lejohet burrit të kryejë marrëdhënie me gruan e tij gjatë menstruacioneve në vende të tjera përveç vaginës, si p.sh mes kofshëve. Imam Maliku u përgjigj që e rëndësishme është t’i shmanget vaginës. Në Islam është i ndaluar kontakti seksual gjatë menstruacioneve. Zoti thotë në Kuran: Prandaj, gjatë kohës së menstruacioneve, mos iu afroni grave (për marrëdhënie) derisa të pastrohen”. (Bekare 222)
Mjekësia moderne ka vërtetuar, që gruaja nuk është e pregatitur shpirtërisht dhe psikologjikisht për marrëdhënie seksuale gjatë kësaj kohe. Gjithashtu, për shkak të rrjedhjes së gjakut, kanali i vaginës është i mbushur me bakterie, të cilat mund të kalojnë tek organi i burrit në rast kontakti.
Edhe shokët e Profetit a.s e kanë parë si të ndaluar seksin gjatë të përmuajshmeve dhe kanë thënë, që kushdo që kryen seks me bashkëshorten gjatë kësaj periudhe, duhet t’a shlyejë këtë veprim me dhënien e një gjysëm dinari flori sadaka”.

Seksi anal
Prof. Xhasim El-Mutava: ”Sapo ka arritur një faks nga një teleshikuese e cila thotë, se i shoqi i kërkon të kryejë seks anal. Ajo e ka refuzuar diçka të tillë dhe kërkon të dijë si gjykohet diçka e tillë”.
Dr. Isa Zekij: ”Në fakt është për t’u çuditur, pasi deri vonë ka qenë zakon që nëse burri kryen seks anal me gruan e tij, kjo e fundit ankohej tek gjykatësi duke i shkruar në një letër: “Burri im han bukë mbi një sofër të përmbysur” dhe gjykatësi e kuptonte qëllimin.
Përsa i përket seksit anal, kjo është diçka e ndaluar nga shumë hadithe të Profetit a.s. Një vepër e tillë i jep të drejtë gruas që të kërkojë divorcin, për shkak të dëmit që i shkaktohet. Kush dëshiron të informohet më shumë rreth dëmeve të një akti të tillë, le të pyesë doktorët specialistë”.
Prof. Xhasim El-Mutava: ”Një pyetje që ka lidhje me pyetjen e mëparshme është:”Po nëse burri insiston në të tijën? Çfarë duhet të bëjë e shoqja? Ajo ndodhet mes dy zjarreve, mes një vepre që ia ndalon feja dhe natyra e pastër njerëzore dhe frikës nga i shoqi nëse e refuzon. Ai mund t’a rrahë, mund t’a ndëshkojë ose divorcojë. Si mund të veprojë një grua e gjendur përballë një situate të tillë?”
Dr. Isa Zekij: ”Raste të tillë si ky që sapo përmendët nuk janë të rrallë dhe të izoluar. Ai është një rast, ku burri ushtron forcë mbi të shoqen, që ajo t’i bindet. Për të tilla raste ne themi, që vullneti i krijesave është i pavlefshëm para vullnetit të Zotit. Nëse një grua e tillë i bindet epsheve dhe dëshirave të shthurura të burrit, padyshim ajo e ekspozon veten para një gjynahu të madh dhe dëmeve psikologjike dhe fizike. Për këtë, ajo duhet të refuzojë. Unë habitem me gratë, të cilat në të tilla raste apo raste të tjera preferojnë të luajnë rolin e të dobëtit! Jo o motër! Nuk ke përse të dorëzohesh! Me ty është forca e fesë, e ligjit dhe e traditës. Le të kërkojë ndihmën e familjes dhe të përdorë çdo mjet tjetër, por nuk duhet t’i bindet këtij burri për vepra të tilla”.
Prof. Xhasim El-Mutava: ”Nëse ajo ankohet tek familja e saj, a nuk konsiderohet kjo si publikim i sekreteve dhe të fshehtave bashkëshortore?”
Dr. Isa Zekij: ”Në origjinë, të fshehtat dhe sekretet bashkëshortore duhet të ruhen dhe të mos publikohen… dhe në raste të tilla gruaja nuk u drejtohet për ndihmë pjesëtarëve të familjes, por vetëm pasi të ketë dështuar me mënyrat dhe mjetet e tjera. Në këtë rast, ajo i drejtohet familjes që t’a mbrojë nga i shoqi, i cili në fakt duhet të jetë burimi i sigurisë. Vetë kontakti seksual në vetvete është treguesi më i lartë i harmonisë dhe sigurisë tek një çift”.
Prof. Xhasim El-Mutava: ”Një teleshikues ka dërguar një faks, ku thotë se ai ndjen më shumë kënaqësi në seksin anal. A lejohet diçka e tillë, nëse bëhet me pëlqimin e gruas dhe pa ushtruar presion mbi të?”
Dr. Isa Zekij: ”Në fakt nuk ka asnjë lidhje mes ndalesës së një akti të tillë dhe ushtrimit të presionit mbi gruan. Kjo, pasi një akt i tillë është haram dhe i ndaluar, me apo pa pëlqimin e gruas.
Përsa i përket faktit që t’i ndjen më shumë kënaqësi në seksin anal se atë normal, themi: ”Çështja se ku ndjen më shumë kënaqësi, ka të bëjë me faktin se si je mësuar të bësh seks. Çdo njeri duhet t’u përmbahet dispozitave dhe normave të Sheriatit në marrëdhëniet e tij seksuale me gruan. Ai duhet të respektojë dhe të shoqen, e cila ka të drejtë të plotësojë nevojat e saj seksuale në vendin e duhur”.
Prof. Xhasim El-Mutava: ”Gjatë jetës njeriu përballet me epshe dhe kënaqësi të shumta. Ai duhet t’a përmbajë veten, pasi do të vdesë një ditë.
Veç kësaj dua të them, që diçka e tillë ka marrë dimensione të reja në perëndim. Një nga tezat që diskutohet atje përsa i përket kësaj çështjeje, është, se nga seksi normal gruaja apo vajza mund të mbetet shtatzanë, gjë e cila do të shkaktonte jo pak probleme. Kështu, seksi anal është më i sigurtë sipas tyre!!”
Dr. Isa Zekij: ”Përsa i përket seksit, unë e shoh modelin perëndimor si model të shpërfytyruar. Një model i tillë, do të vazhdojë të jetë burim vuajtjesh, derisa vetë perëndimorët t’a korigjojnë konceptin mbi seksin”.
Prof. Xhasim El-Mutava: ”Unë mendoj, se faktori kryesor i këtyre devijacioneve është mërzitja… Ata i kanë shijuar dhe provuar të gjitha. Të rinjtë e tyre e fillojnë aktivitetin seksual që në moshë të re, dymbëdhjetë vjeçare. Kur një fëmijë i tillë mbush moshën njëzet vjeçare, ndihet i ngopur dhe fillon të mendojë mbi alternativa të tjera. Pasi të mërziten dhe këto, kërkon të tjera. Për këtë, atje i gjen të gjithë llojet e perversitetit seksual, homoseksualë, lesbike, pedofilë etj… “
Dr. Isa Zekij: ”Besoj se perëndimi po e paguan shtrenjtë  taksën e konceptit të gabuar të lirisë”.
Prof. Xhasim El-Mutava: ”Një teleshikues nga Amerika ka dërguar një faks, ku thotë se seksi anal është i ndaluar në Islam, por a është e lejueshme që penetrimi të bëhet në vaginë por nga pas?”
Dr. Isa Zekij:”Ajeti i Kuranit thotë: Gratë tuaja janë “ara” për ju, prandaj afrojuni “arave”tuaja si të doni”. (Bekare: 223)
Qëllimi me fjalën “arë” është vendi i mbjelljes, pra vagina, vendi prej ku del fëmija, ose prej ku një grua mbetet shtatzanë.
Fjalët si të doni tregojnë, që seksi në vaginë është i lejuar të bëhet në çfarëdo forme qoftë. Kështu, nëse seksi kryehet nga pas por penetrimi bëhet në vaginë, është i lejuar dhe nuk konsiderohet si seks anal”.
Një teleshikuese: ”Burri kërkon që të bëjë seks anal, por unë e kam refuzuar pasi i frikësohem Zotit. Për të më fyer dhe për t’u hakmarrë, ai shkon me gra të tjera dhe prostituta. Unë tashmë nuk di ç’të bëj! Si duhet të sillem?”
Dr. Isa Zekij: ”E theksoj dhe një herë, që seksi anal është i ndaluar në Islam. Ai e lëndon dhe i shkakton dëme gruas, gjë e cila i jep asaj të drejtën të kërkojë divorcin. Unë nuk i bëj thirrje teleshikueses të kërkojë divorcin, por ia kujtoj që diçka e tillë është një e drejtë e saj, pasi dëmi këtu është shpirtëror, fizik dhe moral.
Unë e këshilloj teleshikuesen që të mos i bindet të shoqit. Fakti që ai përdor mjete dhe metoda të ndaluara për të kënaqur epshet e tij të shthurura, është një lloj deviacioni tjetër. E lusim Zotin, që t’a shpëtojë këtë motër nga situate ku ndodhet. Gjithashtu, ajo duhet të përpiqet që t’ia bëjë të qartë burrit gjykimin e fesë për çështje të tilla”.

A ka të drejtë gruaja e një impotenti të kërkojë divorcin?

Prof. Xhasim El-Mutava: ”Një teleshikuese nga Kuvajti ka dërguar një faks, ku thotë: ”Burri im ka pirë alkol në sasi të konsiderueshme. Prej kësaj, ai filloi të sillej shumë keq me mua. Me kalimin e kohës, burri im filloi të humbasë fuqinë dhe aftësinë për seks dhe kaloi në impotencë të plotë edhe pse është në të tridhjetat. Unë jam e re dhe dua një burrë, që të plotësojë nevojat dhe të drejtat e mia në këtë aspekt. Për këtë, i kam kërkuar disa herë divorcin dhe doja të di nëse më lejohet apo jo?”
Dr. Isa Zekij: ”Mendoj se teleshikuesja sapo përçoi jo vetëm një shqetësim të sajin, por të shumë grave të tjera, të cilat vuajnë por u vjen turp të ankohen. Me këtë rast, unë dua të deklaroj që kontaktet seksuale siç janë e drejtë e burrave, janë e drejtë dhe e grave. Për këtë, dispozitat e Sheriatit islam i kanë dhënë të drejtë gruas të impotentit, që të kërkojë divorcin, për shkak të dëmit që i shkaktohet. Kjo ndodh, pasi i shoqi është i paaftë t’i plotësojë nevojat seksuale, për të cilat është ligjëruar dhe martesa. Këtë dua t’a përsëris sërish: ”Qëllimi kryesor i ligjërimit të martesës, është kënaqësia seksuale”.
Gjithashtu, burri ka të drejtë t’a ndajë gruan, nëse ajo vuan nga ndonjë sëmundje, e cila e pengon të kënaqet seksualisht”.

Nëse burri e kërkon në shtrat, gruaja nuk duhet të refuzojë

Duke qenë se kënaqësia seksuale ëshët një nga objektivat e Sheriatit, ai ia ndalon gruas të agjërojë nafile, përveçse me lejen e të shoqit. I dërguari i Allahut ka thënë: ”Nëse burri e fton gruan në shtrat, ajo e refuzon dhe ai fle i mërzitur, melekët e mallkojnë gruan deri në mëngjes”.
Prof. Xhasim El-Mutava: ”A vlen kjo edhe për kushte dhe rrethana të tjera? Ne e dimë që gruaja mund të sëmuret dhe të ketë dhimbje, si duhet të veprojë në raste të tilla?”
Dr. Isa Zekij: ”Në origjinë, gruaja duhet t’i përgjigjet, pasi në këtë rast burrit i jepet prioritet. Megjithatë, burri duhet t’a ketë parasysh dhe t’a respektojë gjendjen shpirtërore të gruas. E drejta e tij në marrëdhëniet seksuale është mirë që të ushtrohet e shoqëruar me dashuri dhe mirësjellje, larg çdo sforcimi. Nëse e ndjen, që e shoqja nuk reagon dhe ndihet e sforcuar për shkak të gjendjes së saj shpirtërore, sëmundjes apo stresit, ai duhet t’a respektojë këtë. Megjithatë, nëse ai insiston dhe ngulmon, është më mirë që e shoqja t’i bindet sipas mundësive”.

Po nëse gruaja e fton burrin në shtrat, a duhet t’i përgjigjet?

Një teleshikuese nga Amerika: ”Ju përmendët dispozitat e Sheriatit në një rast kur burri e fton të shoqen në shtrat, po nëse ndodh e kundërta, nëse është e shoqja ajo, që e fton burrin në shtrat dhe ai refuzon? Veç kësaj, si gjykohet fakti, që burri e konsideron marrëdhënien seksuale si një privilegj dhe të drejtë vetëm të tij?”
Dr. Isa Zekij: ”Përsa i përket pyetjes së parë, gruaja ka të drejtë të plotësojë nevojat e saj seksuale, ashtu siç ka të drejtë edhe burri. Në zanafillë, ligji i Sheriatit i përfshin të gjithë si burrat dhe gratë. Zoti thotë në Kuran: Gratë kanë aq të drejta sa kanë edhe detyra, sipas arsyes së shëndoshë..” (Bekare 228)
Mbi këtë bazë, nuk i lejohet burrit që të refuzojë, nëse e shoqja e kërkon në shtrat, pasi edhe ajo gëzon të drejtën e saj në plotësimin e nevojave seksuale njëlloj si burri.
Kurse përsa i përket pyetjes së dytë, dua të them që marrëdhëniet seksuale, siç janë privilegj i burrit, në të njëjtën masë janë dhe privilegj dhe e drejtë e gruas. Por dua të them, që nëse marrëdhëniet bashkëshortore kanë arritur në një pikë ku përmenden privilegjet dhe favoret, mendoj se këto marrëdhënie janë të lëkundura. Marrëdhëniet bashkëshortore duhet të jenë të ndërtuara në bazë të mëshirës dhe mirësjelljes. Zoti thotë në Kuran: "Jetoni e silluni mirë me to!" (Nisa 19)

A lejohet ndëshkimi i gruas duke braktisur shtratin?

Prof. Xhasim El-Mutava: ”Kemi një faks nga një teleshikues i cili pyet: ”A lejohet t’a ndëshkoj gruan time, duke e privuar nga kontakti seksual për një ose dy muaj?”
Dr. Isa Zekij: ”Fillimisht dua të sqaroj se privimi dhe braktisja e shtratit të gruas është një formë e ndëshkimit dhe edukimit të saj, e cila është në dorën e burrit. Por duhet të kemi parasysh, që kjo të bëhet brenda kufinjve dhe në raste të tilla si:
- Kur kemi të bëjmë me thyerje të dispozitave të Sheriatit nga ana e gruas.
- Shkelje të të drejtave të burrit.
Në raste të tilla, burri e ka të drejtë të marrë masa ndëshkimore, duke braktisur shtratin. Unë mendoj se një masë e tillë është nga më të vështirat për gruan. Por braktisja e shtratit nuk mund të bëhet kot dhe pa shkaqe, siç bëjnë disa burra. Një sjellje e tillë është despotizëm. Disa burra i braktisin gratë e tyre, për shkak se kanë zënë një dashnore tjetër. Kështu, gruaja jeton me vite të tëra e braktisur. Padyshim që një sjellje e tillë nuk ka asnjë lidhje me normat dhe dispozitat e Sheriatit”.
Prof. Xhasim El-Mutava: ”Unë mendoj se një burrë me një sjellje të tillë, më shumë se gruan ndëshkon veten e tij!”
Dr. Isa Zekij: ”Ashtu është, por disa burra e konceptojnë këtë sjellje si formë burrërie, gjë e cila në fakt është e kundërta”. 

Rutina dhe tejngopja

Një teleshikues nga Amerika: ”Pas disa vitesh martesë, fillon të ndihet njëfarë ngopjeje dhe rutine përsa i përket seksit. Si mund të dalim nga kjo gjendje? A duhet të martohet burri me një tjetër, apo ka dhe zgjidhje të tjera?”
Dr. Isa Zekij: ”Problemi nuk qëndron vetëm tek rutina e seksit, pasi ndonjëherë e gjithë jeta bashkëshortore kthehet në rutinë dhe ndonjëherë e mërzitshme. Këtu dalin në pah aftësitë e bashkëshortëve për t’i kthyer jetës bashkëshortore freksinë dhe bukurinë e parë. Këtu hyn dhe jeta dhe aktiviteti i tyre seksual, ku duhen ndryshuar pozicionet, vendi, koha, veshjet etj… gjëra të cilat e përtërijnë dhe gjallërojnë jetën bashkëshortore. Diçka e tillë është kthyer në një art, që mësohet në perëndim, në institucione dhe shkolla të posaçme. Të dy bashkëshortët mësojnë metoda dhe mënyra për të larguar fantazmën rutinë dhe për të rikthyer lumturinë dhe ditët e gëzuara”.
Prof. Xhasim El-Mutava: ”A ekzistojnë libra të veçantë, të cilët flasin mbi pozicione të caktuara gjatë seksit?”
Dr. Isa Zekij: ”Më kujtohet një libër që titullohet “Buqeta e çiftit”, ku në kapitullin e fundit përmenden pozicione të caktuara gjatë seksit. Unë i këshilloj teleshikuesit, që për t’a përtërirë jetën e tyre seksuale, të mos kërkojnë ndihmë nga videokasetat me filma pornografikë, pasi këto filma janë realizuar nga aktorë profesionistë në marrëdhëniet seksuale. Duke parë filma të tillë, burri bën krahasime mes gruas së tij të thjeshtë dhe me aftësi të kufizuara në këtë fushë dhe filan aktoreje që ka parë në film, e cila e ka profesion dhe art atë punë. Këtu lindin probleme të mëdha. Duke e ditur që shumica e bashkëshorteve nuk kanë eksperiencë, burri fillon të ndjejë, se kjo grua nuk po e kënaq siç duhet dhe në atë formë që ka parë në filma. Kjo mund të çojë dhe në pasoja të rënda për jetën bashkëshortore.
Duke pasur parasysh diçka të tillë, unë i këshilloj çiftet që proçesi i përtëritjes së jetës seksuale duhet të kryhet larg ndikimeve të jashtme. Burri duhet të krijojë njëfarë bindjeje mbi mundësitë dhe aftësitë e gruas së tij, të cilat me kalimin e kohës përmirësohen. Përdorimin e stimulantëve të jashtëm unë e shoh shumë të dëmshëm”.

Rëndësia e çiltërsisë mes çiftit

Prof. Xhasim El-Mutava: ”Mendoj se shumica e ndjekësve të programit tonë “Familjet e lumtura” nuk e gjejnë guximin e duhur për të telefonuar apo dërguar ndonjë faks, për t’u sqaruar mbi problemet lidhur me këtë fushë. Ne jemi mësuar, që çështje të tilla t’i ruajmë sekrete dhe të mos i bëjmë objekt bisede. Edhe në raste kur burri është i pakënaqur me të shoqen ose mënyrën e bërjes seks me të, ai nuk tregohet i sinqertë dhe t’a shtrojë këtë problem për diskutim. Besoj se e njëjta gjë ndodh dhe me gruan”.
Dr. Isa Zekij: ”Për t’a përforcuar atë që përmendët ju, dua të sjell një shembull nga tradita profetike. Një i ri, vajti tek i dërguari i Allahut, i cili ishte i rrethuar nga shokët e tij dhe i kërkoi t’a lejojë për imoralitet. Për shkak të autoritetit që gëzonte, shokëve të tij dhe muslimanëve të tjerë u vinte zor t’a shohin Profetin a.s në fytyrë, e jo më t’i kërkonin gjëra të tilla. Kurse ky i ri, kishte çarë rreshtat me njerëz, që e rrethonin Profetin a.s dhe publikisht i kërkonte t’a lejojë të kryejë imoralitet. Të gjithë muslimanët lëshuan pasthirma, me të cilat tregonin habinë dhe refuzimin e një sjelljeje të tillë. Kurse i profeti a.s, duke qenë i ndërgjegjshëm mbi rolin e edukatorit, e afroi të riun, e uli pranë vetes dhe filloi t’a pyesë: ”A e pranon një vepër të tillë për nënën tënde? A pranon për motrën tënde? A e pranon për hallën tënde…?”
Për çdo pyetje, i riu i përgjigjej: ”Jo për Zotin o i dërguar i Zotit”.
Kurse Profeti a.s i thoshte: ”Po ashtu dhe njerëzit nuk e pranojnë për nënat, motrat, hallat, tezet… e tyre”.
Mesazhi i kësaj ndodhie u drejtohet prindërve, që të mos vendosin barriera, që e pengojnë fëmijën të tregohet i çiltër dhe i sinqertë. E njëjta gjë vlen dhe për dy bashkëshortët. Mes tyre nuk duhet të ekzistojnë barriera, të cilat e pengojnë njërin prej tyre të shprehet për nevojën e tij seksuale, apo për çfarëdo nevoje tjetër”.

Përtëritja dhe rutina

Një teleshikuese nga Amerika: ”A është e dobishme ndryshimi i pozicioneve dhe vendit në largimin e rutinës dhe mërzisë seksuale?”
Dr. Isa Zekij: ”Një nga shkaqet kryesorë, që i bën bashkëshortët të mërziten nga seksi, është se kontaktet seksuale bëhen në mënyrë rutinë. Kështu, burri bën seks ngaqë është mësuar jo se ka nevojë. Nëse kalon një ose dy ditë pa bërë seks, nuk e ndjen nevojën për diçka të tillë. Zgjidhja qëndron në përtëritjen e vazhdueshme dhe një nga mjetet më efikase është ndryshimi i vendit ku bëhet seksi, pozicioneve dhe kohës”.

Përdorimi i ushqimit gjatë seksit

Prof. Xhasim El-Mutava: ”Një pyetje tjetër në këtë kontekst është se duke dashur të largojnë rutinën nga jeta seksuale, disa çifte përdorin ushqime si mjalti, akullorja, qumështi etj.. të cilat i vendosin në vende delikate (vaginë) mbi trupin e partneres dhe i lëpijnë. Ne duam të dimë mendimin tuaj mbi diçka të tillë”.
Dr. Isa Zekij: ”Sipas normave të Sheriatit është e ndaluar përdhosja e ushqimit, duke e përdorur për argëtim dhe dëfrim. Këto ushqime mund të vendosen dhe në vende të pista dhe të ndaluara. Ne si muslimanë e respektojmë ushqimin dhe nuk e vendosim në vende të pista”.

Përkëdheljet para seksit

Një teleshikues nga Bahrejni: ”Kam dëgjuar një hadith, ku Profeti a.s thotë: ”Cakto një pararojë mes teje dhe gruas tënde!”
Unë dua të di, se ku është qëllimi me fjalën paralojë dhe nëse është e lejueshme që t’a përkëdhel dhe kënaq gruan duke e përkëdhelur në vaginë?”
Dr. Isa Zekij: ”Po, hadithi i mësipërm është i saktë dhe qëllimi me fjalën pararojë, është pregatitja e gruas për aktin seksual me përkëdhelje, puthje dhe ledhatime.
Udhëzimet profetike nuk e konsiderojnë seksin tek njerëzit si ai tek kafshët, por e shohin atë si një formë e shprehjes së dashurisë. Ajo që është dhe më e rëndësishme se kjo, është se një musliman që bën seks me gruan e tij dhe këtë e bën me qëllim adhurimi, do të shpërblehet edhe për aktin seksual. Kjo, pasi ai e shuan epshin e tij në rrugë hallall dhe jo haram.
Përsa i përket pjesës së dytë të pyetjes, ne kemi thënë që kënaqësia është e lejueshme të arrihet në çdo lloj forme, nëse nuk përbën shkelje të ligjeve dhe normave fetare, ku hyn seksi anal, seksi gjatë menstruacioneve etj… Përveç këtyre, gjithçka tjetër është e lejuar”.

Seksi Oral
Një teleshikues nga Katari: ”A lejohet seksi oral si për burrin dhe për gruan?”
Dr. Isa Zekij: ”Kësaj pyetjeje unë dua t’i përgjigjem në përgjithësi, pasi kështu do u përgjigjemi shumë dilemave të tjera. Qëllimi i marrëdhënieve seksuale mes dy bashkëshortëve, është plotësimi i nevojave seksuale. Ata janë plotësisht të lirë të bëjnë seks, në çdo kohë dhe pozicion qoftë. Këtu bëjnë përjashtim vetëm seksi anal dhe seksi gjatë menstruacioneve.
Përsa i përket lëpirjes së organeve seksuale nga burri dhe ansjelltas, duhet ditur se këto organe nxjerrin sekrecione të ndryshme, kur ngacmohen ose gjatë orgazmës. Kështu burri sekreton spermë dhe disa lëngje të tjera, kurse gruaja sekrecione të tjera të përngjashme. Këto sekrecione konsiderohen si të papastra në Islam dhe nuk lejohet të lëpihen apo gëlltiten. Nëse bashkëshortët u ruhen këtyre sekrecioneve gjatë aktit seksual, lëpirja, prekja dhe përkëdhelja e organeve të tyre seksuale është e lejueshme në kufinjtë fetarë”.
Prof. Xhasim El-Mutava: ”Kjo do të thotë që seksi oral është i lejueshëm, nëse partnerët u ruhen sekrecioneve?”
Dr. Isa Zekij: ”Po, nëse u ruhen papastërtive”.
Një teleshikues nga Danimarka: ”Përsa i përkët lëpirjes së organit femëror me gjuhë, dua të shtoj se diçka e tillë e lehtëson kalimin e mikrobeve dhe viruseve nga goja në organin fëmëror dhe ansjelltas. Në raste të tilla, gruaja mund t’a ketë të vështirë të mbetet shtatzanë, derisa të luftohen këto mikrobe dhe parazitë. Unë mendoj, se seksi oral nuk është i përshtatshëm dhe duhet kufizuar”.
Dr. Isa Zekij: ”Unë e falenderoj teleshikuesin nga Danimarka për këtë ndërhyrje. Nëse duam të japim një verdikt fetar (fetva) duhet t’a dimë që diçka e tillë është e lejuar, nëse partnerët ruhen dhe u shmangen papastërtive.  Por nëse vërtetohet se seksi oral është i dëmshëm për shëndetin dhe është transmetues i bakterieve dhe mikrobeve nga goja në organin femëror, padyshim që edhe dispozitat fetare do e ndalonin diçka të tillë. Në fe, njihet një rregull që thotë: “Dëmi është i papranueshëm si për veten ashtu dhe për të tjerët”. Kështu, nëse seksi oral është i dëmshëm, atëherë ai nuk lejohet”.
Një teleshikuese nga Katari: ”Si gjykohet nëse burri i kërkon gruas të kryejë me të seks oral, t’a derdhë spermën në gojën e saj dhe t’i kërkojë t’a gëlltisë? Veç kësaj, si gjykohet seksi i këtij burri me kafshë?”
Dr. Isa Zekij: ”Fillimisht unë dua të solidarizohem me motrën teleshikuese, pasi ajo shtroi problemin e shumë grave. Përsa i përket pyetjes së saj, dua të theksoj sërish, se vendet nga kalon sperma dhe sekrecionet e tjera janë vende që përmbajnë papastërti. Edhe pse vetë sperma nuk konsiderohet e papastër dhe e fëlliqtë, ajo kalon në kanale ku shpesh herë hasen papastërti dhe përzihet me to. Atëherë si mund t’i hedhim në gojë këto papastërti?! Veç kësaj, mënyra si kryehet një seks i tillë (oral) është paksa e papranueshme. Burri duhet t’a ketë parasysh dhe t’a respektojë anën shpirtërore dhe psikologjike të gruas së tij. Nëse ajo e refuzon seksi oral, atëherë ka shumë forma dhe mënyra alternative, të cilat nuk e pështirosin gruan. Në vend të gojës, ai mund t’a derdhë spermën në çdo pjesë tjetër të trupit”.

Seksi me kafshë
Kurse përsa i përket seksit me kafshë, dua të theksoj se një vepër e tillë është kulmi i perversitetit dhe deviacioneve seksuale. Një vepër e tillë është haram, saqë edhe kafsha me të cilën është bërë kjo vepër, duhet të vritet. Kjo bëhet, me qëllim që ajo të mos njihet si kafshë që është përdorur për qëllime të mbrapshta dhe perverse. Sheriati islam është shumë i ndjeshëm në çështje të tilla dhe e ndalon përhapjen e fjalëve dhe publikimin e veprave të ulëta, me fjalë qoftë apo me shikim.
Një nga objektivat më kryesorë të kulturës dhe edukatës seksuale, është që t’u mësojë individëve të shoqërisë mjetet dhe rrugët e duhura për të shprehur dëshirën dhe pasionin seksual. Ajo që përmendi teleshikueseja nga Katari, është një sjellje perverse e lindur si rezultat i mos edukimit të fëmijëve me edukatën e duhur seksuale”.
Një teleshikues nga Arabia Saudite: ”Ju përmendët dhe faktin e kënaqësisë së plotë ose orgazmës në një kontakt seksual. Po nëse burri e arrin i pari orgazmën, ndërkohë që gruaja nuk e ka arritur akoma? Si veprohet në një rast të tillë?”
Dr. Isa Zekij: ”Akti seksual nuk duhet të ushtrohet në mënyrë egoiste. Gjatë një kontakti seksual, secili nga partnerët duhet t’a ndihmojë tjetrin, që edhe ai të arrijë orgazmën.
Një nga mjetet e efektshëm për t’a ndihmuar gruan të arrijë orgazmën është që burri t’a vonojë ejakulimin e tij, derisa të kënaqet gruaja. Gjatë kësaj kohe, ai duhet të vazhdojë me përkëdhelje, ledhatime dhe puthje”.
Prof. Xhasim El-Mutava: ”Burri mund të kërkojë dhe ndihmën e specialistëve, të cilët do e udhëzojnë drejt rrugëve dhe metodave, që e vonojnë ejakulimin, ose derdhjen e spermës”.
Dr. Isa Zekij: ”Diçka e tillë mund të ketë lidhje edhe me anën shpirtërore dhe psikologjike të burrit”.
Një teleshikues nga Arabia Saudite: ”Kam një ndërhyrje rreth vonesës së orgazmës. Nëse burri e arrin orgazmën, ndërkohë që gruaja akoma nuk e ka arritur, unë mendoj se zgjidhja më e mirë është, që burri të vazhdojë lojën derisa edhe gruaja t’a arrijë orgazmën. Nëse gruaja nuk e arrin orgazmën dhe kjo përsëritet disa herë, ajo mund të mërzitet dhe ndihet keq”.

Kur duhet të lahem?
Një teleshikues nga Maroku: ”Nëse burri e puth gruan dhe arrin në orgazëm, por pa ejakuluar spermë, a duhet të lahet (gusul)?”
Dr. Isa Zekij: ”Në këtë rast nuk e ka obligim që të lahet, veçse nëse ka ejakuluar dhe derdhur spermë. Nëse burri dhe gruaja kanë ejakuluar, atëherë duhet të lahen (gusul)”.

Bibliotekës arabe i mungon literature mbi kulturën seksuale.
Prof. Xhasim El-Mutava: ”Kameramani ynë u drejtoi disa të rinjve këtë pyetje: ”A ke lexuar ndonjë libër mbi kulturën seksuale?” Pothuaj të gjithë përgjigjet konfirmonin rëndësinë e zgjerimit të kulturës në këtë fushë kaq të rëndësishme. Kishte dhe nga ata të rinj, që pohuan se nuk kanë lexuar rreth kësaj fushe dhe madje nuk e shihnin as të nevojshme. Cili është komenti juaj doktor i nderuar?”
Dr. Isa Zekij: ”Më sipër përmendëm, që bibliotekës arabe i mungon literatura e duhur mbi kulturën seksuale të saktë. Vetë përgjigjet e të rinjve e tregojnë këtë. Prandaj nuk është për t’u habitur që të rinjtë tanë të mësojnë parime të gabuara rreth seksit. Ata e arrijnë këtë nëpërmjet shokëve dhe mënyrave të tjera, përderisa nuk kanë siguruar burime të besueshme mbi kulturën seksuale.
Kjo na bën, që të rinjve tanë t’u ofrojmë informacionin e duhur mbi seksin, në të kundërt nuk na mbetet, veçse të presim problemet që do të lindin nga kjo neglizhencë”.

A është e lejueshme të shihen filma me tematikë seksuale?
Një teleshikuese nga Suedia: ”Fillimisht dua të falenderoj profesor Xhasim El-Mutava për këtë program të dobishëm dhe interesant. Besoj se koncepti i kulturës seksuale në vendet arabe është koncept i gabuar, pasi prindërit nuk ua shpjegojnë fëmijëve të tyre çështjet, që kanë të bëjnë me seksin. Duke u munguar informacioni i duhur dhe i saktë nga prindërit, ata rreken që t’a përftojnë atë nëpërmjet filmave, fotografive, revistave apo shoqërisë. Kjo mund të lërë efekte negative në të ardhmen e tyre, pasi kanë krijuar koncepte komplet të gabuara mbi seksin.
Ndërkohë që këtu në Suedi është komplet ndryshe dhe nuk e ekzagjeroj nëse them, që fëmijët e këtushëm marrin mësime mbi seksin që në moshën gjashtëvjeçare. Kjo bëhet gradualisht dhe në faza të ndryshme.
Pyetja ime është: ”A është e lejueshme të shihen filmat me tematikë shkencore, që flasin mbi seksin dhe jetën seksuale, duke ditur që këto janë të shoqëruar me foto të qarta?”
Dr. Isa Zekij: ”Kur themi filma me tematikë shkencore, kemi si qëllim ato filma, që flasin rreth shtatzënisë, lindjes, menstruacioneve, sëmundjeve seksualisht të transmetueshme etj… Është karakteristikë e filmave perëndimore, që filmin dokumentar t’a shoqërojnë dhe me foto të ndryshme intime. Ndërkohë që ne muslimanëve nuk na lejohet që t’i transmetojmë dhe publikojmë foto të tilla. Më e shumta që mund të bëjmë ne muslimanët, është ndonjë vizatim i përafërt sa për shtjellim”.

Edukata seksuale për fëmijë.
Një teleshikues nga Amerika: ”Traditat dhe zakonet tona na bëjnë të vihemi në siklet, nëse duam të pyesim rreth seksit. Unë nuk e imagjinoj dot nëse një prej nesh është në gjendje të pyesë babanë apo nënën rreth seksit. Gjithashtu mendoj se nuk do jem në gjendje t’i përgjigjem fëmijës tim, nëse do të më pyesë rreth seksit. Çfarë na këshillon doktori?”
Prof. Xhasim El-Mutava: ”Një faks që arriti në redaksi shtron të njëjtin problem. Atë e dërgon një teleshikuese nga Amerika, e cila tregon se një ditë e gjeti djalin e saj duke parë foto me përmbajtje pornografike në internet. Diçka e tillë e ka nevrikosur dhe është përpjekur t’i japë disa informacione mbi seksin, por nuk ka arritur t’a bëjë. Ajo pyet: ”Si mund t’i jap djalit tim informacionin e duhur mbi seksin? Cilat janë kufinjtë të cilët nuk duhet t’i shkel?”
Dr. Isa Zekij: ”Është e qartë që tashmë ne të gjithë jemi të ndërgjegjshëm mbi rëndësinë dhe nevojën e edukatës seksuale. Ne duhet të jemi të hapur në trajtimin e temave të tilla me fëmijët tanë, duke pasur parasysh dy gjëra:
- Moshën e djalit ose të vajzës.
- Nevojën e tyre për informacion

Kur filloj të ndjej që fëmija im, djali apo vajza ka nevojë për informacion në fushën e seksit, unë duhet t’i ofroj informacionin e saktë dhe në formë të hapur. Unë si prind duhet të bëhem burimi kryesor i informacionit dhe më i besueshmi për fëmijët e mi. Nuk ka përse të kemi frikë nga çiltërsia në trajtimin e temave të tilla. Alternativa tjetër, të cilën unë e shoh si të gabuar, është që fëmija t’a marrë informacionin e duhur nga jashtë, informacion i cili mund të jetë i gabuar, i ekzagjeruar dhe i shpërfytyruar.
Përsa i përket faktit, që djali i teleshikueses ka përdorur faqe interneti me përmbajtje pornografike, mendoj se ai ka mësuar që seksi ka të bëjë me lirinë seksuale dhe degjenerimin. Në perëndim nuk ka kufinj përsa i përket lirisë seksuale. Një koncept i tillë padyshim është i gabuar dhe ai është shtrirë dhe në shkolla dhe institucionet e arsimit”.
Prof. Xhasim El-Mutava: ”Sapo ka arritur një faks nga Arabia Saudite, ku teleshikuesja thotë: ”Pas disa ditësh do të martohem, por askush nuk më ka folur mbi natën e martesës. Unë jam e frikësuar dhe e stresuar mbi këtë natë. Kam frikë se burri do të më braktisë ose do të shokohet nga injoranca ime në këtë fushë. Çfarë më këshilloni?”
Dr. Isa Zekij: ”Mendoj se teleshikuesja shprehu një shqetësim të shumë vajzave të reja, që janë në prag të martesës. Kjo e përforcon faktin, që mungesa e informacionit të duhur në këtë fushë, mund të shkaktojë probleme dhe të ndikojë në jetën bashëkshortore.
Meqënëse që në fillim thamë, që do të flasim rreth marrëdhënieve seksuale dhe jo mbi mënyrën e aktit seksual, unë e këshilloj teleshikuesen që të kërkojë ndihmën e nënës, ose të një shoqeje të saj që është e martuar, me kusht, që të jetë e besueshme dhe të ketë nivelin e duhur të kulturës seksuale”.
Prof. Xhasim El-Mutava: ”Kameramani ynë u drejtoi këtë pyetje disa prindërve: ”A e pranon që fëmijët tanë duhet të marrin mësime mbi edukatën seksuale?” Pothuajse të gjithë të intervistuarit u përgjigjën me “Po”. Disa prej tyre mendonin, se kjo duhej arritur gradualisht dhe të gjendej koha e përshtatshme. Kjo e përforcon dhe një herë atë që përmendëm më lart, rëndësinë e kulturës dhe edukatës seksuale”.
Dr. Isa Zekij: ”Kultura seksuale në realitetin që përjetojmë është mes degjenerimit perëndimor të pakontrolluar dhe mes konservatorizmit lindor të ngurtësuar, ku gjithçka shihet e ndaluar”.

Ndalohet seksi gjatë  gjithë periudhës së menstruacioneve.
Një teleshikues nga Danimarka: ”Dua të di nëse seksi gjatë menstruacioneve është i ndaluar vetëm ditët e para ku dhe rrjedhja e gjakut është e madhe, apo gjatë gjithë ditëve të menstruacioneve?”
Dr. Isa Zekij: ”Kontakti seksual gjatë ditëve të përmuajshmeve është i ndaluar si ditët e para ashtu dhe ditët e fundit. Kjo vazhdon derisa gruaja të pastrohet dhe të lahet”.
Prof. Xhasim El-Mutava: ”Gjatë menstruacioneve është i ndaluar penetrimi, por ç’mund të themi mbi përkëdheljet, ledhatimet dhe derdhjen e spermës në vende të tjera?”
Dr. Isa Zekij: ”Siç thamë gjatë menstruacineve ndalohet kontakti seksual, penetrimi, kurse gjithçka tjetër që përmendët është e lejuar”.

Dy gratë në një shtrat.
Prof. Xhasim El-Mutava: ”Disa burra pyesin: ”A lejohet që të kryej marrëdhënie me të dy gratë në një shtrat të vetëm?”
Dr. Isa Zekij: ”Një bashkëshort i tillë mendon, se duke qenë se janë të dyja gratë dhe bashkëshortet e tij, mund të kënaqet me të dyja njëherazi. Diçka e tillë është orgji dhe është e ndaluar. Kjo, pasi dy grave nuk u lejohet t’a shohin njëra tjetrën të zhveshura. Kontakti seksual kërkon të jetë i shoqëruar me edukatë dhe norma njerëzore”.

Magjia, impotenca dhe ftohja seksuale.
Prof. Xhasim El-Mutava: ”A mund të ndikojë magjia në impotencën dhe ftohjen seksuale?”
Dr. Isa Zekij: ”Shkurtimisht them që po, magjia ndikon negativisht në jetën seksuale të një çifti. Por a mund të jetë çdo impotencë dhe sterilitet pasojë e një magjie? Padyshim që jo. Përndryshe do të shkelnim në një zonë të mbushur me iluzione dhe akuza të ndërsjellta. Shumë njerëz vuajnë nga një kompleks i tillë, ku çdo vuajtje dhe problem shëndetësor, ia atribuojnë magjisë. Sigurisht magjia ka ndikim, por ajo mund të shërohet me rukje dhe lexim Kurani”.

Shikimi i organeve seksuale.
Një teleshikuese nga Arabia Saudite: ”A është e lejuar, që burri të shohë organin e  gruas dhe anasjelltas?”
Dr. Isa Zekij: ”Në një hadith të transmetuar nga Aisheja, thuhet që ajo nuk e ka parë plotësisht të zhveshur të dërguarin e Zotit dhe as anasjelltas. Gjithashtu, në traditët profetike ndalohet, që çifti të zhvishet plotësisht gjatë seksit. Por diçka e tillë sipas meje komentohet si më e mirë, por jo se është e ndaluar. Nëse lejohet penetrimi, përse nuk u lejoka shikimi!”
Prof. Xhasim El-Mutava: ”Disa bashkëshortë mendojnë, se përkëdheljet janë vetëm para kryerjes së aktit seksual. Por po të shohim në traditën e Profetit a.s, gjejmë që ai e përdorte përkëdheljen dhe ledhatimet para, gjatë dhe pas aktit. Në një hadith që e transmeton Aisheja, duket qartë diçka e tillë. Ajo thotë: ”Unë dhe i dërguari i Zotit merrnim ujë për t’u larë nga një enë e përbashkësht. Teksa ai merrte, unë i thoja:”Ma lër mua, ma lër mua...! ndërkohë që të dy ishim xhunub”.

Mbyllje
Prof. Xhasim El-Mutava: ”Tema e sotme besoj se ka qenë interesante dhe me vlerë. Telefonatat dhe ndërhyrjet kanë qenë të shumta  dhe ne nuk mundëm t’u japim përgjigje të gjithë shqetësimeve. A dëshironi të shtoni diçka në fund të këtij emisioni doktor i nderuar?”
Dr. Isa Zekij: ”Uroj që të gjithë ne t’i kushtojmë vëmendjen dhe rëndësinë e duhur kulturës seksuale, pasi ajo na jep rregullat e përgjithshme të një jete normale seksuale. Gjithashtu, Sheriati islam na fton të gjithëve, që t’a respektojmë seksin dhe jo t’a përdhosim atë. Ky është qëllimi final i edukatës seksuale”.
Prof. Xhasim El-Mutava: ”Besoj se të gjithë kanë mbetur të kënaqur me tezat, diskutimin dhe informacionin e dhënë”.
Dr. Isa Zekij: ”Unë u falenderoj dhe u vlerësoj mbi guximin që patët për të diskutuar rreth një teme të tillë”.
Prof. Xhasim El-Mutava: ”Derisa lumturia të jetë tradita jonë, u përshëndesim me fjalët: Paqja e Zotit qoftë mbi ju!”

0 comments:

Post a Comment

poste të reja poste të vjetra ballina
Nëse keni pengesa gjatë qasjeve në ndonjë post, mvarësishtë çfarë përdorni, provoni ndonjë browser tjetër, siç janë : Opera, Safari, Google Chrome, Mozilla Firefox, Internet Explorer, etj. Kalofshi mirë!
Related Posts
 

Postet e fundit

Ndiqni në Email

Ndjekësit