19 November 2017

O Zot, fali se ata nuk dinë çfarë bëjnë

A ju kujtohet skena trishtuese nëpër filmat mbi Jezusin, akti kur e "kryqëzojnë" dhe ajo thënia e famshme "O Zot, fali se ata nuk dinë çfarë bëjnë" Është e vërtetë kjo thënie e vërtetë, apo e trilluar, ne nuk do të meremi me të, por jam i mendimit se ia vlen që të krahasohet me kohët e sotit. Ka shum raste kur të rrinjët "modern" i shfrytëzojnë vikendet pët tu dëfryer e për tu dehur me alkool e mëpastaj për të bërë skena qesharake (ndonjëherë edhe të turpshme) nëpër rrugë. Shum të rrinjë bëjnë tetovime të ndryshme nëpër trup, me qëllim që të tërhekin vëmendjen e të tjerëve. Mos përmendim paradat e sodomistëve, të cilët kërkojnë "të drejtat" e tyre. Kësilloj situatash (raste) nëse do të kishim vazhduar të do të përmendim plotë, bile edhe më tepër nëse do të ishte në formë të ndonjë anketimi ose opinioneve. Krejtë këto situata që i përmendëm janë bërë normale për shumicën e njerëzve, por ajo që deshta të theksojë është se a guxon kështu të mbeten dukuritë te ata të cilët janë të thirur që të veprojnë dhe punojnë racionalishtë. Në një rast vdekjeje ndodh që imami tri herë të këndojë pjesë nga Libri i Zotit (Njëherë në oborrin e shtëpisë, njëherë te oborri i xhamisë, ose varrezat, varësishtë prej rrethanave dhe terrenit dhe herën e tretë mbasi varroset i ndjeri.) Ka situata që para se me e bartur të ndjerrin deri te varrezat imami pyet të pranishmit se si e kanë ditur të ndjerin (mbase element i krishterë) të mirë ose ndryshe. Për çudi edhe nëse është grua, parashtrohet e njëjta pyetje. Ka situata të tilla ku mbi arkivole ose nëpër gurët që shërbejnë si shenja nëpër varreza të paraqiten simbole të vjetra me domethënie dhe përmbajtje të dyshimta

0 comments:

Post a Comment