This is default featured slide 1 title

Go to Blogger edit html and find these sentences.Now replace these sentences with your own descriptions.

This is default featured slide 2 title

Go to Blogger edit html and find these sentences.Now replace these sentences with your own descriptions.

This is default featured slide 3 title

Go to Blogger edit html and find these sentences.Now replace these sentences with your own descriptions.

This is default featured slide 4 title

Go to Blogger edit html and find these sentences.Now replace these sentences with your own descriptions.

This is default featured slide 5 title

Go to Blogger edit html and find these sentences.Now replace these sentences with your own descriptions.

28 February 2011

Mrekullia e Qabes (konstantja 1,618)

Kaba qendra e botës.Shihni rezultatet e mahnitshme! Vallë a janë këto dukuri të rastësishme, apo ndonjë Fuqi e Paskajshme e ka determinuar të jetë kështu?










27 February 2011

Jemen: Protestat po përhapen


27 02 2011

Sana- Shtate demonstrues janë mbytur sot gjate protestave ne qytetin Aden ne jug te Jemenit, ndërsa rreth 50 prej tyre janë plagosur, raportuan burimet shëndetësore.
Gjithsej 24 njerëz janë mbytur prej 17 shkurtit ne demonstratat kundër regjimit te Alij Abdullah Salehut, i cili është ne qeveri 32 vite, raportoi Rojtersi.

Shtypja në presidentin Saleh sot u shtua dukshëm, pasi qe liderët e dy organizatave, me  ndikim fisnor ia kthyen shpinën dhe iu bashkëngjitën lëvizjes anti qeveritare, lajmëroi agjencioni Frans Pres. 

Kush eshtë kush në Libi. Opozita dhe Lëvizjet Islame


Lëvizjet më të forta opozitare në Libi, që shquhen për përbërjen e tyre të ndryshme fisnore janë Vëllazëria Muslimane si dhe Fronti Për Shpëtimin Kombëtar.

E shtune 26 Shkurt 2011 12:10
Libia është një vend i përbërë nga shumë fise dhe klane. Gati e tërë opozita e vendit jeton në ekzil. Grupet opozitare me 14 Shkurt 2011 publikuan një deklaratë ku kërkonin nga Gadafi të jepte dorëheqje. Këto janë grupet të cilat nënshkruan këtë deklaratë: Unioni për Demokraci dhe Drejtësi Shoqërore, Fronti për Shpëtimin Kombëtar, Unioni i Lëvizjes Islame Libiane, Konferenca e Opozitës Libiane, Lëvizja Mjaft, Komisioni Libian për të Vërteten dhe Drejtësinë si dhe Intelektualët dhe Shkrimtarët Libian.
Lëvizjet më të forta opozitare në Libi, që shquhen për përbërjen e tyre të ndryshme fisnore janë Vëllazëria Muslimane si dhe Fronti Për Shpëtimin Kombëtar.
Vëllazëria Muslimane Libiane
E themeluar në vitin 1979. Po ashtu si Vëllazëria Muslimane objektivi dhe qëllimi bazë i themelimit të grupit ishte parimi i “fesë Islame dhe shtetit Islam.” Pas vitit 1993 kjo lëvizje filloi të quhej Vëllazëria Muslimane Libiane.
Gjatë viteve të 70-ta dhe 80-ta për shkak të regjimit të rreptë dhe të pamëshirshëm të administratës së Gadafit, themeluesit e lëvizjes qëndruan tejet sekret.
Për një kohë Sheiku Muhamed bin Gali përfaqësonte lëvizjen në takime. Muhamed el Hifsi po ashtu ka raste kur përmendet për lidhjet e tij me lëvizjen.
Gjatë një interviste të viteve të 90-ta Rashid el Muntasar përmendet si personi përgjegjës për udhëheqjen e lëvizjes në Libi. Po ashtu edhe Abdullah Abu Sin përmendet një kohë si udhëheqësi i saj. Thuhet se këta ishin personat që kanë administruar me lëvizjen në periudha të ndryshme për dekada të tëra.
Vëllazëria Muslimane Libiane e shef Libinë si një pjese të pandashme të botës Islame, ndërsa administratën e Gadafit si një regjim që lufton kundër Islamit, që kufizon liritë dhe që shtyp popullin.
Vëllazëria pohon se parandalimi i themelimit të partive politike dhe aktiviteteve politike nga administrata e Gadafit si dhe kontrolli i rreptë i tyre ndaj gjykatave, sindikatave dhe të gjitha organizatave shoqërore janë në kundërshtim me të drejtat e njeriut.
Fronti për Shpëtim Kombëtar
E themeluar në vitin1981 nga opozita e administratës Gadafiane. Kjo ka për qëllim përmbysjen e Gadafit dhe krijimin e një sistemi kushtetues dhe demokratik. Qëllimet janë të ndara në ato para dhe pas rrëzimit të Gadafit.
A. Qëllimi i tanishëm
Qëllimi i tyre është përmbysja e administratës Gadafiane. Në mënyrë që të arrihet kjo është e nevojshme përgatitja e një plani të përbashkët të luftës duke u bashkuar të gjitha lëvizjet kombëtare brenda dhe jashtë vendit dhe për të përdorur të gjitha metodat e ligjshme.
B. Pas Gadafit.
1. Pas përfundimit të administratës Gadafi, të themelohet asambleja e ministrave dhe qeveria e përkohshme me kusht që mandati i tyre mos të kalojë një vit.
2. Pas themelimit të asamblesë së ministrave dhe qeverisë së përkohshme, mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme brenda gjashtë muajve të parë.
3. Emërimi i kryetarit të shtetit në përputhje me kushtetutën e re, e cila do të pranohej me anë të një referendumi.
4. Me qëllim të parandalimit të autoritetit që të mblidhet në një vend, ajo do të shpërndahet në mesin e institucioneve të ndryshme shtetërore, sipas parimit të ndarjes së pushteteve.
5. Mbrojtja e shenjtërisë së shtetit.
6. Paraqitja e burimeve të vendit në shërbim të popullit, vendeve fqinje, vendeve vëllazërore si dhe mbarë njerëzimit.
7. Ndryshimi i imazhit të keq të Libisë që u formua në arenën ndërkombëtare gjatë sundimit Gadafian. Zhvillimi i marrëdhënieve të mira brenda një kuadri të respektit të ndërsjellë me shtetet fqinje dhe ato botërore.
Lëvizja Xhihadiste
“Lëvizja e Dëshmorëve” dhe “Grupi Luftues Islam” janë prej lëvizjeve që janë të njohura në Libi.
Konfliktet në mes tyre dhe administratës Gadafiane nuk janë të pakta.
Këto shënohen që nga viti 1986 e deri në kohët e vonshme.
Në periudhat e mëvonshme administrata Gadafiane ndërmerrte sulme të shpeshta ndaj xhamive ku qëndronin anëtarët e këtyre lëvizjeve, e veçanërisht në Tripoli, dhe zakonisht këto sulme përfundonin me humbje në njerëz nga të dyja palët.
Me 15 Shkurt 2011 anëtarë të lëvizjes xhihadiste formuan grupin e ri të quajtur “Lëvizja Islame për Ndryshim në Libi” me qëllim të rrëzimit të qeverisë me mjete paqësore, dhe u deklaruan se janë të paarmatosur.
Nacionalistët, socialistët, liberalët...
“Lëvizja”, e cila përfshin anëtarë të lëvizjeve fetare dhe të anëtarëve të grupeve islame që ishin arrestuar më parë, i bëri thirrje popullit të Libisë të bashkohen me ta.
Po ashtu ekzistojnë partitë si ajo socialiste Baath, Hizb ut Tahrir al Islam, liberalët etj të cilat bëjnë aktivitete të ndryshme në vend. Por ashtu si në vende tjera arabe shumica dërrmuese e popullit nuk kanë lidhje me ndonjë parti politike. 

25 February 2011

Muhamer Gadafi me origjinë hebreje

Kanali 2 Izraelit ka bërë një intervistë me një zonjë e cila pretendon se është tezja e Muamer Gadafit...


19 February 2011

Fragmente nga Hytbeja në Tahrir

El-Kardavi gjatë ligjerimit u tha të rinjëve revulucionar do kisha dëshiruar sikur të kisha pasur mundësi t’ua kisha puthur duart secilit një nga një

E shtune 19 Shkurt 2011 8:11
Sot kryetari Unionit botëror të dijetarëvë muslimanë Hoxha Jusuf El-Kardavi i ka bërë thirrje revulucionarëve të Egjiptit për unitet dhe për ruajtjen e revulucionit dhe për të punuar që ai mos t’u grabitet atyre.Kardavi gjatë hytbës së xhumas në sheshin “Taharir” mu në mes të Kairos potencoi së “revulucioni nuk ka mbaruar ,ai tani ka filluar”,duke potencuar së shumë nga kerkesat e tij nuk janë plotësuar në krye të të cilave: largimi i kësaj qeverije”të cilën e ka formuar kryetari i larguar Husni Mubarak,qeveri e cila na kujton fytyrat e atyre tragjedive dhe skenave  të tmerrshme që i pamë, kuajë,mushka dhe deve të cilat bredhnin nëpër shesh dhe makinat policore të cilat shkelnin mbi trupat e qytetarëve”.
El-Kardavi në hytbën para qindra miravë egjiptianëve tha se ai beson se ushtria e Egjiptit nuk do të jetë më pak atdhetare së sa ushtria e Tunisit,dhe ftoi atë që ta shpetoj popullin nga ajo qeveri dhe lirimin nga pranga e të burgosurve të cilët e kanë kaluar vitet e jetës së tyre në burgje për shkak të dispozitave të gjykatave ushtarake nën hijen e rrethanave të gjendjës së jashtëzakonshme.
El-Kardavi uroi rininë altruiste që do kishte deshirë sikur të kishte mundësi t’ua puthte duartë një nga një”,të cilët i krahasoi me Ensarët(“Ata të cilët i  japin përparësi të tjerëve ndaj vetës së tyre edhe po që së vetë janë të varfurë”).
Në hytbën e tij të gjatë është argumentuar me ajetin kuranor(Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli përderisa ai nuk e ndryshon  gjendjën e tij),sikur që poeti tunizian Eba El-Kasim Esh-shabi nuk kishte qenë i devijuar as devijuës  kur kishte thënë:Kur populli një ditë e deshiron jetën(gjallërinë)patjetër që do t’i përgjigjët kaderi(caktimi i Zotit)”.
El-Kardavi bëri një krahasim mes sjelljëve (veprimëve) të regjimit egjiptian në ditët e Mubarakut me filozofinë e Faraonit kur e nënçmoi(përbuzi) popullin kur iu drejtua magjistarëve duke u thënë:(I besuat atij para se t’u jap leje?!).
Po ashtu i bëri thirrje të gjithë egjiptianëve që ta përkrahin Revulucionin nëpërmjet rrugës së përkushtimit  në punë dhë që të bëjnë pak durim duke i shtyer grevat  e tyre grupore,sepse të gjitha kërkesat e tyre nuk mund  të realizohën brenda një dite,Allahu i Lartëmadhëruar  ka krijuar qiejt brenda shtatë ditësh e që kishte mundësi t’i krijoi ata brenda dite,e gjithë kjo për të vërë theksin tek ligji i gradualitetit.
Gjithashtu permendi së ekonomia Egjiptit ka nevojë   të rimëkëmbet nga duart e bijvë të tij.
Muslimanë  e të krishterë!
Në fillim të hytbës El-Kardavi iu drejtua protestuësve duke u thënë:”Ligjeruësit gjatë ditës së xhumas e kanë bërë zakon që  në fillim të hytbës –ligjeratës së tyre  të thonë “O ju muslimanë,unë po u thëmë o ju muslimanë  dhe o ju kiptasë të krishterë”duke vërë theks mbi atë së revulucioni  sot i përkëtë të gjithë egjiptianëve”dhe së ky revulucion ka triumfuar kundër “sektarizmit të urrejtur”të cilin e kanë krijuar dje. Ai përmendi shembuj të kohëzionit të krishterëve me muslimanët gjatë demostratave të fundit,një skenëi kur të krishterët u bënin roje vëllezërve të tyre muslimanë gjatë kohës së faljës së namazit.
Në mbyllje të hytbës El-Kardavi iu drejtua liderëve arabë duke u thënë:”Mos shkoni në mars dhe mos e kundërshtoni historinë së popujt kanë ndryshue nuk ka mundësi me qesh me ta tani”.Gjithëashtu i ftoi ata që t’iu përgjigjën kërkesave për përmirësim dhe reformim.
Dhe  tha së ai e ndien së sikur që është gëzuar me çlirimin e Egjiptit e ndiej së unë do të mbajë hytben në Xhaminë El-Aksa pas çlirimit të saj”,poashtu ai ftoi këshillin ushtarak egjiptian që të hap vendkalimin e Refahut për palestinezë

18 February 2011

Mubarak pretendohet të jetë fshehur në Izrael


Pretendimet se lideri i rrëzuar i Egjiptit, Hysni Mubarak, ka shkuar në qytetin bregdetar Ejlat të Izraelit, kanë zënë vend në rendin e ditës së Izraelit.
Disa pamje ku një aeroplan civil i tipit Boeing shoqërohej nga katër aeroplanë ushtarakë u bënë shkas i komenteve të ndryshme.
Aeroplani thuhet se po dërgonte Shefin amerikan të Shtabit në ceremoninë e lamtumirës së ish Shefit të Shtabit të Izraelit, Ashkenazi.
Por në një gazetë arabe është pretenduar se në aeroplan ndodhej ish Kryetari i Shtetit të Egjiptit Hysni Mubarak.
Edhe nëpër gazetat e sotme izraelite ranë në sy pretendime të ngjashme. Pas lajmeve, një sërë gazetarësh kanë shkuar në Ejlat.
Megjithëse drejtorit të hotelit më të madh në këtë qytet, i ka shkarë nga goja se "dhoma mbretërore është e zënë," emri i personit që qëndron aty ruhet me fshehtësinë më të madhe.
Gjithashtu vihet re se përreth hotelit janë marrë masa të mëdha sigurie. /TRT/

17 February 2011

Modul për online mësim (dëgjim) të Kuranit







Madhësinë e playerit mund ta ndryshoni duke edituar parametrat [width=540&height=640&displayheight=370].

15 February 2011

Gjermani: Kërkohet mësim i fesë Islame në shkolla

E marte 15 Shkurt 2011 12:45

Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maizière (CDU) u ka kërkuar landeve që të fusin sa më shpejt të jetë e mundur mësimin e fesë myslimane si lëndë të rregullt në shkolla. Ky do të jetë një kontribut i rëndësishëm për integrimin dhe "imunizimin e efektshëm" kundër ekstremizmit, tha de Maizière në një takim të Konferencës Islame gjermane. Kushti kryesor për futjen e mësimit të fesë është partneriteti me një komunitet fetar mysliman, i cili mungon në Gjermani. Aktualisht rreth 700 mijë fëmijë myslimanë shkojnë në shkollat gjermane.
Gjermania fillon këtë vit me vendosjen e bazave për shkollimin e lartë të teologëve islamë. Duke filluar nga semestri dimëror në Tübingen, Münster dhe Osnabrück do të ngrihen qendrat për studime islame për shkollimin e mësuesve të fesë islame për shkollat si dhe për imamë. Ministrja federale gjermane e Arsimit, Annette Schavan prezantoi në Berlin rezultatet e procesit të përzgjedhjes për ngritjen e qendrave të tilla në Universitetet gjermane.
Deri tash në disa vende të Gjermanisë janë krijuar qendra, të cilat ofronin mësime për fenë islame. Ato shërbejnë për përgatitjen e mësuesve për lëndën e fesë islame dhe përcjelljen e zhvillimeve të planeve arsimore për këtë lëndë. Ngritja e themeleve për studime islame përbën një shtesë të rëndësishme dhe po ashtu bazë të mirë për zhvillimin e këtyre ofertave. Prandaj që në krye është provuar që të gjenden koncepte dhe vende të përshtatshme, që ato të lidhen me njëra-tjetrën, shkollimi i teologëve për lëndën e fesë islame në shkolla dhe studimet teologjike. /DW/

Bahrein: Përleshje të reja mes protestuesve dhe policisë


E hëne 14 Shkurt 2011 11:25

Policia e Bahreinit është përleshur me demonstrantët para protestave të paralajmëruara për sot, të cilat janë frymëzuar nga Tunizia dhe Egjipti.
Raportohet se policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome për t'i shpërndarë protestuesit në fshatin shiit Nevidrat në pjesën jugperëndimore të mbretërisë.
Të paktën 14 njerëz morën lëndime të lehta në përleshjet e sotme dhe gjatë natës.
Mbrëmë, policia gjithashtu u përlesh me protestuesit në fshatin Karzakan, me ç'rast u lëndua një protestues.
Ndërkohë, forcat e sigurisë e kanë shtuar praninë e tyre në kryeqytetin Manama, ku sot pritet të mbahen demonstrata.

Përleshen shqiptarë e maqedonas

Situatë e tensionuar ka mbretëruar në Kalanë e Shkupit, me ç`rast nga të dyja anët janë tubuar grupe protestuesish shqiptarë dhe maqedonas.


Videon mund ta shihni nëse klikoni këtu

E diel 13 Shkurt 2011 16:03

Siç njofton gazetari i agjencisë së lajmeve INA në vendin e ngjarjes, rreth 200 protestues maqedonas nga orët e para të paradites ishin futur në brendinë e Kalasë në afërsi të kishës që po ndërtohet, ndërsa protestuesit shqiptarë të udhëhequr nga Lëvizja “ZGJOHU!” nuk u lejuan nga forcat e shumta të policisë për të hyrë në brendinë e Kalasë. Një grup protestuesish shqiptarë janë goditur nga njësitet policore, pasi që ata kanë tentuar të hyjnë në brendi të Kalasë, pas provokimeve që ata kanë marrë nga grupet e protestuesve maqedonas.
Në turmën e protestuesve është goditur nga policia edhe kreu i Lëvizjes “ZGJOHU!”, Artan Grubi, i cili ka tentuar që të qetësojë radhët e para të protestuesve.
Turmat e protestuesve maqedonas gjithashtu kanë sulmuar me gurë turmën e protestuesve shqiptarë.
Situata vazhdon të jetë e tensionuar, ndërsa në vendin e ngjarjes ka dalë edhe zëvendësministri i brendshëm, Xhevat Buçi si dhe deputetë të BDI-së, kryetari i BDK-së, Hysni Shaqiri, të cilët po tentojnë që të ulin tensionet.
Agjencia e lajmeve INA raporton edhe për persona të arrestuar nga policia, të cilët janë dërguar me furgonët e policisë.
Sipas informacioneve më të reja, situata po qetësohet, pasi që policia ka larguar protestuesit maqedonas, ndërsa kreu i Lëvizjes "ZGJOHU!" ka urdhëruar që edhe turma shqiptare të largohet. Bëhet e ditur për persona të plagosur, me ç`rast njëri prej tyre bëhet e ditur se është i plagosur me thikë.
Aktivistët e Lëvizjes “ZGJOHU!” janë futur në brendi të Kalasë dhe kanë vendosur pankarta në mbrojtje të Kalasë.
Lëvizja “ZGOHU!” zyrtarisht sot paralajmëroi mbajtjen e protestës, deri sa turmat maqedonase në Kala nëpërmjet rrjeteve të ndryshme dhe komunikimeve jozyrtare kishin paralajmëruar se do të dalin për të mbrojtur kishën që po ndërtohet në Kalanë e Shkupit.
Eskalimi i situatës ka nisur pas vendimit të Ministrisë së kulturës për të ndërtuar një kishë muze mbi Kalanë e Shkupit, e cila siç u tha po bëhet në themelet e një kishe të rrënuar nga shekulli 13. Por, kjo nismë ishte kundërshtuar nga partitë dhe organizatat joqeveritare shqiptare, të cilat ditëve të fundit kërkuan ndërprerjen e punimeve dhe mos tensionimin e situatës në aspektin ndëretnik dhe ndërfetar. Punimet për kishën ishin ndërprerë me një marrëveshje qeveritare, mirëpo ajo nuk u respektua pasi që punëtorë të një ndërmarrje maqedonase u ndaluan të martën në mbrëmje nga qytetarë të Shkupit, derisa fshehtas po vazhdonin ndërtimin e kishës.

Artan Grubi: Do ta mbrojmë Kalanë nga falsifikimet
Pas provokimeve të radhës, po bëhen pesë vite që po na provokojnë një pas një. Edhe provuan në mënyrë tinzare duke punuar natën me na vjedhë Kalanë tonë, por ne fituam dhe hymë këtu dhe kjo është një betejë e fituar nga ne. Ata e treguan mënyrën e vetë se si veprojnë, si vjedhin, si falsifikojnë historinë dhe vlerat tona. Ne e dijmë se kush jemi dhe skemi krizë identiteti dhe gjithmonë do të jemi në mbrojtje të shqiptarisë këtu. Ju lus që tëshpërndaheni.

Pollozhani: Qeveria ka përgjegjësi për këtë
Kryetari i të Shoqatës së të Burgosurëve Shqiptarë, Shpëtim Pollozhani theksoi se kjo situatë është e provokuar dhe e organizuar nga struktura të pushtetit.
Ky aktivitet është shkas kasha që është montuar Brenda një nate në stil kaçakës. Nuk ndërtohet një shtet binancional me këso provokime.
“Ky është tensionim i provokuar dhe ne kemi vepruar me dinjitet. Me këto kisha dhe kryqe po bëhet si varrezë masive. Është provokim i radhës i oirganizuar nga pushteti”, theksoi për INA, Shpëtim Pollozhani.
Sipas tij, kjo protest popullore është si pasojë së veprimtarisë së një Qeverie të papërgjegjëshme dhe si pasojë e pjesëmarrësve shqiptarë të papërgjegjshëm në Qeveri.
Foto ekskluzive nga arkivat franceze që dëshmon ekzistimin e një xhamie mbi Kalanë e Shkupit. Xhamia që daton me shekuj të tërë në Kala ishte ndërtuar nga perandoria otomane, ndërsa ajo u rrënua pas vitit 1925, me okupimin serb të Shkupit. (INA)

13 February 2011

Vlon Lindja e Mesme

E diel 13 Shkurt 2011 8:52
Mijëra protestues u mblodhën në kryeqytetin e Jemenit, Sanaa të shtunën duke bërë thirrje për dorëheqje të Presidentit Ali Abdullah Saleh një ditë pas dorëheqjes se presidentit egjiptian Hosni Mubarak.
Protestuesit filluan të marshonin në drejtim të ambasadës egjiptiane, por u përleshen me një grup protestuesish pro-qeveritarë.
Pika e grumbullimit për protestuesit duket të jetë në Universitetin Sanaa dhe Sheshin Tahrit të qytetit që mban emrin e njëjtë me vendin e protestave të Kajros.
Po ashtu si Mubaraku edhe Ali ka qenë në pushtet për më shumë se tre dekada – që nga viti 1978. Në një përpjekje për të shuar trazirat ai ka premtuar të japë dorëheqje në fund të mandatit të tij në vitin 2013.
Ndërkohë në Algjeri 30.000 policë kanë dalë në rrugët e qytetit për të ndalur protestën e planifikuar antiqeveritare e cila është e paligjshme sipas ligjeve të shtetit që është në gjendje të jashtëzakonshme që prej 19 vitesh. Por raportohet se 2000 veta kanë dalë në rrugë duke bërë thirrje për heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe për dorëheqjen e presidentit Abdelaziz Bouteflika.
Qeveria Algjeriane ka premtuar heqjen e kësaj gjendjeje në të ardhmen.
Aktivistët në Bahrejn po bëjnë thirrje për protesta që pritet të fillojnë nga e hëna. Në një përpjekje për të qetësuar gjendjen mbreti i Bahrejnit njoftoi se do të shpërndajë nga $1000 për çdo familje vendase si vlerësim nga ana e tij për popullin e Bahrejnit.

10 February 2011

Mubaraku largohet sonte?


Deklarata e sotme e Këshillit Suprem të Forcave të Armatosura të Egjiptit tregon gatishmërinë e saj për të marrë nën kontroll situatën pas largimit të presidentit Mubarak
Këshilli Suprem i Forcave të Armatosura pohon se ai gjendet në gatishmëri të përhershme në mbrojtje të popullit egjiptian dhe njëherësh garanton se Mubaraku është në lënie të Kajros, për drejtimin e së cilës do të bëhet e ditur më vonë.
Bëhet e ditur se Këshilli është duke mbajtur nën udhëheqjen e Ministrit të Mbrojtjes Muhamed Tantavit, e jo nën udhëheqjen e Husni Mubarakut.
Gjithashtu kryeministri egjiptian Ahmed Shefik i tha BBC-së se Presidentit Husni Mubarak mund të largohet së shpejti nga vendi dhe se situata do të këndellet në vend.
Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i partisë në pushtet (Partia Nacional Demkratike) deklaroi se Mubaraku do t'i plotësojë kërkesat e protestuesve sonte (të enjten).
Në Uashington shefi i CIA-s tha se "ka shumë gjasë që të ndodhtë enjten" largimi i Mubarakut.