This is default featured slide 1 title

Go to Blogger edit html and find these sentences.Now replace these sentences with your own descriptions.

This is default featured slide 2 title

Go to Blogger edit html and find these sentences.Now replace these sentences with your own descriptions.

This is default featured slide 3 title

Go to Blogger edit html and find these sentences.Now replace these sentences with your own descriptions.

This is default featured slide 4 title

Go to Blogger edit html and find these sentences.Now replace these sentences with your own descriptions.

This is default featured slide 5 title

Go to Blogger edit html and find these sentences.Now replace these sentences with your own descriptions.

20 October 2012

Të djathtët ekstremist pushtojnë një xhami në Francë


Disa dhjetra mbështetës të së djathtës ekstreme në Francë kanë protestuar para një xhamie në ndërtim e sipër në qytetin Poiters, në qendër të Francës.

Sipas policisë lokale njoftohet se në sheshin e ndërtimit janë mbledhur kryesisht të rinj, të cilët në duar mbanin një pankartë ku shkruhej “Gjenerata e Identitetit”, por ata kanë hasur në rezistencën e forcave të policisë lokale.
Ky grup ka dhe faqen e tij të internetit ku shkruanin se “ ndërtimi i xhamisë së re në Poitiers fton në ripushtim”, duke kujtuar se “së shpejti do të bëhen 1300 vjet qëkur Charles Martel mundi maurët arabë në Poitiers”.
Këtë protestë të tyre e ka dënuar ashpër presidenti i Observatorit për luftën kundër islamofobisë në këshillin mysliman të Francës, Abdah Zekri, i cili ka kërkuar që protestat e tyre duhet të ndalen./Start/

18 October 2012

Dardha, një burim i madh vitaminash

Dardha, ky frutë i ëmbël përbën një burim të madh vitaminash dhe kripërash minerale. Dardha nuk përmban substanca që shkaktojnë alergji, prandaj rekomandohet si ushqim për foshnjat dhe për personat alergjikë.
 Dardha konsiderohej në Evropë si simbol i shëndetit, fatit dhe shpresës dhe ishte mjaft e njohur që në periudhën e romakëve të lashtë, të cilët prodhonin prej saj një lloj vere e cila përdorej si antidot kundër kërpudhave helmuese.
Gerard, një botanolog i shekullit të 16-të shkruan: “Vera e dardhës ndihmon ata persona që nuk janë mësuar të pinë, ngroh stomakun dhe lehtëson tretjen”.
Për kinezët, dardha simbolizon jetëgjatësinë, drejtësinë dhe gjykimin e drejtë. Sot ekzistojnë rreth 3000 lloje dardhash, të cilat janë të gjitha të ngrënshme. Në konsumimin e dardhave duhet pasur kujdes që të jenë të pjekura mirë, sepse në të kundërt, në vend që ta ndihmojnë sistemin tretës, e pengojnë funksionimin e tij normal. Për personat që vuajnë nga probleme të sistemit urinar, rekomandohet të konsumojnë 2-3 gota lëng dardhe në ditë.
Aftësitë kuruese të dardhës
1. Lëngu i dardhës ndihmon qetësimin e fytit të irrituar nga kolla.
2. Është mjaft e njohur për vetitë e saj zbutëse dhe qetësuese, sidomos kundër djegieve të stomakut, dispepsisë, gastriteve, koliteve dhe problemeve të zorrës së trashë.
3. Dardha përmban një substancë të quajtur piktinë, e cila qetëson zorrën e trashë në raste diarreje apo kapsllëku.
4. Luan rol në uljen e kolisterinës në gjak.
5. Vetitë e saj diuretike ndihmojnë në jashtëqitjen e shpejtë të toksinave nga organizmi, duke rritur edhe prodhimin e acidit urik, çka ndihmon në personat me artrit urik.
6. Vetitë e saj pastruese ndihmojnë në uljen e dhimbjeve të kyçeve.
7. Dardha përmban elementin bor, i cili ndihmon në mbrojtjen e organizmit nga osteoporoza.

16 October 2012

Protesta masive para selisë së Google në Londër


Dje të hënën me mijëra musliman kanë protestuar para zyrës së rrjetit të Google në kryeqytetin Britanik Londër, për shkak të refuzimit të largimit të filmit nga Youtube në Britaninë e Madhe.
Gazeta britanike The Daily Telegraf bënë të ditur, se dje dhjetë mijë musliman janë tubuar para selis së Google dhe kanë protestuar për largimin e filmit nga Yuotube. Rrjeti i Google nuk po e largon filmin duke u arsyetuar mbi të drejtën e liris së të shprehurit. Ndërsa rrjeti i lajmeve televiziv BBC raporton se numri i protestuesve nuk ka qenë më shumë se 3500.
Protestuesit kishin ngritur plakata që kërkonin nga Google, të distancohet nga liria e të shprehurit, dhe në njëren ndër to shkruante ``Liria e të shprehurti = Urrejtje ndaj Muslimanëve``, dhe pllakata tjetër mbante mbishkrimin ``Liria e të shprehurit është njollosja e Islamit``.Mesazhi/Sh.Hulaj

04 October 2012

F.lux Dritë më e mirë për kompjuterin tuaj

F.lux është një aplikacion, i cili mbron sytë tuaj nga eksponimi ndaj dritës së monitorit, e cila paraprakishtë është e rregulluar për punë gjatë ditës. Aplikacioni duke u bazuar në longitudën e vendbanimit tuaj, të cilën  ia shtoni si opsion, automatikishtë ndryshon rezolucionin e monitorit, mvarësishtë a është ditë ose natë. Ia vlen. Provojeni!

Web faqja oficiale

Fiku si pemë e parajsës

Përqindja e lartë e sheqernave natyrale në fik do të sigurojë që truri juaj të punojë më shpejtë, të marrë edhe klasifikojë më mirë informatat.

Profeti i njohur Muhamedi një herë kishte thënë: “Nëse do të dëshiroja një fryt të parajsës, ky me siguri do të ishte fiku”. Me siguri pema më e njohur në traditën biblike, fiku përmendet edhe në Kuran, dhe disa shkrime të Babilonisë, dhe me siguri civilizimi Sumer ishte i pari që e kishte përdorur si ilaç. Gjethi i fikut simbolizon epshin dhe seksualitetin, ndërsa e kanë “veshur” edhe Adami dhe Eva.

Fiku rrjedh nga Mesopotamia, në Egjipt përmendet 4.000 vite para Krishtit, por ishte edhe pema e preferuar e Kleopatrës. Konsiderohet që fiku është nga Azia Jugperëndimore, ndërsa përmes Turqisë ka arritur në Mesdhe. Sot kultivohet në të gjitha viset e ngrohta të globit të tokës.

Fiku hyn në të ashtquajturat bimë të lashta, dobitë shëruese të të cilit njeriu i njeh që nga fillesat e civilizimit.

Mjeku i vjetër, Plini Plaku për fikun ka thënë: “Fiqtë ripërtërijnë. I bëjnë të rinjtë më të fuqishëm, ndërsa të vjetrit i mbajnë të shëndetshëm dhe ua fshijnë rrudhat për t’u dukur më të rinj”. Përveç vlerave shëruese, fiku për popujt e lashtë me siguri ka paraqitur vlerë të rëndësishme religjioze ose simbolike. Kështu, nëse do të ishit pjesëtar i Lojërave Olimpike në Greqinë Antike, në vend medaljes së artë rreth fytit do të kishin fituar pikërisht fikun.

Dallojmë dy lloje themelore dhe ato janë: fiku i egër (Ficus caprifilus) dhe fiku i zakonshëm (Ficuscarica). Në popull ja shumë emra, varësisht nga klima. Ka rrënjë të forta dhe lehtë  i përshtatet terrenit në të cilin rritet, në veçanti i do vendet shkëmbore. 

Sa u përket veçorive shëruese të fikut, me siguri një nga karakteristikat themelore është përqindja e lartë e magnezit. Magnezi është një nga elementet themelore që mbrojnë sistemin tonë nervor nga stresi. Është shumë i rëndësishëm për eshtrat, imunitetin, shëndetin e trurit dhe sistemim nervor. Nxit shëndetin dhe vitalitetin, shëron shumë sëmundje, dhe në mënyrë të konsiderueshme ngadalëson procesin e plakjes. Në vitet e fundit është konstatuar që përveç kalciumit, i cili është mjaft i theksuar tek kompanitë për shëndetin, magnezi po ashtu luan rol shumë të rëndësishëm, respektivisht, ekuilibri adekuat në mes kalciumit dhe magnezit, do t’i kontribuojë kualitetit dhe gjatësisë së jetës suaj.

Të theksojmë që fiqtë e thatë përmbajnë trefish më shumë magnez se sa ata të zakonshmit. Përveç magnezit në fiq kemi edhe kalium, kalcium, hekur, fosfor, bakër dhe vitaminat B6, vitaminë C dhe betakaroten. Fiku ka nivel shumë të ulët të yndyrave dhe përmbajtje më të lartë të fibrave se sa çdo pemë dhe perime tjetër. 

Pektina është fibër tretëse e cila redukton kolesterolin në gjak. Triptofani, ndihmon te problemet me qarkullim dhe tek pagjumësia. Përqindja e lartë e sheqernave natyrore në fiq do të sigurojë që truri juaj të punojë më shpejt, të pranojë më mirë edhe informatat e ndryshme, kështu që mund të themi që fiku është stimulans i mirë natyror. Sigurisht, diabetikët duhen të kjenë pak kujdes te fiqtë e thatë meqenëse përmbajnë përqindje më të madhe të sheqerit.

Veprimi themelor i fikut ka natyrë laksative, sikurse edhe i kumbullave, por përveç kësaj fiqtë (saktësisht lëngu i bardhë i fiqve)në mjekësi natyrore përdoren edhe për shërimin e tumoreve, kollit, inflamacioneve të fytit, të thatit etj. Çaji nga fiqtë shëron sëmundjet e mëlçisë, fytit, organeve të frymëmarrjes, gurit të tëmthit, fshikëzës. Po ashtu popullor është aplikimi i tij si mjet në rastin e shërimit të sëmundjeve të kancerit, forcimin e imunitetit dhe forcimin dhe ripërtëritjen e vitalitetit.

Fiqtë e freskët përmbajnë deri 80 për qind ujë dhe 60 për qind sheqer natyral, prandaj përfitimet e konsumimit të fiqve, të freskët apo të thatë, janë të shumëfishta, shërbehen më ushqime të ndryshme, si meze, desert, pekmez, lëng, reçel, akullore etj. Është e nevojshme vetëm pak imagjinatë për t’u përzier biznesi me kënaqësi.

02 October 2012

Irak: Muxhahidët kryen një operacion special për lirimin e të burgosurve

Burimet nga Iraku transmetojnë detaje rreth sulmit në burgun në Tikrit, i cili u zhvillua të enjten (27 shtator) si pjesë e një fushate të re të quajtur "Thyerja e mureve", shkruan faqja UmmaNews.
Muxhahidët e Shtetit Islamik të Irakut hyrën në burgun qendror, duke i liruar më shumë se 250 muslimanë, duke përfshirë 81 komandant të El-Kaidës. Pothuajse të gjithë këta të burgosur ishin dënuar me vdekje nga ana e regjimit rafidij /shiit.
Operacioni filloi me shpërthimin e një makine të ngarkuar me eksploziv mu para dyerve të burgut. Dyert u shkatërruan tërësisht. Sipas disa të dhënave, muxhahidi / shehid (inshaAllah) po e ngiste makinën. Pas kësaj, muxhahidët, të maskuar si policë, hynë në burg.
 Gjatë betejës ndërmjet muxhahidëve dhe marionetave, disa të burgosur i zotëruan rojet dhe i përdoren armët e tyre në betejë.
Në betejën u vranë të paktën 19 marioneta dhe 24 te tjerë u plagosën. Ndër të plagosurit rëndë është dhe drejtori i burgut, gjenerali i brigadës Adbul Karim el-Hazraxhi.
Gjatë betejës, muxhahidët kapën një pjesë të zyrtareve të burgut, të cilët u ekzekutuan më vonë. Luftëtarët e El-Kaidës gjithashtu i konfiskuan të gjitha dokumentet nga ndërtesa.
Një numër i madh i trupave të armikut, të mbështetur me helikopterë, u rreshtuan në një rreze veprimi të madhe prej burgut në kërkim të muxhahidëve. Megjithatë, shumica e muxhahidëve dhe të burgosurve arritën të shpëtojnë dhe të ikin në siguri, ndërsa muxhahidët pësuan humbje minimale.
Regjimi udhëheqës tagut u detyrua ta pranojë se ky operacion, i kryer nga ana e El-Kaides, ishte një befasi e plotë për ta. Sulmi ishte planifikuar me kujdes dhe i kryer me aftësi të mëdha profesionale. 

01 October 2012

Një repiste franceze, surprizon fansat me veshjen e saj


Në valën e debateve rreth islamit në Francë dhe qëndrimit zyrtar ndaj veshjes islame atje, një nga yjet repiste në vend, publikon faktin se ka përqafuar islamin dhe është veshur me hixhab.
Tre vite pas një mungese dhe debati, ikona e repit francez, Melanie Georgiades, e njohur si Diams, është shfaqur me veshje islame.
Ajo e ka ndryshuar veshjen e saj në mënyrë të përshkallëzuar, ku shpesh herë shfaqej me kokë të mbuluar, por tani është hera e parë që ajo shfaqet e veshur me hixhabin islam.
Diams u shfaq në televizionin francez TV1, për të zbuluar rrugëtimin e saj nga ilaçet qetësues deri në qetësinë që ka gjetur në fenë islame. Ajo tregon se me fenë islame është prezantuar rastësisht, kur një nga shoqet e saj i ka thënë:”Më prit sa të falem dhe do të kthehem menjëherë.”
Ajo rrëfehet mbi jetën e saj të re dhe thotë se është e martuar që prej një viti, është bërë nënë prej disa muajsh dhe bën një jetë të qetë dhe të këndshme.
Youtube gëlon nga këngët revolucionare të Diams, e cila vajton gjendjen e nderë të shoqërisë franceze, ku ajo vetë shfaqet sa rebele aq dhe joshëse.
Por, sot, ajo duket më e qetë se kurrë dhe krejt e bindur për hapin e ndërmarrë. Ajo thotë se vendimi për tu konvertuar në myslimane është personal dhe ka ardhur pas studimit të Islamit dhe Kuranit.
Diams deklaroi për televizionin më të ndjekur TV1, se me konvertimin në islam, ka fituar qetësinë shpirtërore dhe se jeta si yll muzike nuk bën për të. Ky hap që kam hedhur, më shëroi zemrën. Tashmë e di çfarë duhet të bëj dhe përse ndodhem në këtë jetë – u shpreh ajo.
Lidhur me konvertimin në myslimane, ajo shtoi:”Unë kam qenë shumë e famshme dhe kisha gjithçka që mund të ëndërrojë një person. Megjithatë, unë qaja me dënesë kur ndodhesha vetëm në shtëpi. Këtë fakt nuk e dinte askush nga fansat e mi.”
Më pas ajo shton:”Kam marrë drogë dhe jam hospitalizuar që të shkëputem nga ai ankth, por këto përpjekje nuk kishin sukses. Një herë ndodhesha me disa shoqe, ku njëra prej tyre ishte myslimane. Në një moment, ajo na thotë:”Më falni disa minuta sa të falem dhe kthehem menjëherë.” Unë i thashë:”Edhe unë dua të falem.” E ajo ma ktheu:”Dakord, ashtu le të bëhet.”
Ishte hera e parë që kam vënë ballin tim në tokë dhe një ndjenjë e çuditshme më përshkoi gjithë trupin. Tani jam e bindur se sexhdeja, vendosja e ballit në tokë nuk bëhet veçse për Zotin.”
Ajo tregon se vajti për disa kohë në ishujt Moris dhe se nuk harroi të marrë dhe Kuranin me vete që ta lexojë dhe të njihet më thellë me Islamin. Gjatë këtyre ditëve të cilat i kaloi e vetme, u njoh me tolerancën në e fesë islame.
Pyetjes se si e kanë pritur të afërmit dhe miqtë lajmin e konvertimit në islam, ajo i përgjigjet:”Po, u tregova familjarëve dhe njerëzve më të afërm. Nuk ishte e lehtë, por në fund të fundit, kjo është jeta ime. Unë ndihem rehat në këtë besim.”
Diams flet dhe për çështjen e hixhabit në shoqërinë franceze, duke shtuar:”Unë shoh që jetoj në një shoqëri të hapur dhe liberale dhe ajo që më lëndon nuk janë kritikat, por sharjet, paragjykimet dhe kategorizimet. Pasi u bëra myslimane dhe para se të vesh hixhabin, e pyesja veten nëse do të mund ta mbaj shaminë në kokë. Një herë, gjendesha krejt e vetme në bregdet dhe me veta pyeta:”Krijuesi i këtij deti dhe këtij dielli, ka urdhëruar që gruaja të mbajë shami, e si mund ta kundërshtoj unë këtë urdhër?! Që aty, vendosa të vesh hixhabin.”  /ardhmeriaonline/
Ja edhe intervista e fundit me përkthim në boshnjakishtë