This is default featured slide 1 title

Go to Blogger edit html and find these sentences.Now replace these sentences with your own descriptions.

This is default featured slide 2 title

Go to Blogger edit html and find these sentences.Now replace these sentences with your own descriptions.

This is default featured slide 3 title

Go to Blogger edit html and find these sentences.Now replace these sentences with your own descriptions.

This is default featured slide 4 title

Go to Blogger edit html and find these sentences.Now replace these sentences with your own descriptions.

This is default featured slide 5 title

Go to Blogger edit html and find these sentences.Now replace these sentences with your own descriptions.

17 March 2013

Teoria e re thotë se vdekja nuk ekziston – Por çka?!


Shumë nga ne i frikësohemi vdekjes. Besojmë në të sepse na është thënë se do të vdesim. Njerëzit lidhen për trupin, kurse, siç e dimë, trupat vdesin. Mirëpo teoria e re shkencore thotë se vdekja nuk është akti final, shkruan në blogun e tij Robert Lanca, ekspert për teknologjinë e avancuar të qelizave.
Njëri nga aspektet e njohura të fizikës kuantike është se disa aspekte nuk mund të parashikohen në mënyrë absolute. Në vend të kësaj, ekziston një sërë observimesh të mundshme, secila me probabilitet të ndryshëm.
Një shpjegim i shpeshtë, interpretimi i “shumë botëve”, thotë se çdonjëra nga këto observime të mundshme korrespondon me një universum tjetër fare (multiuniversum), transmeton telegrafi njoftimin.
Teoria e re shkencore e quajtur biocentrizmi shumë pak ka spastruar këto ide. Ekziston numër i pakufishëm i universumeve dhe gjithçka që do të mund të ndodhte, ndodhë brenda tyre. Vdekja nuk ekziston në kuptimin e plotë në këta skenarë. Të gjitha universumet e mundshme ekzistojnë në të njëjtën kohë, pa marrë parasysh se çka ndodhë brenda tyre.
Edhe pse trupat tonë janë të përcaktuar që të asgjësohen, ndjenja e jetës – “Kush jam unë?”, është në të vërtetë një fontanë me energji prej 20 vatësh e cila e kontrollon trurin. Mirëpo kjo energji nuk zhduket pas vdekjes. Njëra nga aksiomat më te besueshme të shkencës është ajo se energjia kurrë nuk vdes, ajo nuk mund as të krijohet as të asgjësohet.
A bartet kjo energji nga një botë në tjetrën?
Nëse gjykohet sipas biocentrizmit, hapësira dhe koha nuk janë objekte të forta çfarë ne i konsiderojmë. Në qoftë se lëvizni dorën në ajër – në qoftë se i largoni të gjitha gjërat, çfarë mbetet? Asgjë.
E njëjta gjë mund të aplikohet edhe në kohë. Ne nuk mund të shohim asgjë përmes ashtit që e mbulon trurin tonë. Gjithçka që shohim dhe ndjejmë aktualisht është një vorbull informacionesh që ndodh në kokën tonë. Hapësira dhe koha janë vetëm mjete që i shfrytëzojmë në mënyrë që të gjitha t’i lidhim.
Pavdekësia nuk do të thotë ekzistim i përhershëm në kohën pa fund, ajo është e vendosur jashtë kohës. /ekuiliber/

09 March 2013

Edhe kjo është Amerikë : Gruaja si imam, gra të pambuluara në saf të njëjtë me meshkujt

Edhe kjo ndodh në Amerikë. Gjat kohë mendohej se kjo është një fotografi nga photoshop dhe se mesxhid i këtillë nuk egziston, derisa nuk u lajmërua imamja me emrin XHemilla ez-Zejni e cila ka deklaruar se te roli i saj nuk sheh asgjë që ndeshet me parimet islame.
Imamja Xhemila inicoi reagim edhe më të madh, me vet faktin që suren el Fatiha e recitoi të përkthyer në gjuhën angleze.

08 March 2013

Banesat historike të Salihut



 Qyteti historik ndodhet në rajonin Ala, 400 km larg qytetit të Medines, Arabi Saudite. Në kohë të lashta njihej me emrin Hixhr, ku gjendeshin objekte të shumta arkeologjike të civilizimit Enbat, në jug të Petra-së, Jordani. 
Banesat e Salihut përfshijnë 131 godina të skalitura në shkëmbinj, të cilat pasqyrojnë aftësitë arkitekturore të banorëve.
Që në lashtësi, Banesat e Salihut janë vizituar nga karvanët e shumta që udhëtonin drejt vendeve të Shamit. Gjatë periudhës islame, rajoni mori rëndësi, pasi rruga që përshkonin pelegrinët myslimanë kalonte pikërisht pranë Banesave të Salihut. Historiani Ibnu Batuta i ka vizituar dhe i ka përshkruar në librat e tij si ndërtesat, ashtu dhe natyrën përreth. /ardhmeriaonline/