This is default featured slide 1 title

Go to Blogger edit html and find these sentences.Now replace these sentences with your own descriptions.

This is default featured slide 2 title

Go to Blogger edit html and find these sentences.Now replace these sentences with your own descriptions.

This is default featured slide 3 title

Go to Blogger edit html and find these sentences.Now replace these sentences with your own descriptions.

This is default featured slide 4 title

Go to Blogger edit html and find these sentences.Now replace these sentences with your own descriptions.

This is default featured slide 5 title

Go to Blogger edit html and find these sentences.Now replace these sentences with your own descriptions.

19 March 2012

Siri: Luftime të ashpra në Damask


Në kryeqytetin e Sirisë, Damask, ka pasur luftime të ashpra ndërmjet kryengritësve dhe forcave qeveritare.
Aktivistët kanë thënë se përleshjet ishin ndër më të rëndat prej se ka filluar kryengritja kundër regjimit të presidentit, Bashar al-Asad, para një viti.
Përleshjet ishin zhvilluar në lagjen al-Mezze. Sipas banorëve, në këtë lagje janë të vendosura disa instalime të sigurisë.
Organizata Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, me seli në Londër, tha se 18 ushtarë të Sirisë janë plagosur gjatë luftimeve.
Këto luftime kanë ndodhur pas eksplodimeve gjatë fundjavës së kaluar në Damask dhe në Alepo, që është qyteti i dytë për nga madhësia, me ç’rast janë vrarë së paku 30 vetë.
Njëherësh, në Moskë, presidenti i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Jakob Kallenberger, pritet të takohet me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov, për të biseduar lidhur me mënyrat e dërgimit të ndihmës humanitare në Siri.

14 March 2012

OKB: “Komedia Hyjnore” të hiqet nga shkollat, fyen Muhamedin a.s


Organizata e Kombeve të Bashkuara ka marrë dje një raport nga agjencia e saj këshillimore, Gherush 92 që “Komedia Hyjnore” e Dante Aligerit duhet të hiqet nga kurrikulimat shkollore të mbarë botës, pasi është vepër antisemite, islamofobike, raciste. Mediat mbarë botërore e përcollën lajmin me shqetësim, pasi vetë grupi i studiuesve që i ka dhënë këtë këshillë OKB-së, është një grup serioz mendimet e të cilit OKB-ja e Ban Ki Munit i zbaton në projekte konkrete. Presidentja e këtij grupi, Valentina Sereni, deklaroi për mediat ndërkombëtare se “vepra epike e Dantes është ofensive dhe diskriminuese, e për këtë arsye nuk ka vend për të në klasat moderne”. 

Lajmi për ndalimin e Dantes nëpër shkollat mbarëbotërore, përfshi këtu edhe Shqipërinë, ka gëzuar vetëm muslimanët, të cilët janë të njëjtit mendim sa i takon kryeveprës “Komedia Hyjnore”. Agron Hoxha, përfaqësuesi i komunitetit musliman, u shpreh dje se “kjo këshillë është me vend pasi Dante në “Komedinë Hyjnore” ironizon të gjitha fetë monoteiste, si krishtërimin ashtu dhe islamin”. 

Sipas Hoxhës, Dante i ka njohur mirë religjionet, mes tyre edhe islamin, pasi mësuesi i tij Bruno Latini u pat shkolluar në Anadaluzinë muslimane. “Dante Aligeri në veprën e tij “Komedia Hyjnore” ka përdorur aspekte të vetë islamit për të ironizuar dhe demonizuar fenë. Në këtë kontekst ne e shohim si një këshillë me shumë vend”, - shprehet më tej Agron Hoxha. Sipas tij, çdo gjë që cënon harmoninë, dialogun, frymën e mirëkuptimit mes popujve dhe mes besimeve, qoftë në kontekstin kombëtar apo edhe atë global duhet penguar. “Duhen gjetur mënyrat për t’u penguar këto vepra që cënojnë pikërisht këtë ekuilibër, nuk duhen promovuar. Çdo gjë që shtyn njerëzimin drejt intolerancës duhet të pengohet, prandaj e theksoj edhe njëherë se kjo këshillë është shumë me vend, edhe pse vepra e Dantes është një vepër e Mesjetës”, - theksoi dje Hoxha.

Ndërsa intelektuali dhe përkthyesi i njohur Edmond Tupja thekson se një këshillë e tillë e kësaj agjencie, e bërë OKB-së, është një këshillë e gabuar. “Jam rritur me “Komedinë Hyjnore” të Dantes, jam ushqyer më të dhe tani nuk mund ta pështyj dot, pasi kjo vepër, si shumë vepra të tjera, jo vetëm ka kontribuar në formimin tim intelektual, por edhe më ka mësuar ta njoh më mirë njeriun, pra, edhe vetveten. Si intelektual i lirë, gjykoj se “Komedia Hyjnore” ka vlerat e një kryevepre. Mendoj se kjo këshillë që i është dhënë OKB-së, është një këshillë e gabuar, madje e rrezikshme do të shtoja, sepse shumë mirë mund të ngrihen të krishterët dhe të kërkojnë të heqin, fjala vjen, Firdusin apo Omer Khajamin, që mund të kenë ose kanë edhe ata ngjyresa fetare në veprat e tyre. Unë për vete jam ateist, por mendoj se vlerat e veprave të tilla si ajo e Dantes mbeten në themelin e shoqërisë sonë në shkallë planetare dhe këtë e ka treguar dhe e ka vulosur koha”. /bw/

10 March 2012

Sa zotëra kanë shqiptarët?!


 Po tu lëshohet një sy revistave dhe gazetave tona do të shohim se fjalët e huaja po zënë me të madhe vendin fjalve tona të bukura.Kjo mund të kuptohet deri dikund, pasi që, si komb  dhe si shoqëri gjendemi  në një kaos politik dhe organizativ, prandej kjo sëmuarje shoqërore  solli përpos krizës politike dhe atë morale dhe kulturore.Me këtë shkrim nuk do të bëhet fjalë për përdorimin e fjalëve të huaja,që i kanë vërshuar gazetat dhe revistat tona,por do të bëhet fjalë për përdorimin gabimisht në të shkruar dhe në të folur të fjalës Zoti...në vend të fjalës zotëri...Pra thuhet gabimisht:Zoti Kryerar.Zoti X..Y.. në vend që të thuhet : Zotëri Kryetar,Zotëri X. etj.Dihet se prej fjalës Zot-i rrjedhin shumë fjalë,që kanë marrë  kuptim të veçant psh.:zotëri, i zoti i shtëpisë,e zonja e shtëpisë,njeri i zoti,njeri zotëri,i zoti i fjalës,i zoti pushkës,i zoti i pendes etj.Populli ynë me fjalën Zot-i kupton Krijuesin e vetëm të gjithësisë,qiejve dhe tokës dhe jetes në të.Me fjalën zotëri i drejtohemi një njeriut që nuk e njohim,apo që e njohim,por i drejtohemi në mënyrë zyrtare dhe me nderim.Ndërsa me fjalën i zoti i shtëpisë kuptojmë kryefamiljarin apo përgjegjësin e familjes.Të përdoret fjala Zoti në vend të fjalës zotëri, jo që në pikpamje gjuhësore është shkelje e rënd,pasi që  po e varfërojmë gjuhën tonë me një fjalë që ajo e ka,por edhe po bëjmë shkelje të rënd etike dhe morale sepse të Madhin  Zot po e fyejm duke shpikur e shpifur zotëra-njerëz,pra po i shoqërojmë Atij shokë.

    Dihet se gjatë sundimit të diktarurave të kuqe,diktatorët e patën mohuar Zotin e vërtetë për ta bër vetveten e tyre pronarë(zotëri)dhe Zot jo vetëm të pakurrizorve,që e shoqëronin për tua bërë aminin urdhërave të tyre,por me mjete më barbare i detyronin banorët e ''torishtës'' së tyre t`i konsideronin ata zotëra të vërtetë,por t`i quanin thjeshtë shokë.Dihet se  fillozofia sllavo-orthodokse-komuniste përdorin demogagjinë dhe rrenën si mjetë manipulimi dhe mashtrimi,prandej edhe për këtë qëllim komunistët shqiptarë e patën zëvëndësuar fjalalën zotëri me fjalën shok.Sot, e kundërta e sundimit të diktatorve ateist, fjala shok-u është hjekur nga përdorimi dhe në vend të saj me të madhe po përdoret gabimisht fjala zoti në vend të fjalës zotëri.Këtë far lloj pështjellimi të fjalve dhe kuptimeve nuk mund ta arësyetoi arësyeja e shëndosh dhe nuk dihet se për çfarë arësyeje u bë dukuri e gjër tek ne shqiptarët.Kjo mund të jetë edhe një anomali më  shumë në mozaikun e anomalive të shumta shqiptare,që u krijuan në dhjetëvjeçarin e fundit të këtij shekulli.
    Deri sa redaktorët e gazetave dhe revistave tona nuk kanë mundësi të zgjedhin krizën e thellë politike dhe morale në të cilën e futën kombin tonë karrjeristët e sëmuar për pushtet dhe partiakët e shtir,ata kanë mundësinë që sëpaku këtë dukuri të shëmtuar, të zëvendësimit të fjalës zotëri me fjalën Zoti, ta korigjojnë dhe përmirësojnë me anë të lektorve që i kanë punësuar në redaksitë e tyre.Por, përgjegjësia më e madhe duhet të bie në gazetarët dhe intelektualët të cilët merren me shkrime dhe nuk dijnë, apo nuk don të dijnë se nuk bënë të përzihet dhe të përdoret gabimisht fjala Zoti... në vend të fjalës zotëri... (Shefqet Jashari-Strofci)

03 March 2012

Rusia nuk do të ndërhyjë ushtarakisht në ndihmë të Sirisë

Rusia ka deklaruar se nuk do e mbështesë ushtarakisht Sirinë, sipas traktatit të miqësisë mes dy vendeve, nëse kjo e fundit ekspozohet ndaj një sulmi ushtarak të mundshëm. Nga ana tjetër, Rusia i dënoi thirrjet që kanë lëshuar disa vende për të armatosur opozitën siriane.
Zëdhënësi i ministrisë, Aleksandër Ukashevic, ka thënë në një deklaratë se Traktati i miqësisë dhe bashkëpunimit i nënshkruar mes Bashkimit Sovjetik dhe Sirisë në vitin 1980, i cili është akoma në fuqi, nuk e detyron Rusinë ti vijë në ndihmë ushtarakisht Sirisë nëse kjo e fundit sulmohet.
Ai shtoi se neni i VI i Traktatit në fjalë, thekson se:”Në rastet kur kërcënohet paqja ose siguria e njërës palë, ose shkelet paqja dhe kërcënohet siguria botërore, atëherë dy palët kontraktuese do të hyjnë në kontakt për të koordinuar qëndrimet e tyre për shmangien e rrezikut dhe rikthimin e paqes.”
Ai tha se:”Sido që të jetë, Rusia nuk do e ndërmarrë një hap të tillë”. Në fakt, një nga nenet e Traktatit, thekson se Rusia do të ndërhyjë nëse një palë e tretë sulmon Sirinë.
Nga ana tjetër, zëdhënësi rus tha se Mosko do u kërkojë sqarim nga OKB për thirrjet e disashteteve për armatosjen e opozitës siriane.
Ai kritikoi kanalet satelitore mes tyre dhe Alxhaziran, për të cilat tha se po u mundësojnë ekstremistëve të heqin qafe të gjithë ata që nuk kanë të njëjtin mendim me ta në krizën siriane.
Ndërkohë, përfaqësuesi i Arabisë Saudite dhe zëdhënësi i vendeve të Gadishullit Arabik në OKB, ka deklaruar se vendet e Gadishullit janë të gatshme tu prijnë përpjekjeve për shpëtimin e popullit sirian. Ai tha se ne jemi të gatshëm të mbështesim popullin sirian për të mbrojtur veten nga një regjim që e ka humbur legjitimitetin e tij që kur filloi gjakderdhjen.
Ai tha se:”Ne jemi dëshmitarë se komuniteti ndërkombëtar është përballë një Serbrenice të re, e  cila duhet ti brejë ndërgjegjen. Për fat të keq, reagimet janë të tilla sikur të mos ishte nxjerrë mësim nga Ruanda, Kosova dhe Gazza.”
Ai e mbylli fjalën e tij para asamblesë së përgjithshme të OKB me fjalët:”Historia do u gjykojë, ashtu siç do u brejë ndërgjegja nëse nuk do ua vini veshin kërkesave për ndihmë nga populli sirian.” /ardhmeriaonline/