This is default featured slide 1 title

Go to Blogger edit html and find these sentences.Now replace these sentences with your own descriptions.

This is default featured slide 2 title

Go to Blogger edit html and find these sentences.Now replace these sentences with your own descriptions.

This is default featured slide 3 title

Go to Blogger edit html and find these sentences.Now replace these sentences with your own descriptions.

This is default featured slide 4 title

Go to Blogger edit html and find these sentences.Now replace these sentences with your own descriptions.

This is default featured slide 5 title

Go to Blogger edit html and find these sentences.Now replace these sentences with your own descriptions.

23 February 2012

Nxënësit e gjimnazit “Frang Bardhi” në Mitrovicë protestojnë për shoqet e mbuluara


Mbi 100 nxënës të gjimnazit “Frang Bardhi” në Mitrovicë, kanë bojkotuar të mërkurën mësimin, në shenjë proteste kundër largimit nga shkolla të shoqeve që mbajnë veshjen islame.

“Ligji për shaminë, për shkollat fillore dhe të mesme është aprovuar në Parlamentin e Kosovës dhe ai duhet të zbatohet”, ka thënë Ahmet Fazliu, drejtor i gjimnazit, ndërkohe që ligji për shtrirjen e autoritetit teritorial të shtetit të Kosoves nuk funksionon, dhe Mitrovica është ende e ndarë
Ai tha se shkolla që ai drejton ka shtatë “nxënëse me shami”, dhe se të martën i ka ftuar në zyrë për t’ua kumtuar vendimin e Drejtorisë së Arsimit, sipas të cilit ato nuk do ta kenë mundësinë që ta vazhdojnë procesin mësimor në të ardhmen, “nëse vazhdojnë të vijnë me shami në kokë”.
Nxënësi Behar Salihu, tha se janë shtatë paralele që kanë dalë për të protestuar kundër ndalimit të ardhjes në shkollë të shoqeve. Ndërsa, nxënëset që mbajnë shami, Fatime Veliu dhe Raza Zena, thanë se mbajtja e shamisë është e drejtë e tyre personale.
“Nuk kuptojmë pse të përjashtohemi tani, kur kanë mbetur edhe pak muaj deri në përfundim të vitit”, thanë ato.
Drejtori thotë se e ka transmetuar vendimin e Drejtorisë së Arsimit.
“Ndërsa, u kam premtuar se një javë para përfundimit të procesit mësimor do t’i ftojmë ato që t’i nënshtrohen provimeve të lëndëve, për të marrë klasën dhe për të mos e humbur vitin”, shton Fazliu, i cili kërkoi nga nxënëset t’i kthehen mësimit.
Përndryshe, nëse për tre ditë mungojnë pa arsye, atëherë në bazë të ligjit nuk janë nxënës të rregullt të kësaj shkolle dhe mund ta humbin vitin.



21 February 2012

Mjekime popullore me bazë limoni për shëndetin tuaj

-Ka një numër shumë të madh të mjekimeve me bazë limoni, që këshillohet t’i përdorni si mjekime popullore. Lëngu i limonit furnizon trupin me vitaminë C dhe B, si dhe me minerale si: kalciumi, fosfori dhe magnezi. Limoni ka edhe efekt antibakterial. Duhet të keni parasysh të zgjidhni limona të verdhë, që nuk kanë reflekse me ngjyrë jeshile. Vlerat e limonit fillojnë të humbasin pas një jave, nëse i mbajmë në temperaturën e ambientit. Nëse i mbajmë në frigorifer, vlerat e tyre zgjasin më tepër (2-3 javë). Mjekimet popullore me bazë limoni janë: 
*** 
Temperatura. Pini ujë të ngrohtë me limon kur duhet të ulni temperaturën. Lëngu ndihmon në uljen e saj, duke rritur djersitjen. 
*** 
Infeksionet në grykë. Limoni ofron avantazhe antibakteriale, që ndihmojnë në trajtimin e infeksioneve të grykës. Pini një gjysmë gote lëng limoni para se të flini. 
*** 
Dhembja e grykës. Zbutni dhimbjen e grykës, duke pirë një lëng limoni, shoqëruar me një lugë mjaltë. Për të bërë një shurup kurativ përzieni 4 lugë lëng limoni, një filxhan mjaltë dhe gjysmë gote vaj ulliri. Ngrohni përzierjen për 5 minuta dhe më pas hani nga një lugë çdo 2 orë. 
*** 
Probleme në rrugët e frymëmarrjes. Trajtoni problemet e frymëmarrjes duke pirë ujë me limon, një mjekim ky që mund të ndihmojë një person që vuan nga astma, të marrë frymë më mirë. 
*** 
Problemet e tretjes. Përzieni lëngun e limonit me ujë të ngrohtë për të trajtuar problemet e tretjes si: djegie të stomakut, parazitët, të vjellat dhe fryrjet. 
*** 
Plagët e vogla. Ju mund të ndaloni hemorragjinë dhe të disinfektoni plagë të vogla, duke aplikuar mbi to një sasi të vogël lëngu limoni. Kjo edhe mund të shkaktojë pak djegie, por është në të mirë të shëndetit tonë. 
*** 
Gjakrrjedhja nga hundët. Hidhni lëngun e limonit në një copë prej pambuku dhe e vendosni me kujdes tek hunda, kur është duke ju dalë gjak. 
*** 
Kuroni reumatizmin. Meqenëse limoni përmban sasi diuretike, mund të përdoret për të kuruar reumatizmin dhe artritin. Për më tepër ai ndihmon në eliminimin e baktereve nga trupi. 
*** 
Lëkura e fytyrës. Limoni mund të rinojë lëkurën e fytyrës. Lëngu ndihmon edhe në luftimin e shenjave të plakjes, si pikat e zeza apo rrudhat. Mjafton të lyeni fytyrën me lëngun e një gjysmë limoni të përzierë me një lugë mjaltë dhe ta lini të veprojë për 10-15 minuta. 
*** 
Dhembja e dhëmbëve. Vendosni lëng të freskët limoni mbi dhëmbin që ju dhemb, për të hequr dhembjen. 
Gjakderdhja nga mishrat e dhëmbëve. Masazhoni me lëng limoni mishrat, për të ndaluar gjakrrjedhjen. Lëngu mund të heqë edhe erën e keqe që shkaktohet nga mishrat e dhëmbëve. 


Filmi turk "Fetih 1453" thyen rekorde


Filmi që trajton ngadhënjimin e Stambollit prej Sulltan Mehmet Ngadhënjimtarit u shfaq në Evropë në një mbrëmje premierë në qytetin Koln të Gjermanisë, njoftojnë mediat turke.
Në premierën e organizuar në qytetin Koln të Gjermanisë për filmin "Ngadhënjimi 1453", turqit e Evropës treguan një interes të madh. Filmi për të cilin janë shpenzuar 17 milionë dollar, është edhe filmi me buxhetin më të madh në historinë e kinematografisë së Turqisë. Aktorët dhe regjisori filmin e panë së bashku me kinemadashësit në kinemanë Cinedom të Kolnit.
Ekipi i filmit hyri në kinema duke kaluar nga qilimi i kuq nën shoqërinë e duartrokitjeve dhe brohoritjeve të spektatorëve. "Ngadhënjimi 1453" u shfaq njëkohësisht në katër salla të ndryshme të kinemasë. /koha/

18 February 2012

Statuja e shkatëruar e Jezusit

Një statujë e Jezu Krishtit e kishës në Ohajo të SHBA ishte goditur nga rrufeja gjatë një stuhie të rëndë. Mëpastaj  nga zjarri i shkaktuar statuja ka shpërthyer dhe është djegur tërësishtë. Statuja është vlerësuar në 300.000 dollarë e bërë nga leshi i xhamit dhe polisterolit në brendinë e së cilës ishte një kornizë hekuri. Zjarri që ndodhi ka shkaktuar edhe dëme prej 400,000 dollarë për "Kishën Solid Rock" në Monroe, Ohajo. Më tepër në këtë link...

16 February 2012

NXEHEN PËRSËRI UJËRAT NË NGUSHTICËN E ORMUZIT


Në Ngushticën e Ormuzit ujërat po nxehen përsëri.
Aeroplanmbajtësja amerikane USS Lincoln, është marrë nën vëzhgimin të afërt të varkave sulmuese të Iranit.
Pentagoni ka hedhur pretendimin se Irani për të mbyllur Ngushticën e Ormuzit ka përgatitur motobarka sulmuese të ngarkuara me bomba.
Aeroplanmbajtësja amerikane, Lincoln, gjatë kalimit nga Ngushtica e Ormuzit është shoqëruar prej anijeve luftarake amerikane.
Gjatë kalimit, motobarkat iraniane me raketa, si dhe një avion i telekomanduar së bashku me një helikopter e ndoqën nga afër aeroplanmbajtësen që iu afrua brigjeve iraniane.
Detyra e Lincolnit pas Gjirit Persik, u bë e ditur se është ndihma në operacionet e NATO-s në Afganistan dhe më pas aeroplanmbajtësja do të kthehet në Gjirin Persik.
Autoritetet amerikane gjithashtu kanë hedhur pretendimin se Irani ka përgatitur edhe motobarka për sulme vetë-asgjësuese.
Komandanti i forcave detare amerikane në rajon, Admirali Mark Fox, njoftoi se ata janë duke u përgatitur kundër një mundësie të mbylljes së Ngushticës së Ormuzit prej Iranit si dhe tha se ata kanë marrë masa duke e rritur numrin e nëndetëseve në 10, duke depozituar mina dhe duke rritur edhe numrin e anijeve sulmuese.
Irani më parë kishte bërë kërcënimin se në rast se interesat vitale do të rrezikoheshin, atëherë ata do të mbyllnin Ngushticën e Ormuzit.
Kurse Bashkimi Evropian ka vendosur që t'i aplikojë embargo Iranit në mënyrë graduale.
Ndërkohë, Shefi i Shtabit të Rusisë, Nikolai Makarov ka hedhur pretendimin se armiqtë e Iranit do të vendosin brenda disa muajve se çfarë do të bëjnë kundër këtij vendi.
Makarov tha se drejt muajve të verës pritet një aksion kundër Iranit, por lidhur me frazën "armiqtë e Iranit" ai nuk dha detaje. /trtshqip/

14 February 2012

De-islamizimi i gjeneratave: Ndikimi i arsimimit indoktrinues mbi rininë muslimane – Rasti i Kosovës

Autor: Fatlum Sadiku
Hyrje
Ky punim socio-analitik, mëton të prekë njërin kontekst të dimensionit social të Islamit në Kosovë, konkretisht segmentin e arsimimit kolektiv të të rinjëve, mbi themele, shtylla, e principe de-islamizuese e anti-islame, në 50 vjeçarin e fundit, nën regjimin, hegjemoninë dhe kontrollin jugosllav, por në frymën kulturore dhe kurrikulimin shkollar nacional-komunist, të importuar nga Shqipëria komuniste. Një punimi për një periudhë aq të gjatë kohore, natyrisht se nuk mund t’i vihet kapak me pak fletë, por gjithsesi jam munduar të jem sa më përmbledhës në përpjekjen time. Punimi nisë me prekjen e faktorëve të jashtëm, që ndikuan në degjenerimin e situatës deri në atë pikë, ku shqiptarët e Kosovës mbetën vetëm, nën darët e socializmit/komunizmit jugosllav e enverist, jashtë çdo kontakti me botën islame. Do të përmendën kalimthi ndikimet dhe implikimet e nacionalizmit literal shqiptar, të krijuar nga albanologët e huaj, nga shtetet si Austro-Hungaria e Italia, dhe nga të ashtuquajturit “Rilindasë kombëtarë”, respektivisht finesat e ketyre ndikimeve në procesin de-islamizues. Do të përmendet edhe ndikimi që pati procesi latinizues i alfabetit tek shqiptarët e Kosovës. Më pas elabrohet periudha post viteve '50, dhe implikimet e shkollares në inventimin e bindjeve, formësimin dhe kalibrimin de-islamizues të rinisë. Do të trajtohetedhe periudha e të së kaluarës moderne të Kosovës, respektivisht ajo e konstelacioneve mbi të cilat kaloi arsimimi i shqiptarëve të Kosovës, nisur që nga fundvitet 60. Këtu theks të veçantë i vëhet krjimit të Universitetit të Prishtinës më 1970, respektivisht rolit, ndikimit, dhe metodave të këtij Universiteti, në mbjelljen e klimës indoktrinuese, dhe de-islamizuese në vend, permes kuadrove komuniste e nacionaliste, dhe kurrikulimit mësimor të po të njejtës natyrë. Do të përmendet edhe dukuria pasuese që doli nga arsimimi komunist e nacionalist: de-islamizimi masiv i emrave të shqiptarëve, respektivisht dukuria e vënies së emrave të huaj dhe shqiptarë në vend të atyre muslimanë. Do të bëhet fjalë edhe për lidhjen paradoksale, që rryma dominuese e sotshme në arsimin shoqëror kosovarë: katolikocentrizmi ka me ligjërimet socialiste/komuniste që pretendohen të jenë të tejkaluara nga kurrikulumi. Do elaborohet kurba e kalimit nga ligjërimi nacional-komunist, në atë nacional-katolicist, permes glorifikimit të figurave të krishtera, nga historigrafia, përkatësisht injorimi dhe përulja që u bëhet figurave islame, respektivisht do të theksohen aspektet konkrete të ofendimeve direkte të identitetit islam, Islamit si Fe e Civilizim si dhe muslimanëve. Natyrisht në fund, tek Përmbledhja, mëtohet ofrimi i alternativave, dhe metodave për dalje nga situata dëshpruese permes rolit proaktiv dhe angazhimit të vetë rinisë. Përgjegjësitë mbi punimin janë ekskluzivisht të mijat. Teksti i plotë...

09 February 2012

Projektligji i ri mundëson ardhjen e bankave islamike

Projektligji i ri për bankat, institucionet mikrofinanciare dhe institucionet jobankare, hap dyert që në Kosovë të nisin operimin edhe bankat islamike. Bankierët islamikë mund t’ia mësyjnë Kosovës që pas futjes në fuqi që këtij draftligji, por me kushte të cilat i përcakton Banka Qendrore. Në dëgjimin publik të organizuar të mërkurën nga Komisioni parlamentar për buxhet dhe financa, është vlerësuar se përveç futjes së kapitalit islamik në tregun financiar të vendit, duhet të formohet edhe një ligj tjetër i veçantë për institucionet mikrofinanciare dhe ato jobankare. 

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka theksuar se zhvillimi i sektorit bankar ka ndikuar në nxjerrjen e një ligji të ri, për zëvendësimin e rregullores së UNMIK-ut me të cilën funksionon sistemi bankar. 

Ai ka vlerësuar se ndryshimet në praktikën e mbikëqyrjes bankare kanë rritur kërkesën për nxjerrjen e Ligjit të ri për bankat, institucionet mikrofinanciare dhe institucionet e tjera financiare jobankare, me qëllim të reflektimit të ndryshimeve që kanë ndodhur nga viti 1999.

"Ligji përmirëson standardet e qeverisjes së bankave. Dispozitat e tij i japin autoritet Bankës Qendrore të ndërmarrë masa përmirësuese, si dhe të vendosë gjoba administrative për shkelje të ndryshme të ligjit, me qëllim të forcimit të stabilitetit financiar në vend", ka thënë Hamza. 

Ai ka theksuar se ligji përcakton një strukturë të qartë të pronësisë dhe njëkohësisht eliminon paqartësitë ekzistuese në drejtim të institucioneve mikrofinanciare dhe atyre jobankare.

"Në përgjithësi, ky ligj ka për qëllim ndërtimin e një infrastrukture moderne ligjore për licencimin, mbikëqyrjen dhe rregullimin e bankave, institucioneve mikrofinanciare dhe institucioneve financiare jobankare, si dhe sigurimin e një niveli të përshtatshëm mbrojtës të interesave të depozitarëve", është shprehur Hamza. 

Sipas ministrit të Financave, hartimi i dokumentit ligjor për rregullimin e sektorit bankar ka qenë kërkesë e dalë nga marrëveshja ndërmjet Qeverisë dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. 

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Gani Gërguri, ka thënë se risia kryesore që sjell miratimi i ligjit ka të bëjë me forcimin e kritereve të qeverisjes, si nevojë aktuale për bankat dhe institucionet financiare në Kosovë.

“Ky ligj nxit forcimin e kritereve të qeverisjes dhe i jep mundësi BQK-së për mbikëqyrje të konsoliduar”, ka thënë Gërguri. Sipas tij, pas aprovimit të këtij draftligji, bankierët islamikë kanë të drejtën e operimit në tregun financiar të Kosovës.

“BQK-ja përcakton dhe kontrollon detajet e operimit të bankingut islamik. Ligji hap derën edhe për ardhjen e investitorëve të tjerë të jashtëm”, është shprehur Gërguri. /kohaditore/

07 February 2012

Shehadeti ne ushtrine Turke (Video)

Ushtaret e Shtetit te Turqise me rastin e diplomimit shqiptojne deshmine Islame shehadetin dhe Suren el Fatiha. MashAll-llah ....All-llahu Ekber

Deklarata e Dëshmisë ( Shehadeti): Esh-hedu en La Ilahe il-lAllah we esh-hedu enne Muhamedun abduhu we Resulullah"

Përkthimi i së cilës është:

"Dëshmoj se s'ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, dhe se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij."

Si dhe surja e pare ne Kur'an el Fatiha:

1. Fatiha
1. BISMI ELLAHI ER-REHMANI ER-REHIMI
2. EL-HEMDU LILLAHI RABBIL-'ALEMINE
3. ER-REHMANI ER-REHIMI
4. MALIKI JEWMI ED-DINI
5. 'IJAKE NA'BUDU WE 'IJAKE NESTA'INU
6. EHDINA ES-SIRATEL-MUSTEKIME
7. SIRATEL-LEDHINE 'EN'AMTE 'ALEJHIM GAJRIL-MEGDUBI 'ALEJHIM WE LA ED-DALLINE

Perkthimi dhe komenti i sures se pare el Fatiha:

1. Fatiha
1. Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
2. Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botëve!
3. Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
4. Sunduesit të Ditës së Gjykimit (përgjegjësisë-shpërblimit)!
5. Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm te Ty kërkojmë ndihmë!
6. Udhëzona (përforcona) në rrugën e drejtë!
7. Në rrugën e atyre, të cilët i begatove me të mira, jo në të atyre që kundër veti tërhoqën hidhërimin, e as në të atyre që e humbën veten!

06 February 2012

“Presheva për Kosovën, veriu për Serbinë”

Ish-koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Europën Juglindore, Erhard Busek, deklaroi se Prishtina dhe Beogradi duhet të nisin diskutimet për ndryshime territoriale të hartës së dy shteteve. 
Në një prononcim për KTV-në, ai tha se kjo është zgjidhja më e mirë për të siguruar stabilitet afatgjatë. Sipas tij, ky “shkëmbim territoresh” do të shpërblehej me statusin e vendit kandidat për Serbinë dhe njohjen nga pesë vendet e mbetura të Bashkimit Europian, për Kosovën.
Sipas Busek, është e arsyeshme që Presheva, Medvegja dhe Bujanovci, tre qytetet serbe me popullsi dërrmuese shqiptare dhe rrethinat e tyre, të përfshihen në shtetin kosovar. Nga ana tjetër, krahinat me popullsi serbe në veri të Kosovës do të kalonin në shtetin e tyre “nënë”.
”Jam i bindur që nëse bisedimet aktuale nuk do të sjellin asnjë zgjidhje, atëherë ndarja mbetet e vetmja mundësi”, u shpreh Busek.
Sa u përket bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit, ai ka thënë se vetëm pas zgjedhjeve në Serbi do të krijohen kushte të favorshme për zhvillimin e bisedimeve. 
Aleanca Kuqezi reagoi ashpër kundër fjalës së Erhard Busek, ndërsa theksoi se ndarja e Kosovës është një ide pa asnjë bazë.
”Kufijtë e Kosovës nuk janë dhe nuk mund të jenë një çështje pazaresh”, shkruante “AK” në një deklaratë të botuar për shtyp, mëngjesin e së dielës.
”Ne mbështesim projektin amerikan për Kosovën, pasi shkëmbimi i territoreve nuk është garanci për stabilitet. Propozimi i Erhard Busek nuk është aspak konstruktiv për rajonin”, vlerësoi Aleanca./tch/ 

02 February 2012

Ballkani drejt ndryshimit të kufijve


Një raund të ri ndryshimi kufijsh do të kemi së shpejti në Ballkan. Kosova dhe Bosnje e Hercegovina janë ende dy vende politikisht dhe ekonomikisht të brishta, që jetojnë nën protektoriatin e vendeve perëndimore, së bashku me Maqedoninë. 
Kështu thotë Instituti Gjerman për Cështjet Ndërkombëtare dhe Sigurinë, SWP, në bazë të një analize të kryer nga Dusan Reljic, ku nënvizohet se konfliktet etno-politike do të ndodhin sërish në këto tre vende. 
Në dy dekadat e fundit konfliktet territoriale në zonën e ish-Jugosllavisë janë zgjidhur me tërheqjen e kufijve, gjë që rrallë ka ndodhur pa dhunë, vlerëson analiza. 
Sipas saj, vendi ku harta politike ka mundësi të rishikohet është trekëndëshi i përbërë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. 
Kjo zonë dominohet kryesisht nga popullsia shqiptare, shumica e të cilës kërkon bashkimin në një shtet të vetëm. Kështu, nga një sondazh i kryer në vitin 2010 rezulton se: 
81 për qind e popullsisë shqiptare në Kosovë kërkon një Shqipëri të Madhe, në Maqedoni të njëjtën gjë e kërkon 66 për qind e shqiptarëve dhe në Shqipëri 63 për qind. 
Në vitin 2009, thuhet në web site-n e SWP, ambasadori amerikan në Tiranë u përpoq të bindte kryeministrin Sali Berisha që të largonte idenë e Shqipërisë së Madhe. 
Por, lëvizja Vetëvendosje, forca e tretë parlamentare në Kosovë dhe që po përhapet me shpejtësi, ka ringjallur idenë në radhët e kombit shqiptar në Ballkan, duke e vendosur atë në majë të prioriteteve të saj. 
Gjithashtu, edhe serbët e Kosovës refuzojnë të jenë pakicë në një shtet me shumicë shqiptare, gjë që sipas SWP, bën më të fortë hipotezën për një rishikim të kufijve në Ballkan. 
Shpërthimi i një konflikti të ri etno-politik do të godiste në zemër Evropën jug-lindore dhe investimet që Shtetet e Bashkuara  dhe vendet e Evropës perëndimore kanë bërë atje. 
Vendet e Ballkanit perëndimor janë të kufizuara nga vendet anëtare të BE, kështu që cdo destabilitet në to do të kishte impakt edhe në vendet fqinje, kryesisht në formën e emigracionit. 
Për rrjedhojë, qëndrimet e ndryshme politike mes Shteteve të Bashkuara dhe Evropës perëndimore për Ballkanin me shumë mundësi do të ridalin në sipërfaqe. 
Nga ana tjetër, pesë vendet anëtare të BE që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës nuk po japin shenja për një ndryshim të qëndrimit të tyre. 
Gjithashtu, përballjet e Kinës dhe Rusisë me Perëndimin për politikat e fundit në Ballkan, që nuk janë harruar, ka shumë mundësi që të rishfaqen në arenën ndërkombëtare, vlerëson më tej analiza. /tch/