This is default featured slide 1 title

Go to Blogger edit html and find these sentences.Now replace these sentences with your own descriptions.

This is default featured slide 2 title

Go to Blogger edit html and find these sentences.Now replace these sentences with your own descriptions.

This is default featured slide 3 title

Go to Blogger edit html and find these sentences.Now replace these sentences with your own descriptions.

This is default featured slide 4 title

Go to Blogger edit html and find these sentences.Now replace these sentences with your own descriptions.

This is default featured slide 5 title

Go to Blogger edit html and find these sentences.Now replace these sentences with your own descriptions.

17 April 2022

Konflikti i padukshëm te shqiptarët

       Te populli shqiptarë egziston një konflikt i mbuluar, i padukshëm. Ky lloj konflikti ndodh ndërmjet nacionalizmit ("atdhetarizmit, patriotizmit) dhe Islamit. Në thelb kjo lloj ndarje është ndërmjet besimit dhe mosbesimit i cili në mënyrë hipokrite manifestohet në forma dhe trajta të ndryshme. Do të ishte e udhës të përmendim disa argumente që i shkojnë përkrahë këtij konflikti të brendshëm ndërshqiptarë.

- Insistimi konstant në flamuj të cilët bien ndeshë me konceptet religjioze:

- Insistimi në figura nga e kaluara historike, shumica e të cilëve i takojnë vetëm njërës kulturë:

- Të ndikuarit nga mitologjia:







19 November 2017

O Zot, fali se ata nuk dinë çfarë bëjnë

A ju kujtohet skena trishtuese nëpër filmat mbi Jezusin, akti kur e "kryqëzojnë" dhe ajo thënia e famshme "O Zot, fali se ata nuk dinë çfarë bëjnë" Është e vërtetë kjo thënie e vërtetë, apo e trilluar, ne nuk do të meremi me të, por jam i mendimit se ia vlen që të krahasohet me kohët e sotit. Ka shum raste kur të rrinjët "modern" i shfrytëzojnë vikendet pët tu dëfryer e për tu dehur me alkool e mëpastaj për të bërë skena qesharake (ndonjëherë edhe të turpshme) nëpër rrugë. Shum të rrinjë bëjnë tetovime të ndryshme nëpër trup, me qëllim që të tërhekin vëmendjen e të tjerëve. Mos përmendim paradat e sodomistëve, të cilët kërkojnë "të drejtat" e tyre. Kësilloj situatash (raste) nëse do të kishim vazhduar të do të përmendim plotë, bile edhe më tepër nëse do të ishte në formë të ndonjë anketimi ose opinioneve. Krejtë këto situata që i përmendëm janë bërë normale për shumicën e njerëzve, por ajo që deshta të theksojë është se a guxon kështu të mbeten dukuritë te ata të cilët janë të thirur që të veprojnë dhe punojnë racionalishtë. Në një rast vdekjeje ndodh që imami tri herë të këndojë pjesë nga Libri i Zotit (Njëherë në oborrin e shtëpisë, njëherë te oborri i xhamisë, ose varrezat, varësishtë prej rrethanave dhe terrenit dhe herën e tretë mbasi varroset i ndjeri.) Ka situata që para se me e bartur të ndjerrin deri te varrezat imami pyet të pranishmit se si e kanë ditur të ndjerin (mbase element i krishterë) të mirë ose ndryshe. Për çudi edhe nëse është grua, parashtrohet e njëjta pyetje. Ka situata të tilla ku mbi arkivole ose nëpër gurët që shërbejnë si shenja nëpër varreza të paraqiten simbole të vjetra me domethënie dhe përmbajtje të dyshimta

06 October 2015

Patjetër të besoni kur ne ju informojmë!!!

     Një pamje krejtësishtë e thjeshtë (e njëfar manifestimi ku vogëlushja mahnit njerëzit prezentë, me recitimin e sajë), e marë prej një videoje të cilën qëmoti kam patur rastin që personalisht ta ndjek nëpërmjet internetit (për fat të keq nuk mund ta gjej lidhjen deri te videoja, në xhunglën e informatave nëpër të cilat çdo ditë lundrojmë), sot nëpër disa mediume dhe portale dashakeqe dhe islamofobe (faktordokaz ) në mënyrë bombastike e titullojnë si bizaritet tregti me foshnje, shitje e tyre për të bërë zina, më preku tej mase dhe më detyroi që ta shkruaj këtë postim. Betohem në Zotin e Lartësuar, se personalisht kam patur rastin ta ndjek videon, prej nga është marë pamja në fotografinë e vendosur në postim. Aspak nuk ka të bëjë me atë që shkruhet si lajm se dikush atje bën shitjen e foshnjeve. Prej nga buron ky josinqeritet kaq i madh i këtyre mediave propagandistike është vështirë të kuptohet. Ndoshta për një grusht dollarësh të cilët mund t'i paguajnë makineritë propagandistike perëndimore. Pravosllavët nuk e kanë për dert nëse kjo i dëmton muslimanët. Kjo bile mund të ishte edhe një plus për ta. Fakti tjetër i cili habit është edhe më kontravers. Pikërishtë këto mediume ndodhen në krahun opozitar të politikës aktuale në Maqedoni, të cilët luftojnë kundër tiranizmit të politikës aktuale të udhëhequr nga VMRO DPMNE, aferave të ndryshme korruptive, keqpërdorimit të pushtetit, montim të proceseve të ndryshme politike, keqpërdorimit të pozicioneve, gjykatave, etj, etj, ndërsa nga ana tjetër shërbehen me rrena dhe mashtrime për njerëzit të cilës i përkasin një kulture dhe feje tjetër, duke publikuar gënjeshtra dhe të pavërteta të ndryshme mbi muslimanët.


04 August 2015

Dasmat e synetimit ndër shqiptarë, bidat (rrisi) apo trashigimi pagane?



      Nëpër vendbanimet myslimane shqiptare (më së tepërmi gjatë sezonit veror, kryesishtë kur janë pushimet vjetore të mërgimtarëve), organizohen dasmat e ndryshme, ndër të cilat bën pjesë edhe dasma e synetimit (rituale me rastin e prerjes së një pjese të lëkurës së organit gjenital tek fëmijët mashkullorë) dukuri e cila në kohën e tanishme është degjeneruar në skajshmëri dhe ka marë trajta të papëlqyeshme. Synetimi si akt është sunet i të Dërguarit Muhamedit a.s., i cili praktikohet që nga gjeneratat e para te të gjithë myslimanët e botës. Mirëpo si në çdo "kulturë" poashtu edhe te pjesë të caktuara të popullatës myslimane janë përfutur tradita pagane të trashiguara nëpër histori, të cilat janë të përziera me aktin e synetimit të fëmijëve dhe të cilat rezultojnë si të dëmshme për shoqërinë. 
      Nëse shkurtë do të kishim patur mundësi të përshkruajmë ceremonialet e një dasme të këtillë të synetimit, do të kishim cekur se me rastin e këtij akti, familjarët e nënës së birit i cili synetohej i dhuronin nipit një viç të ndëruar me të holla dhe zbukurime tjera që të dukej më i bukur (kafsha si simbol dhe trajtë e besimit të vjetëruar-animizmi). Në oborrin e shtëpisë ku kishte dasmë, organizohej aheng kryesishtë me zurle dhe tupana ku burra dhe gra vallëzonin me rastin e synetimit. Pjesa tjetër ishte shëtitja e të birit nëpër vendbanim me karrocë të posaçme dhe luksoze, ku si përcjellës kryesor ishtë daja me të afërmit e tijë. Mbas kthimit nga shëtitja nëpër rrugën kryesore të vendbanimit, kolona e atyre që kishin shetitur fëmijën kthehen në oborrin e shtëpisë, ku imami i katundit  (si pjesmarrës) bënte një lloj duaje mbas së cilës do të pasonte synetimi. Ky është varianti klasik i përshkrimit të shkurtë të një ceremoniali të këtillë, ndërsa varianti tjetër është kur synetimi organizohej në ndonjë restoran të caktuar, ku ceremonialet pak a shum janë të ngjajshme Që të mundeni të argumentojmë se këto dukuri nëpër dasma janë të trashiguara nga e kaluara pagane, do të cekim disa shembuj nga e kaluara historike e njerëzimit. Ilustrimet grafike për informatat e poshtëshënuara do t'i anashkalojmë nga shkaku i përmbajtjeve eksplicite dhe të padëshirueshme.
  • Në qytetin Kawasaki në Japoni të dielën e parë të muajit prill, festohet një festë e pazakontë që e quajnë ‘Kanamara Matsuri’, një festë që i dedikohet organit gjenital. Kjo festë simbolizon fertilitetin dhe mbrojtjen e popullsisë ndaj sëmundjeve seksualishtë të transmetuara. 
    Gjatë kësaj dite shprehet gëzimi kolektiv, nëpër rrugë mblidhen njerëz dhe si simbol mbahen figura të organit gjenital, të cilat transportohen me makinë nëpër rrugë. 
    Madje për nder të kësaj feste që i ka rrënjët në lashtësi, është ndërtuar edhe një tempull që tërheq mijëra vizitorë çdo vit.
  • Gimnopedija – festë vjetore spartane e cila përbëhej nga densi i të rrijnëve cullak të cilët demonstronin aftësitë e tyre atletike dhe të mundjes.
  • Diokleja – festival në Megarë për nder tët Diokleut, dashnorit të Filolajit. Për çdo vitë është organizuar garë në puthje.
  • Një nga traditat më groteske të grekëve manifestohet njëherë në vit, të hënën e parë kur edhe fillon agjërimi i tyre në rafshnaltën e Thesalisë. Gjatë këtij menifesetimi përplot njerëz shetisin dhe rrihen me forma të organit gjenital nëpër rrugë dhe qendra të ndryshme. Kjo traditë njihet si "Bourani" - ashtu si edhe supa vegjetariane e cila përgatitet në kazan të madh, në qendër së qytetit. Banorët dhe mysafirët e shumtë me këtë rast, hanë, pinë dhe këndojnë këngë të pamoralshme.
  • Priap (greq. ΠρίαποςPríapos) në mitologjinë greke paraqet zotin e plleshmërisë me karakterin e falus-it, mbrojtës i bagëtive, pemëve, kopshteve dhe gjenitalive mashkullore: të Afroditës, Dionisit/Hermesit//Adonit/Zeusit. Pandan i tijë në mitologjinë e romakëve ka qenë Mutinus-i.
  • Poashtu falus-i i Shivës ka qenë si mjet i nderimit, ndërsa në kuadër të manifestimit është stërpikur me qumësht dhe mjaltë.
  • Falus-i maketa e organit gjinor mashkullor, është bartur si simbol i plleshmërisë edhe në ritet religjioze antike me qëllim që të nxitet plleshmëria e tokës, kafshëve dhe njerëzve dhe kështu të parandalojë paaftësinë dhe dobësinë.
  • Zoti i vjetër i Keltëve Kernun-i i paraqitur me brinjë të kaprollit llogaritej si zoti i natyrës dhe plleshmërisë.
  • Në Britani një trajtë e zotit Kernun emërohet si Hern. Zoti me brinj[ë ka karakteristika satirike të Bafometit me akcent në falus-in.
      Ashtu siç në krishterizëm u bartën tradita të ndryshme nga trashigimia pagane, poashtu vërtetohet se imune ndaj këtyre dukurive nuk është as shoqëria myslimane.

22 April 2014

Un, xhinët dhe njerëzit...

Tregon profeti Muhamed a.s se Zoti i lartesuar thote:

“Unë, xhinët dhe njerëzit jemi në hall të madh. I krijoj, kurse ata adhurojnë dikë tjetër, i furnizoj, kurse ata falenderojnë dikë tjetër.
Të mirat e Mia zbresin tek robët e Mi, kurse të këqiat e tyre ngjiten tek Unë. Miqësohem me ta, me mëshirën Time, megjithëse nuk kam nevojë për ta, kurse ata bëhen të urryer tek Unë me gjynahet që bëjnë, megjithëse janë në kulmin e nevojës për Mua.
Ata që më kujtojnë janë njerëzit më të afërt me Mua, prandaj kush dëshiron të jetë i afërt me Mua, le të me kujtojë.
Atyre që bëjnë mëkate, nuk ua këpus shpresat nga mëshira Ime.
Nëse pendohen Unë jam i dashuri i tyre, nëse refuzojnë, Unë jam doktori i tyre.
I sprovoj më fatkeqësi, që t’i pastroj nga të metat.
Kush më vjen i penduar, e pres nga larg dhe kush më kthen shpinën i thërras nga afër, duke i thënë: Ku po shkon, a ke zot tjetër veç Meje?!”
E mira tek Unë konsiderohet sa dhjetë të tilla dhe i shtoj më shumë. Kurse e keqja tek Unë është vetëm një dhe i fal.
Betohem në Krenarinë dhe Madhështinë Time, nëse do më kërkonin t’ua fal, do ua falja të gjitha.”

16 January 2014

Interpretim i Dexhallit nga Kadianitë

          Interpretim interesant mbi Dexhallin, nga lëvizja e quajtur ahmeditë. Qëllimi i videos nuk është promovim i kadianizmit, por vetëm dëshirë për të nxjerrë në sipërfaqe mendime të ndryshme, mbi disa ngjarje të cilat janë të paralajmëruara nga i dërguari Muhammed alejhi selam nëpër hadithet e tijë. Kërkojmë falje mbasi video është e përkthyer në boshnjakishtë. Në gjuhën shqipe nuk është gjetur.


Çka te ne dhe më gjerë, mendojnë për kadianitë mund të lexoni këtu ose në videon më poshtë.

17 March 2013

Teoria e re thotë se vdekja nuk ekziston – Por çka?!


Shumë nga ne i frikësohemi vdekjes. Besojmë në të sepse na është thënë se do të vdesim. Njerëzit lidhen për trupin, kurse, siç e dimë, trupat vdesin. Mirëpo teoria e re shkencore thotë se vdekja nuk është akti final, shkruan në blogun e tij Robert Lanca, ekspert për teknologjinë e avancuar të qelizave.
Njëri nga aspektet e njohura të fizikës kuantike është se disa aspekte nuk mund të parashikohen në mënyrë absolute. Në vend të kësaj, ekziston një sërë observimesh të mundshme, secila me probabilitet të ndryshëm.
Një shpjegim i shpeshtë, interpretimi i “shumë botëve”, thotë se çdonjëra nga këto observime të mundshme korrespondon me një universum tjetër fare (multiuniversum), transmeton telegrafi njoftimin.
Teoria e re shkencore e quajtur biocentrizmi shumë pak ka spastruar këto ide. Ekziston numër i pakufishëm i universumeve dhe gjithçka që do të mund të ndodhte, ndodhë brenda tyre. Vdekja nuk ekziston në kuptimin e plotë në këta skenarë. Të gjitha universumet e mundshme ekzistojnë në të njëjtën kohë, pa marrë parasysh se çka ndodhë brenda tyre.
Edhe pse trupat tonë janë të përcaktuar që të asgjësohen, ndjenja e jetës – “Kush jam unë?”, është në të vërtetë një fontanë me energji prej 20 vatësh e cila e kontrollon trurin. Mirëpo kjo energji nuk zhduket pas vdekjes. Njëra nga aksiomat më te besueshme të shkencës është ajo se energjia kurrë nuk vdes, ajo nuk mund as të krijohet as të asgjësohet.
A bartet kjo energji nga një botë në tjetrën?
Nëse gjykohet sipas biocentrizmit, hapësira dhe koha nuk janë objekte të forta çfarë ne i konsiderojmë. Në qoftë se lëvizni dorën në ajër – në qoftë se i largoni të gjitha gjërat, çfarë mbetet? Asgjë.
E njëjta gjë mund të aplikohet edhe në kohë. Ne nuk mund të shohim asgjë përmes ashtit që e mbulon trurin tonë. Gjithçka që shohim dhe ndjejmë aktualisht është një vorbull informacionesh që ndodh në kokën tonë. Hapësira dhe koha janë vetëm mjete që i shfrytëzojmë në mënyrë që të gjitha t’i lidhim.
Pavdekësia nuk do të thotë ekzistim i përhershëm në kohën pa fund, ajo është e vendosur jashtë kohës. /ekuiliber/