This is default featured slide 1 title

Go to Blogger edit html and find these sentences.Now replace these sentences with your own descriptions.

This is default featured slide 2 title

Go to Blogger edit html and find these sentences.Now replace these sentences with your own descriptions.

This is default featured slide 3 title

Go to Blogger edit html and find these sentences.Now replace these sentences with your own descriptions.

This is default featured slide 4 title

Go to Blogger edit html and find these sentences.Now replace these sentences with your own descriptions.

This is default featured slide 5 title

Go to Blogger edit html and find these sentences.Now replace these sentences with your own descriptions.

12 November 2012

Krijuesi e pyet melekun

ALLAHU e pyet MELEKUN E VDEKJES!!!!!!
Tregohet se Allahu e ka pyetur melekun e vdekjes se a ka qare ndonjë herë kur ia ka marë shpirtin bijëve të Ademit? Ai tha po një herë kam qesh një herë kam qarë dhe një herë jam frikësuar !!
Tha Allahu : po cili ishte rasti kur qeshe?
Tha: kam qeshë me një person të cilit shkova t'ia ia marr shpirtin, e ai kishte qëlluar tek kepuctari dhe i thoshte këpuctarit, rregullomi këpucët që t'i përdori edhe një vit , kurse unë duke qeshur ia mora shpirtin, duke mos e lënë që t'i mbathë asnjëherë.
Tha Allahu: po kur ke qarë?
Tha: kam qarë kur shkova t'ia marr shpirtin një gruaje, e cila kishte foshnjen e sajë në krah dhe ishte në shkretirë ku nuk ishte askush. E prita që ta lëshon foshnjën në tokë dhe ia mora shpirtin duke qarë për  foshnjen e mbetur të vetëm.
Tha Allahu: po kur je frikësuar?
Tha meleku: jam frikësuar kur shkova t'ia marr  shpirtin një dijetarit, e nga shtëpia e tij dilte dritë e cila më kthente dhe me frikësonte. Gjithashtu, kur iu afrova dilte dritë nga ai, e kështu ia mora shpirtin.
Allahu tha: a e din ty se kush ka qenë ai dijetar që ia ke marë shpirtin?
thash: jo, tha :ai ka qenë fëmija i cili të ka bërë të qash kur ia more shpirtin nënës së tijë në shkretirë, pastaj Un u kujdesa për këtë fëmijë derisa u rrit dhe e mbaroi jetën e tijë..

Qepa dhe dobitë e saj!

Qepa është një nga bimët e pasura me quercetin. Hulumtimet tregojnë se qepa parandalon zhvillimin e kancerit. Qepët kanë një shumëllojshmëri efektesh mjeksore. Kolonët e hershëm amerikan i përdornin qepët e egra për të trajtuar ftohjet, kollitjet dhe astmën, poashtu për të sprapsur(larguar) insektet. Në mjekësin kineze, qepët janë përdorur për të trajtuar: anginën, kollitjet, infeksionet bakteriale dhe probleme të frymëmarrjes.
Qepa është e njohur për efekte e uljes së sheqerit në gjak, për dobitë kardiovaskulare. Qepa ndihmon gjıthashtu shëndetin gastrointestinal, së bashku me hudhrën ka një funksion mbrojtës kundër kancereve të shumta duke përfshirë edhe kancerin ovarian. Por në përgjithsi ka një aktivitet anti-inflamator dhe anti-bakterial.
Një filxhan përmban 61 kalori, 3 gram karbohidrate dhe aspak yndyrna. Por nëse keni refluks dhe hiperacididet në lukth nuk preferohet të përdoret pasi që shton më tepër ate.
Jane te njohura theniet popullore se me ngrenien e qepes behemi me te fuqishem dhe te shendoshe, ndersa shkenca e ka vertetuar kete.
Qepa permban vitaminat A, 81, 82, C, E, kalcium, hekur, fijeza, kripera minerale, si dhe hormone bimore te ngjashme me insulinen. Perdorimi i rregullt i qepes ul nivelin e kolesterines se keqe LDL. ndersa e rrit nivelin e kolesterines se mire HDL.
Perberesit e qepes nxisin gjakezimin mukozes, pengojne procesin e kalbjes, rrisin oreksin, largojne gazrat dhe e pastrojne gjakun, ndersa lengu i qepes forcon muskujt e zemres

07 November 2012

Një algjerian i jep lamtumirën e fundit të shoqes, pasi e kishte mbajtur në krahë për pesë vite


Selim Rahroh, është një algjerian i cili ka mbajtur mbi supe shumë halle, e bashkë me to, ka qenë dhe trupi i paralizuar i të shoqes. Ai i qëndroi pranë dhe u përkujdes për të për pesë vite, derisa ajo u nda nga jeta pas një përkeqësimi të rëndë të shëndetit. Ditët e fundit, ajo ishte paralizuar krejtësisht, duke mos pasur mundësi as të qëndrojë ulur, të flejë dhe të ushqehet.
Dyzet vjeçari algjerian është martuar në vitin 1996 dhe filloi një jetë të lumtur bashkëshortore me të shoqen e tij vendase. E shoqja u bëri përshtypje të gjithëve për gjallërinë, butësinë dhe dashamirësinë me të gjitha gratë e lagjes. Ajo u përkujdes që në fillim për dy prindërit e të shoqit, të cilët e deshën si bijën e tyre.  Gëzimi i familjes u shtua kur çiftit u lindi një djalë, të cilin e quajtën Sufjan.
Kur iu sëmur e shoqja, Selim nuk la spital dhe klinikë pa e çuar ta vizitojë, duke shitur të gjitha pronat që kishte. E shoqja e tij ishte paralizuar pas një sëmundje tepër të rrallë, duke zënë shtratin për pesë vite rresht. I shoqi i qëndroi pranë këto vite me përkushtim të rrallë, duke e mbajtur në krahë, përgatitur ushqimin dhe ushqyer. /ardhmeriaonline/

01 November 2012

Mbante nënën mbi supe për ta kryer haxhin


Një numër i madh i muslimanëve kësaj jave e kreu haxhin tradicional në Arabinë Saudike, ndërsa njerëz të caktuar patën qarë, kur hetuan një burë të vjetëruar se si mbi supe bartën nënën e tijë të mplakur dhe invalide, për t'i ndihmuar që ta kryej haxhin.
Mashkulli me kokë të rruar i veshur në ihram tradicional, luftonte për të depërtuar ndërmjet qindra haxhilerëve tjerë në Mekke duke bartur nënën e tijë të mplakur, derisa ajo mbante duart ngritur, duke i bërë dua Allahut
"Një numër i madh i haxhilerëve mbeti i emocionuar nga situata e cila tregonte përkushtimin dhe dashurinë e tijë ndaj nënës...Njëri nga haxhilerët i cili ishte në afërsi të tyre shpërtheu së qari", transmeton ditorja saudike Kabar.