This is default featured slide 1 title

Go to Blogger edit html and find these sentences.Now replace these sentences with your own descriptions.

This is default featured slide 2 title

Go to Blogger edit html and find these sentences.Now replace these sentences with your own descriptions.

This is default featured slide 3 title

Go to Blogger edit html and find these sentences.Now replace these sentences with your own descriptions.

This is default featured slide 4 title

Go to Blogger edit html and find these sentences.Now replace these sentences with your own descriptions.

This is default featured slide 5 title

Go to Blogger edit html and find these sentences.Now replace these sentences with your own descriptions.

30 July 2012

Grupe sioniste ekstreme bëhen gati të sulmojnë xhaminë Aksa

Një situatë pasigurie ka pllakosur në qytetin e shenjtë Kuds (Jeruzalem) për shkak se disa grupe sioniste ekstreme kanë njoftuar se do të sulmojnë xhaminë Aksa.
Me qindra besimtarë myslimanë janë mbyllur në xhaminë Aksa, për ta ruajtur dhe mbrojtur nga çdo sulm nga ana e kolonëve çifutë, në përkujtim të asaj që hebrenjtë e njohin si shkatërrimi i tempullit të Sulejmanit.
Organizata ndërkombëtare “Kuds” ka bërë publike disa plane izraelite të cilat shënjestrojnë qytetin e bekuar, e në veçanti xhaminë Aksa, ku shumë kolonë ekstremistë janë gati për ta sulmuar, sigurisht të mbrojtur nga forcat ushtarake izraelite.
Grupe të ndryshme sioniste ekstreme u kanë bërë thirrje mbështetësve të tyre që të marrin pjesë në sulmin ndaj xhamisë Aksa, në përkujtim të shkatërrimit të tempullit.
Paralelisht, palestinezët kanë bërë thirrje për tu vendosur në ambientet e xhamisë me qëllim që ta mbrojnë nga sulmet e kolonëve ekstremistë. \ardhmeriaonline\

20 July 2012

Myslimanët e një qyteti rus e nisin dhe e mbyllin agjërimin me diell

Agjërimi i Ramazanit për myslimanët në Danimarkë, këtë vit do të jetë goxha i vështirë, për vetë faktin pasi do u duhet të agjërojnë 21 orë në ditë. Kjo është periudha më e gjatë e agjërimit në botë. Ndërkohë, myslimanët e Argjentinës agjërojnë vetëm 9.5 orë në ditë, periudha më e shkurtër e agjërimit në botë.
Kurse në veri të Rusisë, në qytetin Murmansk, muaji i Ramazanit i këtij viti përkon me atë që njihet si netët e bardha, ku dita është 24 orë dhe nata nuk bie qoftë dhe për një minutë.  Kështu, agjëruesit hanë syfyr me diell dhe çelin iftar po me diell. Dijetarët myslimanë e kanë caktuar kohën e agjërimit atje 20 orë në ditë.
Bazuar në dëshminë e myslimanëve që jetojnë në këtë qytet, gjatë stinës së dimrit nata është shumë e gjatë. Asokohe agjërimi është vetëm dy orë në ditë.
Lidhur me këtë çështje, Akademia e Fikhut Islam, ka nxjerrë një feta sipas të cilës këtyre banorëve u lejohet të agjërojnë me orën e Mekës, ose me orën e vendit më të afërt i cili nuk përfshihet nga i njëjti fenomen. /ardhmeriaonline/

10 July 2012

Wilders dërgon mesazhin e tij anti Islam në Amerikë

Duke dërguar mesazhin e tij islamofob në shtetin amerikan të Kolorados, ekstremisti i djathtë holandez Geert Wilders u bëri thirrje ligjvënësve amerikan për të ndaluar ndërtimin e xhamive dhe për ta ndihmuar atë në ndalimin e “Islamizimit” të perëndimit.
“Nëse ne nuk e ndalojmë Islamizimin, ne do të humbim gjithçka; identitetin tonë, kulturën, shtetin tonë kushtetues demokratik, lirinë tonë si dhe qytetërimin tonë,” tha Wilders para një Samiti ligjvënësish në shtetin Kolorado.
Wilders nga partia e djathtë ekstreme tha se ndalimi i xhamive do të ndihmonte në ndalimin e islamizimit të Evropës dhe Shteteve të Bashkuara.
“Ne duhet të ndalojmë ndërtimin e xhamive të reja. Ka mjaft Islam në perëndim tashmë.”
Ai gjithashtu bëri thirrje për ndalimin e librit të Shenjtë, Kur’anit, duke e cilësuar si “fashist.”
Në vitin 2008 ai kishte publikuar një dokumentar ku kishte akuzuar Kur’anin për nxitje dhune.
Fushata e tij anti Islame, megjithatë i kanë mundësuar partisë së tij të përfitojnë numër të madh pasuesish që nga themelimi në vitin 2006.
Wilders megjithatë, këmbëngul se nuk ka problem me muslimanët.
“Unë gjithmonë e bëj dallimin mes njerëzve dhe ideologjisë. Ka shumë mysliman qe janë të moderuar,” shtoi ai.
“Por me besoni, nuk ekziston diçka si Islam i moderuar – është vetëm një Islam, dhe ai është i rrezikshëm, ideologji totalitare qe është jotolerante, e dhunshme, dhe qe nuk duhet të tolerohet nga ne por që duhet të jemi të përmbajtur,” tha ndër të tjera Wilders për The Colorado Statesmen./mesazhi/

09 July 2012

TURQIA REAGON FUQISHËM NDAJ "AKTIVITETEVE KOLONIALISTE" TË IZRAELIT NË PALESTINË

Izraeli vijon të ndërtojë me shpejtësi vendbanime të reja çifute në territoret e pushtuara të Palestinës, ndërkohë që në procesin e paqes në Lindje të Mesme nuk është shënuar aspak progres.
Së fundmi është hapur tenderi për ndërtimin e shumë njësive banimi shtesë pranë atyre ekzistuese në Har-Homa dhe Pisgat-Zev.
E megjithatë Tel-Avivi zyrtar nuk mjaftohet me kaq, pasi qeveria miratoi edhe ndërtimin e shtëpive të reja në vendbanimin e quajtur Talpioti Lindor.
Për më tepër, Ministria izraelite e Punëve të Brendshme dha pëlqimin e parë për transferimin e Kolegjit Kombëtar të Mbrojtjes në një truall pranë Malit të Ullinjve në Jerusalemin Lindor.
Nga ana tjetër, Republika e Turqisë vazhdon të reagojë fuqishëm ndaj të gjitha këtyre nismave të Tel-Avivit, që nuk bëjnë gjë tjetër veçse minojnë Procesin e Paqes në Lindje të Mesme.
"Izraeli, në kuadër të së drejtës ndërkombëtare, duhet të përmbushë përgjegjësitë për paqe të qëndrueshme në Lindje të Mesme dhe t'u japë fund një orë e më parë të gjitha aktiviteteve, që dëmtojnë terrenin e paqes", theksohet në deklaratën e Ministrisë turke të Punëve të Jashtme. /trtshqip/ 

05 July 2012

Ensarud-din e hapi “Derën e ditës së Gjykimit”

Muxhahidët e Ensarud-din, lëvizja xhihadiste në Mali, e cila mban nën kontroll veriun e Malit, ku ka vendos Sheriat, sot vazhdoi me pastrimin e Timbuktut nga shirkijatet 1 dhe objekteve që janë të lidhura me besëtytnitë e popullit injorant.
Për këtë qëllim, muxhahidët sot e hapën "Portën e lashtë të ditës së Gjykimit", e cila gjendej në oborrin e xhamisë së lashtë, "Sidi Jahja" në Timbukti. Kjo portë nuk është hapur 600 vjet, ndërsa për të lidhen besëtytni se në qoftë se hapet - do të bëhet dita e Gjykimit, për të cilën arsye edhe është quajtur Porta e ditës së Gjykimit.
Hapja e portës u bë në prezencën e turmës së madhe të njerëzve, ndërsa dita e Gjykimit, në tmerrin e shumë njerëzve injorantë të Timbuktit nuk ndodhi.
"Porta e ditës së Gjykimit" në fakt dikur ka qenë një nga dyert e oborrit, e cila shumë kohë më parë, 600 vjet më parë u muros në brendësi (me siguri gjatë ndonjë rikonstruksioni).
Është interesante të theksohet se shumë vende në botë ku njerëzit i bëjnë shirk All-llahut dhe me të cilat lidhen besëtytnitë e shumëfishta janë të  popullarizuara pikërisht nga institucionet të cilat për vete thonë se janë roje të islamit dhe muslimanëve, ndërsa ata janë më parësor që ti largojnë njerëzit nga shirku dhe besëtytnitë. (Putvjernika / Saharas Media)
___________________________________________________________________________
  1. Shirkijatet - vend ku i bëhet shirk All-llahut, All-llahut i përshkruajnë partner në ndonjë nga emrat dhe cilësitë e Tij (si për shembull që ti drejtohet lutja të vdekurit në varr apo ngjashëm)