17 June 2011

Protestë me namaz në Prishtinë


Një pjesë e besimtarëve myslimanë ka bllokuar të premten rrugën afër Parlamentit dhe Kuvendit të Komunës së Prishtinës për të falur xhumanë.
Organizatorët e kësaj proteste, lëvizja “Bashkimi” dhe shumë organizata të tjera, thanë se ndjehen të indinjuar nga mosrealizimi i kërkesës së tyre për ndarjen e hapësirës për ndërtimin e një xhamie të re në Prishtinë.
Fuad Ramiqi nga kjo lëvizje tha se presin nga institucionet dhe nga Komuna e Prishtinës që të gjendet hapësira për ndërtimin e xhamisë.
Ndërkaq, zyrtarët për informim në KK të Prishtinës nuk deshën të prononcohen lidhur me këtë mënyrë proteste.
Organizatorët paralajmëruan se edhe javën tjetër do të bllokojnë rrugën për të falur xhumanë, përderisa të merret dikush me kërkesën e tyre. /koha/

0 comments:

Post a Comment