03 March 2012

Rusia nuk do të ndërhyjë ushtarakisht në ndihmë të Sirisë

Rusia ka deklaruar se nuk do e mbështesë ushtarakisht Sirinë, sipas traktatit të miqësisë mes dy vendeve, nëse kjo e fundit ekspozohet ndaj një sulmi ushtarak të mundshëm. Nga ana tjetër, Rusia i dënoi thirrjet që kanë lëshuar disa vende për të armatosur opozitën siriane.
Zëdhënësi i ministrisë, Aleksandër Ukashevic, ka thënë në një deklaratë se Traktati i miqësisë dhe bashkëpunimit i nënshkruar mes Bashkimit Sovjetik dhe Sirisë në vitin 1980, i cili është akoma në fuqi, nuk e detyron Rusinë ti vijë në ndihmë ushtarakisht Sirisë nëse kjo e fundit sulmohet.
Ai shtoi se neni i VI i Traktatit në fjalë, thekson se:”Në rastet kur kërcënohet paqja ose siguria e njërës palë, ose shkelet paqja dhe kërcënohet siguria botërore, atëherë dy palët kontraktuese do të hyjnë në kontakt për të koordinuar qëndrimet e tyre për shmangien e rrezikut dhe rikthimin e paqes.”
Ai tha se:”Sido që të jetë, Rusia nuk do e ndërmarrë një hap të tillë”. Në fakt, një nga nenet e Traktatit, thekson se Rusia do të ndërhyjë nëse një palë e tretë sulmon Sirinë.
Nga ana tjetër, zëdhënësi rus tha se Mosko do u kërkojë sqarim nga OKB për thirrjet e disashteteve për armatosjen e opozitës siriane.
Ai kritikoi kanalet satelitore mes tyre dhe Alxhaziran, për të cilat tha se po u mundësojnë ekstremistëve të heqin qafe të gjithë ata që nuk kanë të njëjtin mendim me ta në krizën siriane.
Ndërkohë, përfaqësuesi i Arabisë Saudite dhe zëdhënësi i vendeve të Gadishullit Arabik në OKB, ka deklaruar se vendet e Gadishullit janë të gatshme tu prijnë përpjekjeve për shpëtimin e popullit sirian. Ai tha se ne jemi të gatshëm të mbështesim popullin sirian për të mbrojtur veten nga një regjim që e ka humbur legjitimitetin e tij që kur filloi gjakderdhjen.
Ai tha se:”Ne jemi dëshmitarë se komuniteti ndërkombëtar është përballë një Serbrenice të re, e  cila duhet ti brejë ndërgjegjen. Për fat të keq, reagimet janë të tilla sikur të mos ishte nxjerrë mësim nga Ruanda, Kosova dhe Gazza.”
Ai e mbylli fjalën e tij para asamblesë së përgjithshme të OKB me fjalët:”Historia do u gjykojë, ashtu siç do u brejë ndërgjegja nëse nuk do ua vini veshin kërkesave për ndihmë nga populli sirian.” /ardhmeriaonline/

0 comments:

Post a Comment