19 April 2012

Austri, popullata myslimane në rritje


Numri i myslimanëve në Austri vitet e fundit sa vjen e rritet.  Statistikat zyrtare tregojnë se sidomos dy vitet e fundit një numër i madh i austriakëve është duke u konvertuar në Islam.
TV Pres raporton se shumica e popullatës së Austrisë janë të krishterë-katolikë, ndërsa më shumë se 8 milionë banorë të këtij vendi evropian i kanë rrënjët historike dhe origjinën nga krishterimi.
Po sipas këtij televizioni raportohet se shumica e të krishterëve thonë se kanë humbur të gjitha kontaktet me besimin, skandalet e fundit dhe abuzimet kanë rezultuar në rënien e ndikimit të kishës në shoqëri dhe rritjen e konvertimeve në Islam.
Sipas të dhënave të fundit, në dy vitet e kaluar 500 mijë të krishterë austriak janë konvertuar në Islam. /Drita Islame/

0 comments:

Post a Comment