13 September 2012

Shkaku i revoltës së muslimanëve kundër ambasadave amerikane në Libi,Egjipt e Tunizi

Policia e Tunizisë ka përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë qytetarët e tubuar para ambasadës amerikane në kryeqytetin Tunis, në shenjë proteste ndaj një filmi “anti-islamik”. Filmi i prodhuar privatisht në Shtetet e Bashkuara ka shkaktuar tashmë një sulm vdekjeprurës në konsullatën amerikane në Libi dhe protesta në Egjipt.
Rreth 200 protestues raportohet të kenë djegur flamuj amerikanë dhe të kenë hedhur gurë në drejtim të policisë në Tunis.
Protestuesit janë mbajtur larg ambasadës nga forca të shtuara të sigurisë.
Në ndërkohë, presidenti i Tunizisë, Moncef Marzouki ka dënuar vrasjen e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara dhe të tre bashkëpunëtorëve të tij amerikanë në Bengazi të Libisë.
Ai e ka cilësuar sulmin ndaj konsullatës amerikane si “akt terrorist”.
Shkaku i revoltes se muslimaneve kunder ambasadave amerikane:
Protestuesit pushtuan dhe dogjën Ambasadën amerikane në Libi dhe Egjipt, grisen dhe dogjën flamurin amerikan protestuesit e zemëruar në lidhje me filmin, i cili përshkruan të Dërguarin e Allahut, Muhammedin (Paqeja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) si një mashtrues dhe një feminist.
Filmi është prodhuar dhe drejtuar nga Sam Bacile, një 56 vjeçar izraelito-amerikan, zhvillues i pasurive të patundshme. Ai e identifikon veten si një hebre izraelit dhe i cili është fshehur tani. Filmi ka qenë i nxitur nga Terry Jones, nje pastor nga Florida i cili me heret beri djegien e Kur’anit ku si pasoje shpërthyen trazirat.
Youtube heq filmin anti-islam për Libinë dhe Egjiptin
Youtube ka bërë të ditur se ka bllokuar për Libinë dhe Egjiptin filmin anti-islamik “Innocence of musulmans” (Pafajësia e myslimanëve) që ka provokuar reagime të dhunshme anti-amerikane në dy vendet.
“Duke parë gjendjen e vështirë në të dy vendet, Libi dhe Egjipt, kemi vendosur që përkohësisht të bllokojmë filmin në këto shtete. Ne mendojmë për familjet e personave që janë vrarë në sulmet në Libi” theksohet në një deklaratë të Youtube
Ndërkohë disa avionë amerikanë të telekomanduar mund të fluturojnë mbi Bengazi dhe lokalitete të tjera në lindje të Libisë për të goditur personat që kryen sulmin në selinë diplomatike amerikane në Bengazi.
Lajmin bën i ditur nga CNN, që citon burime sipas të cilave propozimi për të përdorur dronët pritet të miratohet së shpejti nga Pentagoni dhe Shtëpia e Bardhë.
Përveç vdekjes së ambasadorit amerikan Chris Stevens, një funksionari të konsullatës dhe dy marinsave, pesë civilë amerikanë kanë mbetur të plagosur.
Gjithashtu diat raportojnë se rreth 200 marinsa janë nsiur në Libi, në përpjekje për të përforcuar sigurinë në selitë diplomatike të Tripolit dhe Bengazit, pas vrasjes së ambasadorit amerikan.
Lajmin e bën të ditur edicioni online i transmetuesit amerikan NBC, që citon funksionarë të administratës amerikane.
Ndërsa sipas burimeve të tjera, njësi të tjera janë nisur për në Kabul dhe Kajro, edhe këtu për të rritur sigurinë në ambasada e konsullata.

0 comments:

Post a Comment