11 December 2012

Në një të ardhme të afërme filmi i ri që i fyen muslimanët dhe Pejgamberin Muhamedin, alejhi selam


Belgjika është e gatshme dhe ka ngrit nivelin e paralajmërimit për mundësin e sulmeve terroriste përpara lëshimit të një filmi tjeter mjaft provokues në lidhje me Islamin, të ngjashëm me "Pafajësia e muslimanëve", i cili para disa muajve e tronditi botën. Filmi u xhirua thuhet në bashkëpunim me pastorin famëkeq amerikan Terry Jonesin, i cili e djegi Kur'anin publikisht.
Autori i filmit është një pakistanez Imran Firasati, një ish musliman me adresë momentale në Spanjë. Felëshuesi Firasat tha se qëllimi i tij është për ta sjellë të vërtetën për jetën e Profetit Muhamed në filmin "Pafajësia e profetit: Jeta e Muhamedit nga pikëpamja e një ish muslimani (murrtedi)"
"Nëse dëshirojmë ta dimë të vërtetën rreth islamit, ne duhet të shkojmë më tej dhe ta hulumtojmë jetën e Muhamedit. Ta dimë nëse ai ishte i dërguar nga Zoti, ose është vetëm një keqtrajtues i fëmijëve, një vrasës dhe një profet i vetë-shpallur," tha ky felëshues në trilerin e filmit.
Në klipin e shkurtër pakistanezi e përshëndet pastorin Jones dhe thotë se ai ishte një frymëzim për të. "Shpresa jonë dhe dëshira është që ta paraqesim një tablo të Muhammedit e cila nuk është publikuar më parë, dhe e cila do tu ndihmojë njerëzve në botën perëndimore, e madje edhe muslimanëve, në mënyrë që ta kuptojnë më mirë atë person, jetën dhe mësimet e tij " gjendet në deklaratën në kasetën e Firasatovit.
Pastori Jones është i njohur për fjalimet e tij të turpshme kundër Islamit dhe muslimanëve, si dhe me djegien publike të Kuranit në dhjetë vjetorin e sulmeve "terroriste" në SHBA, me 11 shtator.
Pritet që "Pafajësia e profetit" të jetë një film shumë provokues, kështu që edhe policia belge e ka ngrit nivelin e paralajmërimit për sulme të mundshme terroriste në nivelin e dytë më të lartë të publikimit drejtë për së drejti të filmit që është planifikuar të shfaqet me 14 dhjetor, transmeton Flanders News.
Forcat e policisë thuhet se janë vendosur në një numër të madh në disa pjesë të vendit të banuar nga një grup të madh të emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika e veriut. Policia belge thuhet se ka marrë një urdhër dhe me kujdes monitoron faqet islamike, si dhe për të parë se çfarë ndodh në qoftë se ata vërejnë një numër më të madh të dërgimit të mesazheve SMS të cilat i dërgojnë njerëzit të cilët kanë migruar nga vendet e përmendura më lart.
Si përgjigje në kujdesie të masave belge kundër sulmeve terroriste, Firasat tha se ai ishte i gatshëm ta shtyjë publikimin e filmit, në mënyrë që të mund ta shoh qeveria më parë. "Nuk ka asgjë në këtë film që nuk bie nën të drejtën e lirisë së shprehjes dhe filmi im nuk do të shkaktojë ndonjë lloj humbje për njerëzimin," tha regjisori.

0 comments:

Post a Comment