18 January 2011

Rikthehen namazët me xhematë në Tunizi

Me mijëra Tunizianë kanë organizuar namaze me xhematë disa ditë pas kryengritjes historike me të cilën u rrëzua pushteti 23 vjeçar i tiranit Zejn el Abidin Ben Ali.


E marte 18 Janar 2011 22:30
Raportohet se namazet me xhematë u organizuan në xhamitë dhe hapësirat e ndryshme në pjesë të ndryshme të vendit.
Ndërkohe disa kanale televizive kanë rifilluar transmetimin e Ezanit pesë herë në ditë duke i ndërprerë emisionet e tyre gjatë kohës së Ezanit.
Diktatura 23 vjeçare e kryetarit Ben Ali ishte ndër më të rreptat në Afrkë. Ai kishte mbajtur një diktaturë anti Islame dukë ndaluar Ezanin si dhe tubimet për namazin e xhumasë, raporton sajti Al Mofakirat Al Islam.
Duke tentuar të imiton vendet perëndimore, dinastia e tij kishte vendosur gjithashtu ligje të rrepta kundër veshjeve Islame, duke ndaluar kështu mbulesën Islame për gratë myslimane në vend.

0 comments:

Post a Comment