09 April 2011

Egjipt, dy të vdekur dhe 15 të plagosur gjatë protestës në Kajro


Dy persona janë vrarë ndër së paku 15 të tjerë janë plagosur në një protestë në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro. Dhuna ka shpërthyer pas thirrjeve të protestuesve për gjykimin e ish presidentit Hosni Mubarak dhe dhënies fund të drejtimit të vendit nga ushtria. Plagët janë shkaktuar me armë zjarri por ushtria mohon të ketë përdorur ato. Zëdhënësi i ushtrisë është shprehur se janë përdorur vetëm plumba manovër.
Protestuesit kërkojnë që ish presidenti të dal në gjyq me akuzën për korrupsion. Forcat e sigurisë janë përpjekur të shpërndajnë egjiptianët e grumbulluar në shesh dhe nga përplasje duket se janë shkaktuar edhe viktimat. Protestuesit i kanë vënë zjarrin një automjeti. Al Jazeera raporton se numri i protestuesve po vjen në rritje. Ata kërkojnë që Këshilli i Lartë dhe Forcat e Armatosura të respektojnë kërkesat e tyre, duke nisur që nga ballafaqimi me ligjin për Mubarakun. Në javët e fundit aktivistët kanë akuzuar ushtrinë për arrestime arbitrare, për abuzim dhe për tortura ndaj të burgosurve.
Qendra "Tahrir" në Kajro u kthyer në simbol të forcës së protestave të cilat detyruan Mubarakun të japë dorëheqjen. Ushtria përgjithësisht ka luajtur një rol neutral në protestat e mëparshme.

0 comments:

Post a Comment