05 July 2012

Ensarud-din e hapi “Derën e ditës së Gjykimit”

Muxhahidët e Ensarud-din, lëvizja xhihadiste në Mali, e cila mban nën kontroll veriun e Malit, ku ka vendos Sheriat, sot vazhdoi me pastrimin e Timbuktut nga shirkijatet 1 dhe objekteve që janë të lidhura me besëtytnitë e popullit injorant.
Për këtë qëllim, muxhahidët sot e hapën "Portën e lashtë të ditës së Gjykimit", e cila gjendej në oborrin e xhamisë së lashtë, "Sidi Jahja" në Timbukti. Kjo portë nuk është hapur 600 vjet, ndërsa për të lidhen besëtytni se në qoftë se hapet - do të bëhet dita e Gjykimit, për të cilën arsye edhe është quajtur Porta e ditës së Gjykimit.
Hapja e portës u bë në prezencën e turmës së madhe të njerëzve, ndërsa dita e Gjykimit, në tmerrin e shumë njerëzve injorantë të Timbuktit nuk ndodhi.
"Porta e ditës së Gjykimit" në fakt dikur ka qenë një nga dyert e oborrit, e cila shumë kohë më parë, 600 vjet më parë u muros në brendësi (me siguri gjatë ndonjë rikonstruksioni).
Është interesante të theksohet se shumë vende në botë ku njerëzit i bëjnë shirk All-llahut dhe me të cilat lidhen besëtytnitë e shumëfishta janë të  popullarizuara pikërisht nga institucionet të cilat për vete thonë se janë roje të islamit dhe muslimanëve, ndërsa ata janë më parësor që ti largojnë njerëzit nga shirku dhe besëtytnitë. (Putvjernika / Saharas Media)
___________________________________________________________________________
  1. Shirkijatet - vend ku i bëhet shirk All-llahut, All-llahut i përshkruajnë partner në ndonjë nga emrat dhe cilësitë e Tij (si për shembull që ti drejtohet lutja të vdekurit në varr apo ngjashëm)

0 comments:

Post a Comment