20 July 2012

Myslimanët e një qyteti rus e nisin dhe e mbyllin agjërimin me diell

Agjërimi i Ramazanit për myslimanët në Danimarkë, këtë vit do të jetë goxha i vështirë, për vetë faktin pasi do u duhet të agjërojnë 21 orë në ditë. Kjo është periudha më e gjatë e agjërimit në botë. Ndërkohë, myslimanët e Argjentinës agjërojnë vetëm 9.5 orë në ditë, periudha më e shkurtër e agjërimit në botë.
Kurse në veri të Rusisë, në qytetin Murmansk, muaji i Ramazanit i këtij viti përkon me atë që njihet si netët e bardha, ku dita është 24 orë dhe nata nuk bie qoftë dhe për një minutë.  Kështu, agjëruesit hanë syfyr me diell dhe çelin iftar po me diell. Dijetarët myslimanë e kanë caktuar kohën e agjërimit atje 20 orë në ditë.
Bazuar në dëshminë e myslimanëve që jetojnë në këtë qytet, gjatë stinës së dimrit nata është shumë e gjatë. Asokohe agjërimi është vetëm dy orë në ditë.
Lidhur me këtë çështje, Akademia e Fikhut Islam, ka nxjerrë një feta sipas të cilës këtyre banorëve u lejohet të agjërojnë me orën e Mekës, ose me orën e vendit më të afërt i cili nuk përfshihet nga i njëjti fenomen. /ardhmeriaonline/

0 comments:

Post a Comment