01 October 2012

Një repiste franceze, surprizon fansat me veshjen e saj


Në valën e debateve rreth islamit në Francë dhe qëndrimit zyrtar ndaj veshjes islame atje, një nga yjet repiste në vend, publikon faktin se ka përqafuar islamin dhe është veshur me hixhab.
Tre vite pas një mungese dhe debati, ikona e repit francez, Melanie Georgiades, e njohur si Diams, është shfaqur me veshje islame.
Ajo e ka ndryshuar veshjen e saj në mënyrë të përshkallëzuar, ku shpesh herë shfaqej me kokë të mbuluar, por tani është hera e parë që ajo shfaqet e veshur me hixhabin islam.
Diams u shfaq në televizionin francez TV1, për të zbuluar rrugëtimin e saj nga ilaçet qetësues deri në qetësinë që ka gjetur në fenë islame. Ajo tregon se me fenë islame është prezantuar rastësisht, kur një nga shoqet e saj i ka thënë:”Më prit sa të falem dhe do të kthehem menjëherë.”
Ajo rrëfehet mbi jetën e saj të re dhe thotë se është e martuar që prej një viti, është bërë nënë prej disa muajsh dhe bën një jetë të qetë dhe të këndshme.
Youtube gëlon nga këngët revolucionare të Diams, e cila vajton gjendjen e nderë të shoqërisë franceze, ku ajo vetë shfaqet sa rebele aq dhe joshëse.
Por, sot, ajo duket më e qetë se kurrë dhe krejt e bindur për hapin e ndërmarrë. Ajo thotë se vendimi për tu konvertuar në myslimane është personal dhe ka ardhur pas studimit të Islamit dhe Kuranit.
Diams deklaroi për televizionin më të ndjekur TV1, se me konvertimin në islam, ka fituar qetësinë shpirtërore dhe se jeta si yll muzike nuk bën për të. Ky hap që kam hedhur, më shëroi zemrën. Tashmë e di çfarë duhet të bëj dhe përse ndodhem në këtë jetë – u shpreh ajo.
Lidhur me konvertimin në myslimane, ajo shtoi:”Unë kam qenë shumë e famshme dhe kisha gjithçka që mund të ëndërrojë një person. Megjithatë, unë qaja me dënesë kur ndodhesha vetëm në shtëpi. Këtë fakt nuk e dinte askush nga fansat e mi.”
Më pas ajo shton:”Kam marrë drogë dhe jam hospitalizuar që të shkëputem nga ai ankth, por këto përpjekje nuk kishin sukses. Një herë ndodhesha me disa shoqe, ku njëra prej tyre ishte myslimane. Në një moment, ajo na thotë:”Më falni disa minuta sa të falem dhe kthehem menjëherë.” Unë i thashë:”Edhe unë dua të falem.” E ajo ma ktheu:”Dakord, ashtu le të bëhet.”
Ishte hera e parë që kam vënë ballin tim në tokë dhe një ndjenjë e çuditshme më përshkoi gjithë trupin. Tani jam e bindur se sexhdeja, vendosja e ballit në tokë nuk bëhet veçse për Zotin.”
Ajo tregon se vajti për disa kohë në ishujt Moris dhe se nuk harroi të marrë dhe Kuranin me vete që ta lexojë dhe të njihet më thellë me Islamin. Gjatë këtyre ditëve të cilat i kaloi e vetme, u njoh me tolerancën në e fesë islame.
Pyetjes se si e kanë pritur të afërmit dhe miqtë lajmin e konvertimit në islam, ajo i përgjigjet:”Po, u tregova familjarëve dhe njerëzve më të afërm. Nuk ishte e lehtë, por në fund të fundit, kjo është jeta ime. Unë ndihem rehat në këtë besim.”
Diams flet dhe për çështjen e hixhabit në shoqërinë franceze, duke shtuar:”Unë shoh që jetoj në një shoqëri të hapur dhe liberale dhe ajo që më lëndon nuk janë kritikat, por sharjet, paragjykimet dhe kategorizimet. Pasi u bëra myslimane dhe para se të vesh hixhabin, e pyesja veten nëse do të mund ta mbaj shaminë në kokë. Një herë, gjendesha krejt e vetme në bregdet dhe me veta pyeta:”Krijuesi i këtij deti dhe këtij dielli, ka urdhëruar që gruaja të mbajë shami, e si mund ta kundërshtoj unë këtë urdhër?! Që aty, vendosa të vesh hixhabin.”  /ardhmeriaonline/
Ja edhe intervista e fundit me përkthim në boshnjakishtë

0 comments:

Post a Comment