16 October 2012

Protesta masive para selisë së Google në Londër


Dje të hënën me mijëra musliman kanë protestuar para zyrës së rrjetit të Google në kryeqytetin Britanik Londër, për shkak të refuzimit të largimit të filmit nga Youtube në Britaninë e Madhe.
Gazeta britanike The Daily Telegraf bënë të ditur, se dje dhjetë mijë musliman janë tubuar para selis së Google dhe kanë protestuar për largimin e filmit nga Yuotube. Rrjeti i Google nuk po e largon filmin duke u arsyetuar mbi të drejtën e liris së të shprehurit. Ndërsa rrjeti i lajmeve televiziv BBC raporton se numri i protestuesve nuk ka qenë më shumë se 3500.
Protestuesit kishin ngritur plakata që kërkonin nga Google, të distancohet nga liria e të shprehurit, dhe në njëren ndër to shkruante ``Liria e të shprehurti = Urrejtje ndaj Muslimanëve``, dhe pllakata tjetër mbante mbishkrimin ``Liria e të shprehurit është njollosja e Islamit``.Mesazhi/Sh.Hulaj

0 comments:

Post a Comment