12 November 2012

Krijuesi e pyet melekun

ALLAHU e pyet MELEKUN E VDEKJES!!!!!!
Tregohet se Allahu e ka pyetur melekun e vdekjes se a ka qare ndonjë herë kur ia ka marë shpirtin bijëve të Ademit? Ai tha po një herë kam qesh një herë kam qarë dhe një herë jam frikësuar !!
Tha Allahu : po cili ishte rasti kur qeshe?
Tha: kam qeshë me një person të cilit shkova t'ia ia marr shpirtin, e ai kishte qëlluar tek kepuctari dhe i thoshte këpuctarit, rregullomi këpucët që t'i përdori edhe një vit , kurse unë duke qeshur ia mora shpirtin, duke mos e lënë që t'i mbathë asnjëherë.
Tha Allahu: po kur ke qarë?
Tha: kam qarë kur shkova t'ia marr shpirtin një gruaje, e cila kishte foshnjen e sajë në krah dhe ishte në shkretirë ku nuk ishte askush. E prita që ta lëshon foshnjën në tokë dhe ia mora shpirtin duke qarë për  foshnjen e mbetur të vetëm.
Tha Allahu: po kur je frikësuar?
Tha meleku: jam frikësuar kur shkova t'ia marr  shpirtin një dijetarit, e nga shtëpia e tij dilte dritë e cila më kthente dhe me frikësonte. Gjithashtu, kur iu afrova dilte dritë nga ai, e kështu ia mora shpirtin.
Allahu tha: a e din ty se kush ka qenë ai dijetar që ia ke marë shpirtin?
thash: jo, tha :ai ka qenë fëmija i cili të ka bërë të qash kur ia more shpirtin nënës së tijë në shkretirë, pastaj Un u kujdesa për këtë fëmijë derisa u rrit dhe e mbaroi jetën e tijë..

0 comments:

Post a Comment