07 November 2012

Një algjerian i jep lamtumirën e fundit të shoqes, pasi e kishte mbajtur në krahë për pesë vite


Selim Rahroh, është një algjerian i cili ka mbajtur mbi supe shumë halle, e bashkë me to, ka qenë dhe trupi i paralizuar i të shoqes. Ai i qëndroi pranë dhe u përkujdes për të për pesë vite, derisa ajo u nda nga jeta pas një përkeqësimi të rëndë të shëndetit. Ditët e fundit, ajo ishte paralizuar krejtësisht, duke mos pasur mundësi as të qëndrojë ulur, të flejë dhe të ushqehet.
Dyzet vjeçari algjerian është martuar në vitin 1996 dhe filloi një jetë të lumtur bashkëshortore me të shoqen e tij vendase. E shoqja u bëri përshtypje të gjithëve për gjallërinë, butësinë dhe dashamirësinë me të gjitha gratë e lagjes. Ajo u përkujdes që në fillim për dy prindërit e të shoqit, të cilët e deshën si bijën e tyre.  Gëzimi i familjes u shtua kur çiftit u lindi një djalë, të cilin e quajtën Sufjan.
Kur iu sëmur e shoqja, Selim nuk la spital dhe klinikë pa e çuar ta vizitojë, duke shitur të gjitha pronat që kishte. E shoqja e tij ishte paralizuar pas një sëmundje tepër të rrallë, duke zënë shtratin për pesë vite rresht. I shoqi i qëndroi pranë këto vite me përkushtim të rrallë, duke e mbajtur në krahë, përgatitur ushqimin dhe ushqyer. /ardhmeriaonline/

0 comments:

Post a Comment