31 January 2012

Faqet e internetit kundër Islamit ndiqen nga afër prej njësive të sigurisë

Lartësimi i racizmit në Evropë ka përshkallëzuar armiqësinë kundër Islamit dhe sulmet kundër myslimanëve.
Pas sulmit në Norvegji, një çetë raciste që u zbulua në Gjermani, nxori edhe një herë në dritë, mangësinë në marrjen e masave përkundrejt organizatave terroriste prej forcave të sigurisë.
Gjermania pas ngjarjeve të fundit filloi të marrë në vëzhgim të afërt ata që shfaqin armiqësi kundër Islamit nëpër faqet e internetit.
Edhe sulmi i përgjakshëm në Norvegji, e tërhoqi vëmendjen drejt uebsajteve që bëjnë propagandë armiqësore kundër Islamit.
Është zbuluar se Breivik, autori i sulmeve në Oslo është ushqyer nga faqet e internetit kundër Islamit.
Por një e vërtetë e hidhur është se faqet e internetit në fjalë nuk janë ndjekur prej njësive të sigurisë.
Organizata për Mbrojtjen e Kushtetutës e cila është përgjegjëse për shërbimin informativ të brendshëm në Gjermani i ka marrë në një vëzhgim më të afërt faqet e internetit të cilat nxisin armiqësinë kundër Islamit.
Në deklaratën e bërë prej Organizatës së Mbrojtjes së Kushtetutës Federale thuhej se pas sulmeve, faqet e internetit të cilat përpiqen të përhapin pikëpamjet raciste kanë filluar të ndiqen edhe më nga afër.
Si përfundim i hetimeve të bëra në internet, është hapur proces gjyqësor për një ish autoritet të Landit të Bavierës nga Partia e Bashkimit Kristian-Demokrat e cila aktualisht është në pushtet.
(TRT)

0 comments:

Post a Comment