31 January 2012

Rrënohet çdo monument islam në qytetet palestineze të pushtuara

Monumentet arkeologjike islame të qyteteve Tiberia dhe Bisan, brenda tokave të pushtuara të 1948, përjetojnë një fushatë shkatërrimi të plotë nga ana e autoriteteve izraelite, por edhe të ekstremistëve çifutë.
Tiberia është qyteti i parë palestinez i cili ra në duart e sionistëve në prill të 1948. Varrezat myslimane të qytetit kanë rënë pre e arrogancës së autoriteteve të ministrisë së transportit, të cilat duke prishur këtë varrezë, synojnë zgjerimin e varrezave hebraike. Pjesa e mbetur e varrezave myslimane, ka rënë pre e ndërtimit të një rruge.
Ajo që ndodh me varrezën myslimane në Tiberia, ndodh dhe me varrezat e qyteteve të tjera si varreza e pavarësisë në qytetin Haifa, varreza Abdunebi në Jafa, varreza Memen Allah në Kudsin e pushtuar (Jeruzalem) e shumë të tjera. Mbi varrezat myslimane ndërtohen rrugë, hotele dhe institucione të tjera.
Sipas Fondacionit Aksa, për ruajtjen e trashëgimisë islame, një numër varresh palestineze në Tiberia ranë pre e fadromave izraelite, me pretekstin se aty do të ndërtohej një parking dhe disa tualete. Kurse xhamia Bahr, e cila ndodhet në qytetin e vjetër në Kuds, është shndërruar në një muze nga autoritetet izraelite, të cilit më pas iu vu flaka dhe tani është mbushur plot mbeturina. E njëjta gjë ka ndodhur me xhaminë Umeri e ndërtuar nga osmanlinjtë, e cila është shndërruar në një vend ku hidhen mbeturinat.
Haxhi Muhamed Serhan, 86 vjeç, deklaron për Alxhazira se është dëbuar nga qyteti Bisan dhe tani jeton në një fshat. Ai thotë se herë pas here shkon të vizitojë varrezat myslimane në qytet, të cilat janë shpërfytyruar nga sulmet e ekstremistëve hebrenj, të nxitur nga autoritetet izraelite. Ai tregon se një herë në muaj, e viziton varrezën myslimane, për tu kënduar një Fatiha të vdekurve dhe nënës së tij.
I moshuari rrëfen se pre e sulmeve të ekstremistëve çifutë ka rënë dhe varreza e krishterë e qytetit, e cila ndodhet përbri asaj myslimane. Ai thotë se varreza e krishterë ka qenë shumë e madhe dhe se kushedi sa herë ka marrë pjesë në funeralet e të njohurve të krishterë.
Në raportin e tij më të fundit, Fondacioni Aksa për ruajtjen e trashëgimisë, tregon se vitin e kaluar numri, janë shënuar mbi shtatëdhjetë sulme ndaj objekteve të shenjta islame. Janë shembur tre xhami, janë djegur shtatë të tjera, janë prishur me dhjetëra varre me fadroma etj... Këtu nuk bëjnë pjesë sulmet e njëpasnjëshme ndaj xhamisë Aksa. /ardhmeriaonline/

0 comments:

Post a Comment