31 January 2012

Maqedonas i vën flakën kishës ndërsa myslimanët u përpoqën ta ndalin zjarrin

Kryetari i Strugës Ramiz Merko në linjë telefonike për Alsat deklaroi se dëshmitar okular kanë vërejtur se zjarri është vënë nga besimtar të konfesionit ortodoks derisa ata mysliman kanë dalur dhe kanë ndihmuar në shuarjen e zjarrit. Ai ka apeluar që të ulen tensionet, dhe u shpreh se e rëndësishme është që zjarri është lokalizuar.
Të njëjtën gjë kanë pohuar edhe disa banor të Llabunishtës të cilët janë paraqitur në Alsat dhe kanë bërë me dije se zjarrin kishës ia kanë vënë dy persona  të konfesionit ortodoks, identiteti i tyre dihet dhe se policia është në kërkim të tyre.
Në linjën telefonike për Alsat kryetari i Strugës Ramiz Merko tha se bashkëjetesa në Strugë ka qenë në nivel të shkëlqyer dhe se sipas tij të gjitha këto incidente janë imponuar nga një komunë tjetër duke aluduar në komuën e Vevçanit. Incidentit në fjalë i paraprinë ndodhitë e fundit në rajonin e Strugës, posaçërisht pas karnavalit të Vevçanit ku u fyen myslimanët. Informata më të hollësishme në edicionet e nesërme.  /Alsat-M/

0 comments:

Post a Comment