14 February 2012

De-islamizimi i gjeneratave: Ndikimi i arsimimit indoktrinues mbi rininë muslimane – Rasti i Kosovës

Autor: Fatlum Sadiku
Hyrje
Ky punim socio-analitik, mëton të prekë njërin kontekst të dimensionit social të Islamit në Kosovë, konkretisht segmentin e arsimimit kolektiv të të rinjëve, mbi themele, shtylla, e principe de-islamizuese e anti-islame, në 50 vjeçarin e fundit, nën regjimin, hegjemoninë dhe kontrollin jugosllav, por në frymën kulturore dhe kurrikulimin shkollar nacional-komunist, të importuar nga Shqipëria komuniste. Një punimi për një periudhë aq të gjatë kohore, natyrisht se nuk mund t’i vihet kapak me pak fletë, por gjithsesi jam munduar të jem sa më përmbledhës në përpjekjen time. Punimi nisë me prekjen e faktorëve të jashtëm, që ndikuan në degjenerimin e situatës deri në atë pikë, ku shqiptarët e Kosovës mbetën vetëm, nën darët e socializmit/komunizmit jugosllav e enverist, jashtë çdo kontakti me botën islame. Do të përmendën kalimthi ndikimet dhe implikimet e nacionalizmit literal shqiptar, të krijuar nga albanologët e huaj, nga shtetet si Austro-Hungaria e Italia, dhe nga të ashtuquajturit “Rilindasë kombëtarë”, respektivisht finesat e ketyre ndikimeve në procesin de-islamizues. Do të përmendet edhe ndikimi që pati procesi latinizues i alfabetit tek shqiptarët e Kosovës. Më pas elabrohet periudha post viteve '50, dhe implikimet e shkollares në inventimin e bindjeve, formësimin dhe kalibrimin de-islamizues të rinisë. Do të trajtohetedhe periudha e të së kaluarës moderne të Kosovës, respektivisht ajo e konstelacioneve mbi të cilat kaloi arsimimi i shqiptarëve të Kosovës, nisur që nga fundvitet 60. Këtu theks të veçantë i vëhet krjimit të Universitetit të Prishtinës më 1970, respektivisht rolit, ndikimit, dhe metodave të këtij Universiteti, në mbjelljen e klimës indoktrinuese, dhe de-islamizuese në vend, permes kuadrove komuniste e nacionaliste, dhe kurrikulimit mësimor të po të njejtës natyrë. Do të përmendet edhe dukuria pasuese që doli nga arsimimi komunist e nacionalist: de-islamizimi masiv i emrave të shqiptarëve, respektivisht dukuria e vënies së emrave të huaj dhe shqiptarë në vend të atyre muslimanë. Do të bëhet fjalë edhe për lidhjen paradoksale, që rryma dominuese e sotshme në arsimin shoqëror kosovarë: katolikocentrizmi ka me ligjërimet socialiste/komuniste që pretendohen të jenë të tejkaluara nga kurrikulumi. Do elaborohet kurba e kalimit nga ligjërimi nacional-komunist, në atë nacional-katolicist, permes glorifikimit të figurave të krishtera, nga historigrafia, përkatësisht injorimi dhe përulja që u bëhet figurave islame, respektivisht do të theksohen aspektet konkrete të ofendimeve direkte të identitetit islam, Islamit si Fe e Civilizim si dhe muslimanëve. Natyrisht në fund, tek Përmbledhja, mëtohet ofrimi i alternativave, dhe metodave për dalje nga situata dëshpruese permes rolit proaktiv dhe angazhimit të vetë rinisë. Përgjegjësitë mbi punimin janë ekskluzivisht të mijat. Teksti i plotë...

0 comments:

Post a Comment