16 February 2012

NXEHEN PËRSËRI UJËRAT NË NGUSHTICËN E ORMUZIT


Në Ngushticën e Ormuzit ujërat po nxehen përsëri.
Aeroplanmbajtësja amerikane USS Lincoln, është marrë nën vëzhgimin të afërt të varkave sulmuese të Iranit.
Pentagoni ka hedhur pretendimin se Irani për të mbyllur Ngushticën e Ormuzit ka përgatitur motobarka sulmuese të ngarkuara me bomba.
Aeroplanmbajtësja amerikane, Lincoln, gjatë kalimit nga Ngushtica e Ormuzit është shoqëruar prej anijeve luftarake amerikane.
Gjatë kalimit, motobarkat iraniane me raketa, si dhe një avion i telekomanduar së bashku me një helikopter e ndoqën nga afër aeroplanmbajtësen që iu afrua brigjeve iraniane.
Detyra e Lincolnit pas Gjirit Persik, u bë e ditur se është ndihma në operacionet e NATO-s në Afganistan dhe më pas aeroplanmbajtësja do të kthehet në Gjirin Persik.
Autoritetet amerikane gjithashtu kanë hedhur pretendimin se Irani ka përgatitur edhe motobarka për sulme vetë-asgjësuese.
Komandanti i forcave detare amerikane në rajon, Admirali Mark Fox, njoftoi se ata janë duke u përgatitur kundër një mundësie të mbylljes së Ngushticës së Ormuzit prej Iranit si dhe tha se ata kanë marrë masa duke e rritur numrin e nëndetëseve në 10, duke depozituar mina dhe duke rritur edhe numrin e anijeve sulmuese.
Irani më parë kishte bërë kërcënimin se në rast se interesat vitale do të rrezikoheshin, atëherë ata do të mbyllnin Ngushticën e Ormuzit.
Kurse Bashkimi Evropian ka vendosur që t'i aplikojë embargo Iranit në mënyrë graduale.
Ndërkohë, Shefi i Shtabit të Rusisë, Nikolai Makarov ka hedhur pretendimin se armiqtë e Iranit do të vendosin brenda disa muajve se çfarë do të bëjnë kundër këtij vendi.
Makarov tha se drejt muajve të verës pritet një aksion kundër Iranit, por lidhur me frazën "armiqtë e Iranit" ai nuk dha detaje. /trtshqip/

0 comments:

Post a Comment