25 April 2010

Dënohet për shkak të vozitjes me ferexhe

Policia franceze e trafikut ka gjobitur një grua, e cila po ngiste automobilin me ferexhenë në fytyrë, pasi që, siç theksuan, nuk kishte shikim të qartë, deklaroi sot avokati i saj që paralajmëroi ankesë në këtë dënim.
Klientja e tij është dënuar me 22 euro në fillim të prillit në Nantes, në perëndim të Francës. Gjoba është shqiptuar në bazë të rregullave, sipas të cilave ngasësit duhet të kenë “liri të lëvizjes dhe shikim të pakufizuar”.
Avokati Jean-Michel Pollono tha për radion France-info se do të ankohet në këtë dënim dhe theksoi se ferexheja kufizon shikim aq sa edhe helmeta e motoçiklistëve.
Franca në maj do të sjellë një projekt-ligj, i cili do t’i ndalonte grave myslimaneve bartjen e ferexheve në vendet publike, të cilat mbulojnë gjithë fytyrën.
Federata kombëtare e myslimanëve të Francës ka vlerësuar se një zakon i tillë do të rrezikonte liritë personave, ndërsa këshilltarët ligjorë kanë deklaruar se një ligj i tillë mund të hidhet poshtë para gjykatave franceze e evropiane

0 comments:

Post a Comment