Kosova është vendi i parë në rajon me të sëmurë nga kanceri. Numri i tyre është trefishuar. Rrezet radioaktive kanë gjetur rrugë alternative për të hyrë në shtëpitë e kosovarëve. Mallrat që importohen përmbajnë nivel të lartë të radioaktivitetit. Së fundi janë zbuluar të rrezikshme edhe rrjetet e llambave me gaz. Të gjithë kërkojnë reagimin e institucioneve.
Rrezet radioaktive kanë gjetur rrugë alternative për të depërtuar edhe në shtëpitë e kosovarëve. Ato nuk fshihen vetëm në objektet e bombarduara gjatë luftës. Radioaktiviteti kancerogjen buron edhe nga fitilat e llambave, ushqimi dhe nga materiale të tjera. Në Kosovë kontrollohet vetëm një pjesë e mallrave që hyn, mirëpo shpeshherë materialet tjera radioaktive depërtojnë në tregun kosovar.
Instituti i Mjekësisë së Punës në Obiliq tani ka konstatuar se rrjetat e llambave me gaz (propan-butan) përmbajnë rreze të larta të radioaktivitetit. Sipas ekspertëve të këtij Instituti, rrezet janë 46 herë mbi normën e lejuar ose 42 herë më të larta sesa pllakat e famshme të sheshit “Nëna Tereze” në Prishtinë.
Shyqyri Dumani, radioekolog në këtë Institut, thotë se në tregun e Kosovës kanë hyrë nga paslufta një numër i madh i rrjetave të llambave me gaz.
“Këto rrjeta rrisin ndriçueshmërinë gjatë natës të llambave me gazë dhe është konstatuar se këto rrjeta rrezatojnë radioaktivitet dhe përmbajnë një element që quhet “Thorium-232”, shton Dumani për Express.
Sipas tij, një numër i këtyre rrjetave gjenden nëpër shumë shtëpi dhe paraqesin rrezik për shëndetin e qytetarëve të Kosovës. Ai së bashku me ekspertë të tjerë kanë vizituar shumë tregje dhe kanë bërë matjen e radioaktivitetit të këtyre rrjetave.
Dumani propozon që qytetarët e Kosovës të largojnë rrjetat nga llambat dhe t’i vendosin në një kavanoz të qelqit dhe ato t’i lënë në një vend ku nuk ka kontakt me njerëz. Rrezatimi i rrjetave bëhet deri në 50 centimetra ose gjysmë metri distancë.
“Por, assesi mos t’i hedhin në bërllok ose vende tjera”, shton ai.
Dumani tregon se një raport i detajuar për rrezikshmërinë e këtyre rrjetave dhe disa materialeve tjera që importohen në Kosovë, ia ka dërguar edhe disa ministrive. Por, sipas tij, deri më sot nuk është ndërmarrë asgjë për largimin e këtyre rrjetave radioaktive nga tregu i Kosovës, e aq më pak nga shtëpitë e kosovarëve.
Por, sipas onkologëve, edhe ushqimi i bimëve, i shtazëve, apo materialet ndërtimore, mund të përmbajnë rreze radioaktive, të cilat janë të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve.
Çaush Kabashi, kryetar i Agjencionit të Veterinës dhe Ushqimit, thotë për Express se mallrat që hynë në Kosovë u nënshtrohet testeve të ndryshme për të matur nivelin e radioaktivitetit. Ai thotë se inspektorati ka një listë me materiale, që konsiderohen si të rrezikshme e të cilat edhe nuk ndalohen të hyjnë në territorin e Kosovës.
“Mallrat që hynë në Kosovë kontrollohen për përmbajtje radioaktive. Nuk kontrollohen të gjitha, por vetëm ato për të cilat dyshohet. Ne e kemi një listë, edhe në bazë të dyshimeve, edhe bëjmë kontrollimin”, shton Kabashi.
Sidoqoftë, materialet radioaktive kanë shtuar frikën dhe rrezikun për kancer. Sipas Xhavit Bicajt, onkolog, në Kosovë numri i të sëmuarve me kancer është trefishuar, nëse krahasohet me periudhën e viteve të 90-ta.
Bicaj tregon se shumica e produkteve të bimëve dhe shtazëve, por natyrisht edhe metale të tjera, mund të përmbajnë radioaktivitet, rreze këto që janë shkaktari kryesor për shfaqjen e sëmundjes së kancerit.
“Të gjitha materiet radioaktive janë kancerogjene. Nuk shkaktojnë aty për aty, mirëpo në periudhën afatgjate ndihen efektet”, thekson Bicaj.
Kosova prin në rajon për nga numri i të sëmuarve me kancer. Rreth pesë mijë kosovarë vdesin në vit nga kjo sëmundje. Këto janë shifra që dalin nga Shoqata e Onkologëve të Kosovës. Deri më sot, Ministria e Shëndetësisë jo që s’ka politikë, por as të dhëna për kancerin, ndonëse mbledhja e statistikave është e obliguar me ligj.
Kanceri në botë
Sipas OBSH-së, pas kancerit të mushkërive, më i përhapuri është kanceri i gjirit, me më shumë se një milion raste që paraqiten në vit. Më pas vjen kanceri i stomakut, me 870 mijë raste, i mëlçisë me 560 mijë, i qafës së mitrës 470 mijë raste, i fytit me 410 mijë raste, i kokës dhe qafës 390 mijë raste, i fshikëzës 330 mijë, leukemia me 250 mijë, prostata dhe teptisët me 250 mijë, kanceri pankreatik me 216 mijë, i vezorëve me 190 mijë, i veshkave 190 mijë, i sistemit nervor, 175 mijë, melanoma 133 mijë, gjëndrat tiroide 123 mijë, faringu 65 mijë etj.
Faktorët
Ndotja kimike e ambientit (tymtarët e TEC Kosova A, të Sharrit, ndotja nga makinat pa kondensatorë, djegia e lëndëve plastike, pesticidet etj. Kontaminimi me burime radioaktive, rrezatimet kozmike, rrezatimet nga burimet eventuale nga bombat e luftës, rrezatimi nga aparatet mjekësore në diagnostiko, rrezatimi eventual nga ushqimi i importuar. Rrezet e diellit, spektri i valëve ultravjollcë e të tjera.
Rajoni
3500 persona preken çdo vit në Shqipëri nga sëmundjet kanceroze.
16.6 për qind e vdekjeve në Shqipëri shkaktohen nga kanceri
Në Serbi, gjatë një viti nga kanceri vdesin 20 mijë njerëz.
Në Maqedoni 3524 persona vdesin nga kanceri në vit.

0 comments:
Post a Comment