17 April 2010

Komuna e Kopenhagës lejon ndërtimin e xhamisë së parë me minare

artikuj
Këshilli komunal i Kopenhagës ka aprovuar kërkesën e muslimanëve të këtij qyteti për ndërtimin e xhamisë së parë. Mësohet se xhamia do të ndërtohet me minare.
Mehdi Khademi në një intervistë për IRNA tha se komuna e Kopenhagut pas 40 vjetëve të kërkesës së muslimanëve, dje dha lejen për ndërtimin e parë të xhamisë me minare në këtë qytet.
Ai shtoi se muslimanët e Danimarkës e kanë pritur më gëzim lajmin për ndërtimin e kësaj xhamie. U bë e ditur se 32 anëtarë të këshillit komunal kanë votuar pro, 2 kundër dhe 5 kanë abstenuar.

0 comments:

Post a Comment