21 April 2010

Francë: Ndalohet bartja e ferexhesë islamike

 











Qeveria e Francës po e përgatit ligjin për ndaljen e përdorimit të ferexhesë islamike në hapësirat publike.
Një zëdhënës i presidentit francez, Nikolas Sarkozi, tha sot se propozimi do të paraqitet para ministrave në muajin maj. Ai thotë se “bartja e ferexhesë së plotë është shenjë e mbylljes së komunitetit në vetvete dhe refuzim i vlerave tona”.
Megjithatë, muajin e kaluar, Këshilli Shtetëror, që është autoriteti më i lartë administrativ francez, i ka tërhequr vërejtjen presidentit Sarkozi, kundër ndalesës për ferexhe, duke sugjeruar urdhër që gratë ta zbulojnë fytyrën e tyre për kontroll të identitetit dhe për çështje të punëve shtetërore.
Raportohet se janë afro 2 mijë femra myslimane franceze, që aktualisht e mbylojnë fytyrën e tyre.

0 comments:

Post a Comment