13 August 2012

Bashkëshortja e Erdogan shpërthen në të qara mes myslimanëve në Burma

E shoqja e kryeministrit turk, Emine Erdogan, nuk i ndali lotët për asnjë çast gjatë vizitës së saj në Burma, ku u takua me myslimanët e persekutuar atje.
Në një video të publikuar në internet, ajo shfaqet e shoqëruar nga delegacioni turk me në krye ministrin e jashtëm Dautoglu, duke u takuar me pakicën myslimane në Burma, pakicë e cila u kthye në shënjestër të akteve të dhunës nga ana e budistëve.
Gjatë rrugës, delegacioni turk ka regjistruara taborrë të gjatë njerëzish të uritur të cilët ngrinin larg duart, duke shpresuar qoftë dhe një kafshatë bukë për të shuar urinë.
Për shkak të presioneve mediatike, autoritetet në Mianmar lejuan më në fund që organizatat humanitare islame të hyjnë në territoret përkatëse dhe të shpërndajnë ndihma për të shpërngulurit. Diçka e tillë u mundësua pas takimit të kreut të Organizatës Islame për Bashkëpunim dhe presidentit të Mianmar.
Kurse kryeministri turk, Rexhep Erdogan, gjatë një iftari të organizuar me përfaqësues partish të cilët i përkasin krahut të Erbakanit, u shpreh kundër të gjithë atyre që e kishin kritikuar për ndërhyrjet e vendit të tij në zona me konflikt. Ndër të tjera, Erdogan tha:”Na thonë të mos interesohemi për Damaskun por Çamendeli, mos shkoni në Arakan por në Hakari, mos u interesoni për Gazzën dhe Bosnjen, por për Dijar Bekr. Ne, falë Zotit, jemi një lëvizje që i kemi kushtuar vëmendje të gjitha krahinave turke në mënyrë të paprecedent. Ne do i kushtojmë vëmendje dhe do të interesohemi njëkohësisht për qytetet e tyre dhe qytetet tona njësoj. Ne jemi një popull që e dimë se siguria e Çamendeli fillon tek siguria në Damask. Ne jemi një lëvizje që e kuptojmë mirë se siguria në Hakari është ekuivalente me sigurinë në Arakan, se mirëqenia në Gazza dhe Bosnje takohet me mirëqenien në Dijar Bekr.” /ardhmeriaonline/

0 comments:

Post a Comment