17 August 2012

Sixhadeja që kthehet në drejtim të Mekës


Dizajneri Soner Ozenc, i cili jeton në Londër, ka dizajnuar një sixhade, e cila vetë kthehet në drejtim të xhamisë së shenjtë në Meke. "Sexhadja është shumë praktike, lehtë mbështillet, tashmë kam marrë disa oferta", tha Ozenc dhe shtoi:
"Në përpjekje që të dizajnoj një sexhade e cila do të jetë gërshetim i tradicionales dhe modernes, vendosa për versionin ndriçues. Muslimanët gjatë kryerjes së namazit kthehen në drejtim të xhamisë së shenjtë në Mekë, prandaj mendova se do të ishte mirë nëse unë, në njëfarë forme, arrij të dizajnoj dhe të përcaktoj drejtimin e Kiblës. Me anë të busullës digjitale të vendosur në pëlhurë, e cila me ndihmën e dritës (fosforit), me rritje apo zvogëlim, i përshtatet drejtimit të Kiblës". Ozenc thotë se kjo sexhade punon me energji elektrike ose me bateri, ndërsa për vizatimet mbi sexhade ka përdorur motivin e Xhamisë Sulltan Ahmet në Stamboll dhe simbolet e parajsës dhe ferrit. Ai theksoi se kjo sexhade, pas kryerjes së namazit, mund të varet në mur të ndriçoj si dekorim.  

0 comments:

Post a Comment