15 August 2012

Zbardhni dhëmbët me rrugë natyrale


Veprimet e zbardhjes së dhëmbëve janë të rrezikshme dhe të shtrenjta, prandaj është më së miri, që të kthehemi tek kuzhina jonë dhe të bëjmë përzierjet ose ujrat në bazë natyrore.


Te zbardhja e dhëmbëve keni kujdes, sepse thartinat mund ta dëmtojnë zmaltin e dhëmbëve.


Limuni dhe soda bikarbonat

Soda e bikarbonatit prej më heret është e njohur si zbardhës i dhëmbëve por nëse i shtoni edhe pak limon, efekti do të jetë akoma më i mirë. Në një enë vendosni 1/4 të filxhanit sodë bikarbonat dhe shtoni lëngun e gjysmës së limonit. Përzierjen vendosni mbi dhëmbë dhe lëreni që të veprojë tre minuta e mëpastaj lani me pastë për dhëmbë. Veprimin përsëritni një herë në javë.


Uthulla e mollës

Uthulla në të njëjtën kohë largon edhe njollat nga dhëmbët dhe asgjëson bakteriet në zgavrën e gojës. Në një shishe me ujë shtoni një lugë uthull dhe me të shpërlani gojën, e mëpastaj dhëmbët i lani mirë me pastë për dhëmbë. Veprimin mund ta përsëritni për çdo ditë.


Korja e portokallit ose limonit

Thartina nga citrusi do tu jap dhëmbëve tuaja pamje më të mirë. Me anën e brendshme të kores fërkoni dhëmbët e mëpastaj shpërlani me pastë për dhëmbë. Veprimin mund ta përsëritni disa herë në ditë.



0 comments:

Post a Comment